Banorët e veriut të Shqipërisë blejnë ushqime vetëm në Kosovë

15 Shtator 2019, 12:41Rajoni TEMA

Megjithëse, Gjevat Koka nga fshati Letaj i Bashkisë së Hasit e ka 10 km afër Gjakovën, materialin ndërtimor për shtëpinë detyrohet ta marrë në Tiranë që është 180 km më larg.

Krejt kjo shkak i taksës doganore që duhet paguar për marrjen e materialit ndërtimor, këndej kufirit.

Edhe pse një popullsi e madhe, por e shpërndarë në pjesë të ndryshme të viseve malore, ka bërë që bizneset e vetme të jenë dyqanet ushqimore.

Banorët kërkojnë nga qeveria që të gjendet një formë që kjo taksë të largohet të paktën për banorët e rrethinës.

“Buzë vijës kufitare me Kosovës, Shqipëria ka tri bashki që janë pjesë e Qarkut të Kukësit, është Bashkia e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, që gjithsej kanë rreth 110 mijë banor me mbi 100 fshatra.

Të gjitha këto zona janë qindra kilometra larg nga zonat e zhvilluara të Shqipërisë, mirëpo janë pak kilometra nga Qyteti i Prizrenit dhe Gjakovës që janë në anën tjetër të kufirit në pjesën e Kosovës”.

4 komente në “Banorët e veriut të Shqipërisë blejnë ushqime vetëm në Kosovë”

  1. Detari says:

    nje shanc i mire per zonen te hapin nje biznes per material ndertimor, cfar faji ka shteti ketu?

  2. pjeter says:

    Kjo eshte politike serbe e paster,nuk ka me idiote se ne shqiptaret,i sherbejme serbit ne menyre te perkryer,che madje gratis.Spekullojme me njeri tjetrin,qe me kalimin e kohes ndahemi gjithnje e me shume.Nuk e di,e kemi nga injoranca,qe nuk dime si te veprojme me nisma mbarekombetare konkrete,apo jemi te babezitur ,dhe te korruptuar deri ne palce,dhe nuk arrijme te shofim me larg se hunda jone.

  3. 17nentori says:

    Shpejt e shpejt e ka nevoje i gjithe kombi, te ndertohet nje vije doganore pa asnje takse ndermjet Shqiperise, Kosoves dhe shqiptareve te Maqedonise. Treg i lire me zero pengesa per te gjithe.
    Po te multi-lateralizohet me Maqedonine apo me pas edhe me Malin e Zi apo edhe Bosnjen nese duan….ku ta gjesh dhe vret edhe me nje gur… edhe dy zogj.
    Shpejt e shpejt dhe lereni Serbine te zhgarravitet me kapitujt e europes.

  4. Doda says:

    Ka faj shteti se banoret aty pagajne taksen ne dogane o profesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje