Ramush Haradinaj u është përgjigjur zyrtarëve të PDK-së, të cilët po e quajnë “dezertor” pas dorëheqjes nga Qeveria e Kosovës, ku për dy vite mbajti pozitën e kryeministrit.
Haradinaj ka thënë se njerëzit e PDK-së e quanin kështu edhe nga hoteli “Rogner” në Tiranë gjatë kohës së luftës. Ai ka thënë se përderisa ai luftonte kundër serbëve, zyrtarët e PDK-së e akuzonin nga Tirana.
“Këta kolegët e PDK-së, këta më quanin dezerter edhe prej Rognerit. Prej atëherë më quanin dezerter, a unë t’u luftu”, ka thënë Haradinaj.
“Unë s’po them që është dezertor, se lufta është e vështirë. Dikush qëndron e dikush s’mun qëndron. Unë s’e kam pas armikun asnjëherë më larg se 300 metra. Këta më akuzojshin: s’po ngon e s’po merr vesh… e kështu”, ka thënë Haradinaj në emisionin n’Konak.
Haradinaj, tutje ka treguar se pse ka hyrë në politikë, pas lufte ku shërbeu si gjeneral.
“Kam pasë bindje politike edhe përpara. Bindja për liri dhe për të drejtë të vendit tonë. Mospajtimet mes brezave tonë, janë gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë kohës së Titos.
Kur i kam pa proceset e reja pas lufte. Polarizimet e atëhershme. Mendova që është me rëndësi që me u kyçë edhe në atë pjesë të re”, ka thënë Haradinaj.
Po ik o lapanjoz, kujton se ben budallenj nje institucion nderkombetar qe akuzohesh per organe njerezish, njesoj si te gjymtosh nje njeri te gjalle per gjith jeten. Ta dhane sinjalin, ik mos u ndjej, dil menjane dhe thuaj jam semure, ndryshe atje ku serbi serbeve beri atak zemre do perfundosh. Nuk je ti per politike, aq sa gomari ne dasem qe eshte per te mbushe uje.
Se pari eshte turp per Haradinajn te shkoi ne ASI emisioni si ky “n’konak”, gazetari qe kinsedrejton kete emision eshte nje kafshe qe nuk meriton as tu jepet taxhia e lere ma te drejtoi nje emision ne TV, eshte ulje per Ramushin dhe nenqmim ti pergjiegjet pyetjeve banale te tij, pastaj quditem me pronaret e tv-s a e shikojne kete emision dhe a u vie turp per nivelin,nje gje e kam te qarte,ne Europe edhe pse shume prej tyre nuk e kuptojne gjuhen shqipe por dallojne analfabetin nga do qe vjen ai po quditen me neve shqiptareve se si nuk paska nje djale apo vajze te beje qofte edhe nje emision te vetem siq i ka hije por secili le i ndyre se tjetri,shif “n’konak” ,Odéon o zot e ca te tjere turpi i kohes dhe kombit,gjynah per Ramushin.
Kam shkruar per ket te akuzuarin, nuk i publikoni se jeni ne mentalitet te gjithe njesoj, ku paguheni si mercenare dhe jo si tregues te fjales lire.
Avash se ca thot ajo mendja jote perverze nuk mund ta shfaqin ne portal se tekefundja dhe femijet lexojn