Nga Mimoza Dervishi
Në fillim të sezonit të ri politik (mediatik), është i pashmangshëm reflektimi për sezonin e shkuar, qoftë dhe për të kuptuar ku jemi dhe si erdhëm deri këtu. Kush ishin fituesit dhe humbësit, kush ishin viktimat dhe viktimizuesi? Sezoni politik që shkoi, u shënjua nga një krizë e gjatë, e sajuar nga opozita, e cila e pa veten të pafuqishme për të ardhur shpejt në pushtet. e si rrjedhojë tentoi të nxirrte nga shinat sistemin demokratik, akoma të brishte në një Shqipëri tranzicioni qysh prej vitit1991. Nuk ja doli. Edhe pse me një palë zgjedhje jo të zakonshme, procesi demokratik mbijetoi dhe humbi precedenti i rrëzimit të pushtetit nga rruga. Nuk ka viktima nga politikanët e të gjitha palëve. Ata sic e shihni, janë po aty, duke bërë po të njejtën gjë, duke mos marrë asnjë përgjegjësi, të asnjë lloji, nga asnjë krah.
Ka një viktimë reale: është ligjërimi publik i cili degradoi si kurrë më parë, nga salla e parlamentit në studiot televizive, faqe gazetash e portalesh. Viktimizuesit janë të të gjitha llojeve: politikanë, gazetarë, analistë, akademikë, artistë, intelektualë, njerëz me një zë publik, të cilët platformat që u janë besuar, i shpërdoruan në ekstrem, në kurriz të komunikimit standard, normal, civil.
Sa herë Co-kryetarja e LSI-së hap gojën, duket sikur Civilizimit, nga casti në cast po i vjen fundi. Shprehjet me kufoma që do tërhiqeshin zvarrë, të vdekur ose të gjallë, kartelat psikiatrike, fjalori i mbidozuar me lloje dhe zhargone droge, krijuan një ambjent tejet vulgar, që jo vetëm bëri pis komunikimin publik, por tërhoqi pas vetes kë mundi, në një garë skizofrenike se kush shthur gojën më shumë. A e beri banaliteti, argumentin më to forte? Absolutisht jo! As, edhe kur u kordinua me heqjen e cizmes!
Fjala, ajo e thënë, ose në këtë rast e bërtitur/lebetitur, u dëmtua rëndë. Eshtë e trishtueshme, që nuk gëzojmë dot faktin, që pas kaq e kaq vitesh kemi një kryetare partie femër, pa patur rëndësi se cila është ajo parti dhe c’përqasje ideologjike ka, nëse ka një të tillë. Thjesht fakti, që një parti politike shqiptare drejtohet nga një grua, duhet të ishte një lajm i mirë. Ashtu sikur për gruan në fjalë, duhet të ishte një përgjegjësi e madhe, jo vetëm ndaj vetes, por ndaj grave dhe shoqërisë shqiptare, (tejet maskuline dhe ende abusive me gratë). Ky është pikërisht një rast i humbur. Kryemadhi, është kryekeput, gruaja e gabuar. Por për tu kthyer tek degradimi i ligjërimit publik, të gjithë jemi dëshmitare që nuk nisi sezonin e kaluar. Sezonin e kaluar degradimi preku fundin, dhe ajo i vuri gjoksin, shthurjes së gojës, duke u shndërruar kështu në modelin më banal të mundshëm të gruas shqiptare në politikë.
Rastësisht apo jo, një grua tjetër në politikë të vjen në mendje. Noshta sepse gratë i kemi të pakta, ndoshta sepse prej tyre presim më shumë, ose, ose, sepse gratë në majat politike i kemi edhe më të pakta. Jozefina Topalli, vite më parë e drejtoi në mënyrë mllefosëse parlamentin e Shqipërisë. Urrejtja e saj patologjike ndaj të majtës shqiptare, nuk e lejoi të ngrihej dot në nivelin e karriges ku ishte ulur. Fakti që është një ish e persekutuar e regjimit komunist, nuk e justifikonte dot banalitetin e veshur me zhele dhe plumba ballit, por gjithësesi eshtë një arsye emocionale, që ish- kreytarja e Kuvendit nuk e mbante dot nën kontroll.
Kaq për gratë që patën mundësi të ndryshojnë klimën politike në Shqipëri e bashkë me të edhe ligjërimin publik. Nuk ja dolën dhe c’është më e keqja, i dhanë një dorë drejt greminës. Burrat pastaj, janë të panumurt, dhe arsyet, edhe më të panumërta. Babëzia për pushtet, vetëdija për pafuqinë për të ardhur në pushtet, skicofrenia për të ruajtur pasurinë e vjedhur me cdo cmim. frika nga drejtësia e re, jane vetëm disa.
Arsyet e banalitetit të Sali Berishës përshembull, nuk kanë lidhje me ato të Jozefina Topallit. Ai nuk ështe një ish- i përndjekur, por një ish- komunist. Nuk është një ish i persekutuar, por një ish i përkëdhelur i bllokut. Disa nga arsyet e tij, janë edhe ato gruas së LSI-së. Por ai ka dhe të vetat, si mplakja, frrikerat e testamentit politik që do lërë pas bashkangjitur me frikën që, s’ka moshë për burg. Njihet botërisht si shkon trajektorja e burrave të plakur të politikës. Bëhen më të pjekur, u dëgjohet fjala rrallë e për mall, u vihet veshi me kureshtje, u peshohet cdo gërmë, u merret mendja sa herë ka kriza, shërbejnë si negociatorë, stabilizues, qetësues të mendjeve dhe shpirtarve të trazuar, kthehen dalëndgadalë në baballarë kombesh.
Fatkeqësisht, shqiptarët edhe këtu janë pa fat. Sali Berisha sot mishëron të kundërtën e të gjithave sa u thanë më sipër. Mesaduket, noti dixhital, nuk është një sport i rekomandueshëm për moshat e thyera. Por përtej demit personal, demi publik që shkakton dikush, që ka një tufë ndjekësish nga pas, që ka një megafon në dorë dhe një dritare komunikimi me publikun, është disafish më i madh. A i ka dhënë banaliteti më shumë forcë argumentave të Sali Berishës. Përgjigja është sërisht jo. Fakti është, që ai nuk ka më argumenta.
Në këtë fazë të jetës, ka vetëm banalitet. Banalitet që ka marrë dhenë dhe fatkeqësisht media, kështjella e fjalës së shkruar dhe vizive, është nënshtruar pa kushte. Jo sepse transmeton apo boton cdo brockull pa filtra (kjo është temë tjetër), por sepse ka adaptuar gjuhën vulgare, që nuk ka asnjë lidhje me normat dhe rregullat bazike të komunikimit publik. Mediumet, sidomos ato publike, ashtu si politikanët, nuk perfaqësojne thjesht veten.
Pergjegjësia e informimit, argëtimit dhe edukimit, është e njejtë dhe e pandryshuar që kur u shpik gazetaria. Nuk gjen sot asnjë emision politik shqiptar, që të shkojë paqësisht deri në fund. Gjithë sezoni i shkuar u mbush me fyerje dhe sharje banale, që nuk i linin kohë njëra tjetrës, si një semundje ngjitëse, ku edhe burra me thinja, veshur nën kostume serioze, lëshonin gojën sikur të ishin në bordello. Befas i dhane të gjithë leje vetes të përdornin fjalë të pahijshme.
Sigurisht që poltikanet, analistet, gazetarët dhë gjithë njerëzit publikë, janë qenie njerëzore si gjithë vdekatarët, dhe ka raste që mund tu shpëtoje një fjalë e padenjë, e patolerueshme për ligjërimin publik. Kërkohet ndjesë dhe mundohesh të jesh i kujdesshëm herës tjetër. C’u bë me këtë rregull? Ku shkuan gjithë rregullat që shoqëria bashkarisht i ka vendosur dhe kolektivish i zbaton për të mos u kthyer në kopsht zoologjik. Ku shkoi përgjegjësia ndaj publikut e sidomos brezit që po rritet?
Dhe ashtu sic rendom ndodh, dorë për dorë me degradimin leksikor, erdhi edhe ai mendor. Komunikimi publik bëhet mes individesh dhe grupesh të caktuar, që shkëmbejnë ide dhe japin mesazhe për një audience të caktuar. Roli i medias është të percjellë cfarë thonë politikanët, edhe kur këta kanë humbur normat. Asgjë të keqe deri këtu. Por kurrësesi nuk i lejohet medias të imitoje dhe të bëjë egzaktësisht të njejtën gjë si politikanët, të shndërrohet në përcuese, nxitëse dhe në disa raste edhe iniciatore e ideve degraduese, keqdashëse dhe luftënxitëse. U vu re një ngazëllim absurd mediatik, kur lufta imagjinare po afronte. Shprehjet se do ketë gjak dhe të vrarë u bënë të përditshme dhe normale.
Politikanët nuk u vunë kurre para përgjegjësisë për fjalet që nxorrën nga goja, për pasojat e përhapjes së urrejtjes dhe klimës destabilizuese në vend, për friken dhe pasigurinë, për dëmin moral dhe material që po i shkaktonin vendit. Dhe jo vetëm kaq, por ishin analistë dhe drejtues emisionesh, të cilët e cuan më tej dëshirën për luftë të një grupi të vogël politikanësh prej 4 vetash. Fillimisht, harruan të tregojnë motivet e vërteta pse atyre u interesonte rremuja, harruan tu kujtojne të kaluaren e errët me votat dhe korrupsion galopant, harruan tu tregojnë njerëzve se arsyet e këtij grupimi janë thjesht personale dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me patriotizmin, atdhedashurinë apo mirëqenjen e shoqërise.
Faktet per të ilustruar këtë argument janë pafund, mu para syve të të gjithëve. Harresa ja la vendin ngazëllimit dhe ngazëllimi më pas ja la vendin nxitjes për luftë nga vetë analistët. Sikur kjo luftë do të ndodhte në një shtet pa lidhje, as gjeografike me Shqipërinë, apo në ndonjë planet të largët dhe shqiptarët do ishin thjesht spekatorët që do ta shijonin me teleskop. Ndjeshmëria dhe përgjegjësia e njerëzve publike arriti pikën zero.
Po, Shqipëria ka kalur në fakt ditë të zeza. Por, kurrë komunikimi nuk ka rënë kaq poshtë, as kur opozita gjakosej dhe i thyheshin dhëmbët shesheve, ditën për dielll, as kur gazetat digjeshin dhe gazetarët futeshin në burg, as kur votat vidheshin sheshit dhe pastaj edhe digjeshin lumenjve. Parlamenti ishte parlament, gazeta ishte gazetë, televizioni ishte televizion dhe qebabtorja, tjajtohej si qebabtore.
Shqiperia e vitit 2019 nuk është ajo e 1997-ës, ‘98-ës apo ajo e 21 Janarit to 2011-ës. Futja në shina e sistemit të drejtësisë, që duhet të kishte ndodhur 20 e kusur vjet më parë, i jep Asaj shpresë të futet në rradhën e vendeve me demokraci të konsoliduar. Për këtë arsye, Shqipëria ka shansin të futet në prag të ditëve të saj më të mira. Për të njejtën arsye, ligjërimi publik është në ditët e tij më të këqija. Jo si një paradoks, por si një cmim i ndryshimit.
Bravo Moza Ky është debati ku duhet të futet shoqëria shqiptare. Si ta bëjmë një punë më mirë për të mirën e përgjithshme dhe jo luftë për karrike dhe paratë e 4, 10 apo 20 vetave.
Analize brilante.Vazhdoni ju lutem te shkruani per keto tema.
Po meret neper kembe qytetaria dhe njerezilleku.Ka nje degradim dhe nje kakofoni te papare ne komunikim.
Zonja Moza.Te lumt mendja.Paske nje ineligjece te rralle.Analiza jote ne kete shkrim qe ke bere eshte brilante.Nuk kame se ç’te them me teper,por bravo dhe respekt.Sikur te ishin te gjithe deputetet apo ministra e kryeministra,personalisht si ju,Shqiperia do ishte perpara shume.Por fatkeqesisht ajo ka rene ne duaret e nje gruaj te shthurur si Monika qe hedh fall duke pare filxhanin e kafese dhe Basha qe shikon deri te hunda e tij.Pershendetje.
Te zune vendin Mero!! Mire ben ler dhe femrat te shprehen!!
Apo je semur mavri!!! Hajde Cia!!
tirana. ..cfare je ti qebaptore e lanes te viteve 1991- 1997 je akoma kjoske pa leje..akoma nuk reflektoni e skuptoni ku jeni zhytur nuk arsyetoni pak nga faktet jo nga fjalet u kane bere shpelarje te trurit .shpresoj te mendoheni thelle e te mendoni per paqen per jeten per bashkimin e njerezeve e te mesohemi te degjoni e shikoni me pak germadhat e politikes vjeter qe jane fotografia e getove rreth qyteteve
Degjoja dje Gojecorapen dhe fliste sikur ta shihte nga jashte politiken si gazetare.. Ata, (thoshte politikanet). Me vinte buzagazi sa here qe e thoshte.. Media e dale jashte kontrollit me intervista skandaloze dhe analiste njeanes midioker.. Si shushunja duke ndjekur propaganden e moderatorit.. Pa kerkuar ne intervista ministrat dhe zevendes ministrat per te dhene versjonin e qeverrise per ceshtje te dyshuara korruptive. Asnje ne panel nuk perfaqeson qeverrin dhe fut e bjer.. Vajti ceshtja “Babale” deri me Komisjonin Evropjan.. Nje cope fshatari behet buje me bizedime parlamentaresh ne Europe.. E pse?!?! Nga media.. Sa me afer I afrohemi pranimit te BE-se aq me te eger mediakisht behemi per vetveten dhe shoqerine.. Ke bere nje analize te shkelqyer.. Brravo..
Per pak sa nuk mendova se nuk kane ngelur zera ne Shqiperi, editorjal me te super-permbledhur nuk kam lexuar qe ne kohen e Meros kur Rama ishte ne opozite, Bravo zonje e nderuar….
PS
Perktjenjani Flamur Nokes, Xhelal Mziut e shum te tjereve nga stallat e PD&PS se per partine e fallxhores i tha te gjitha zonja dhe zdua t’ja heq bukurine??
Ky popull ka dal nga shinat dhe nuk ka drejtesi ta fus ne shina.
Edhe politikanet jane pasqyre e nje populli te degjeneruar qe u pelqen rrumpalla dhe perfitojne duke pare politikanet rrugace qe vjedhin ,dhe kenaqen ne therrimet qe u hedhin keta hajdute.
Kudo shikon nje rini te pa edukuar,nje popull qe zihet e grihet per te mbrojt hajdutin e vet….
Gjera te thena e te sterthena dhe ketu jane hequr shinat dhe nuk ka mundesi per tu fut ky popull turkoshak antiligj qe nxjer vetem salira e isisa,ne shina dhe rruge te drejte…..
Bravo! Bukur mire…
U kthye kjo ezmerkja e cfare tha aagje nuk tha. Ne nne vrime i bie. Lexo ezmerke moj lexo dhe shto mendimin dhe kolorit gjykimin me rrugezgjidhje.
Hameri! Nuk mund te çuditemi,se keshtu kafshe si ty ka plot.Keta i rendojne tokes se shkrete kot fare.
Teksa lexoj e rilexoj kete shkrim te shkelqyer per nga vlerat i drejtohem z.Rama qe krahas ndryshimeve te rrenjesishme ne kete vend paralel apo me pas duhet qe ne nje kohe rrufe te thithi te gjithe intelektualet e shperndare si qyqyet neper bote per tu ardhur ne ndihme demokracise e shtetit te se drejtes ,ku fatmiresisht ka kudo ne çdo cp te rruzullit tokesor larguar ndoshta jo per aresye ekonomike por per gjenjen e mjeruar e feudale qe katandisi sistemi bajraktar Berishist i shoqeruar nga nje tabor idotesh qe duke veshur kostume e kravate u gedhine baballare te keaj toke mjafton qe te ishin besnike te Sali Ram Berishes e nen jakat e xhaketave te mbartnin stemen e “PD” si ne nje kohe njerezit e gestapos!Katrahura qe u be me shperberjen e shtetit me shkermoqjen e pervehtesimin e te gjithe tokave ne fusha,bregdet duke u bere kjo lukuni uqerish tre here pronare te bregut te detit,te fushave e te maleve qe ndoshta nga ku kishin zbritur per te shperbere shqiperine!Faleminderit Mimoza nje pene e nje ze i munguar ,kesaj shoqerie qe ka kaq e kaq shume nevoje per bashkangjitje te disa njerezve te perkushtuar si Baze,Balla e ndoshta edhe ndonje emer me nen ze !Thirrja e Edi Rames duhet te jete e menjehereshme nq.se mendon qe vertet te hyje ne histori duke sjelle njerez qe respektojne normat,ligjerimet e edukaten qytetare duke sjelle risi nga bota e qyteteruar dhe e kulturuar!Shtypi si pushtet nen duartBerishjane eshte kthyer si dikur pazari i gjese se gjalle,ku sa blihej gjeja therrej se mos humbiste kile deri ne shtepi!Eshte koha e nje nderhyrrje urgjente ne kete pushtet te katert ku studiot televizive jane kthyer ne stalla ku therren lopet a demat e radhes nga kasaper qe kane bere zanat therrjen ,pa patur kurfare lidhje me shtypin e shkruar apo ate viziv!Edhe nje here respekt ,pena e munguar prej disa kohesh e ketij vendi.Ngrijeni zerin se shoqeria shqipetare ka nevoje per zerin tuaj pasi kerkon te eci perpara drejt shoqerive te emancipuara e jo drejt erresires ku duan ta çojne disa te paudhe qe nuk kane respek e dhembshuri jo me per vehten por edhe per niper e mbesa qe do lene pas!
Shume sakte! E vleresoj komentin tuaj Lori ashtu si dhe Analizen e Mimozes.
Nje bravo e madhe per z.Mimoza Dervishi per rrefejen e sakte qe ben si per disa burrece poliiikan-idiot dhe per grat goje shqyere Mona e Jozi-Dizenjatotja.
-Ka 30 vjet qe populli po i duron keto bisha te egra te politikes mjerane dhe besoi se do i duroi akoma,pasi tek ne nuk ka e nuk do te kete drejtesi te mirfillte te pavarur.Pse :
-Ju citoni se keni besim te SPAK+BKH.Une nuk kam.
1-Keto struktura jane organe hetimi e jo ndeshkimi.Ato do i drejtohen gjykates dhe keto çeshtjet do i shumzojne me “0”.
2-Te ne drejtesia eshte helmuare nga politika qe ne 1992 me kursin 6 mujor te plepave..dhe nuk ka burr nene te firmosi per hajdutet e vrasesit e shekullit 20,21.
3-Se politikanet e vitit 90 kane mbrojtje nd/kombetare,pasi nen masken e shembjes se komunizmit prej tyre…jane bere te imunizuare nga fajet e renda qe nuk ka peshore ti mbaji.
4-Rruga e shpetimit te vendit eshte menjanimi i tyre nga politika aktive…por si..!? DENIMI TYRE ME BURG NGA NJE GJYKAT SPECIALE AMERIKANE/GJERMANE.RRUGE TJETER PER MUA NUK KA.Pike.!!!
Moza je e mrekullueshme, por nuk e dime pse na mungon kaq gjate.
Ku je Moza. Kemi pritur shkrime nga Ju.
Kemi nevoje per analiza te tilla.
Dikujt ne Shqiperi i eshte mbushur mendja se tere ky popull duhet ta kete mendjen tek qente e macet e Zenit, tek breket e Armines, tek 13 nevojtoret e shtepise se Monikes ne Lalez dhe tonet e bojes se zeze me te cilen lyen floket Luli.
Zonja Mimoza keni te drejte ne shkrimin tuaj. Por mbi Monuken nuk ka. Ajo femer te ngjall neveri. Flet tamam si halabake rrugesh, apo fiks sikur i ka hyre lepuri ne bark. Nuk do jete e larget dita kur te jape llogari per te gjitha qe i ka bere ketij populli. Pa le hiqet si virgjereshe, u pika moj qe nuk i bie.
Vetem se ke harruar ish burrin e çizmes, ish kryetarin e partise, ish kryparlamentarin apo do jete ish presidentin qe dhe sot e ndyu gojen e pa pastruar te tij.
Rralle e per mall moj Mimoza? Gjithmone ke patur interesin e lexuesit objektiv. Edhe pse per personazhe te njohura, shkrimi i shtjellon problemet me force e plot freski, sa te duket se I lexon per here te pare. Vetem TemA mund te botoje shkrime te tilla.
Zonja Moza.Te lumt mendja.Paske nje ineligjece te rralle.Analiza jote ne kete shkrim qe ke bere eshte brilante.Nuk kame se ç’te them me teper,por bravo dhe respekt.Sikur te ishin te gjithe deputetet apo ministra e kryeministra,personalisht si ju,Shqiperia do ishte perpara shume.Por fatkeqesisht ajo ka rene ne duaret e nje gruaj te shthurur si Monika qe hedh fall duke pare filxhanin e kafese dhe Basha qe shikon deri te hunda e tij.Pershendetje.
Hameri! Nuk mund te çuditemi,se keshtu kafshe si ty ka plot.Keta i rendojne tokes se shkrete kot fare.
Eshte shpresedhenese qe ne shtypin e shkruar dhe jo vetem marrin pjese dhe njerez e sidomos gra me mendje te kthjellet dhe qe bejne nje detyre patriotike duke nxjerre ne pah degradimin e gjuhes parlamentare sipas shembullit te banditit deputet Berishovic dhe zhapikeve kriminele te bandes se tij rreth e rrotull dhe denoncoje si te papranueshme dhe lakuriqesine e gjuhes dhe veprimet e vrromes tregetare te kokaines se LSI-se me nje cizme Guci,te ciles “i vjen keq” per te varferit,duke i derguar te gjithe femijet e saj per studime ne Londer (pasi si mafjoze qe eshte ka arritur te grumbulloje pasuri perrallore pa i hyre gjemb ne kembe,duke rrjepur ne menyre te fshehte [parate e shqiptareve…)dhe duke ndertuar nder te tjera,por jo vetem ate,vilen ne lalez me kushedi se sa WC-ra dhe nje te tille dhe per maces e saj!!! Shume respekt per zonjen Dervishi dhe bravo per kurajon e saj civile kunder nje fenomeni te tille,por inisiatoret dhe frymezuesit e praktikuesit e kesaj fryme jane elemente me te kaluar kriminale dhe gjuha e perdorur prej tyre eshte perdorur e perdoret nga ata dhe dishepuj te tyre per te realizuar qellimet e tyre kriminale dhe ata ne sherbim te objektivit te tyre perdorin cdo mjet.E vetmja rruge per ti frenuar atra dhe per te kufizuar gjuhen prej rrugecesh te tyre eshte fillimi i punes se SPAK-ut dhe BKH-se dhe rrasja e tyre ne burg,ne menyre qe shoqeria shqiptare,qe i ka duruar me apo pa dashje deri me sot,te shpetoje prej tyre dhe te behen shembull per te tjeret.Fakti qe dhe me demek presidenti yne ,likja i floririt,per te anulluar zgjedhjet justifikohet me gjoja informacione qe per cudi te mesme i ka vajtur vetem shkelqesise se tij??! dhe jo shikut,komisionit te sigurise,ministrise se brendeshme,policise se shtetit,kryeministrit jo e jo (sepse ai eshte armiku i tij dhe i “kombit” dhe s’duhet ta mirrte vesh ne asnje menyre) tregon se sa larg kane shkuar punet ne kete drejtim.Shpresa vdes e fundit,ndaj te shpresojme se keta (Saliu,Lylka,Mona,Likja,Vasillaqka,Palokari ,Noka e kompani) te pergjigjen si politikisht ashtu dhe penalisht per te gjitha sa i kane shkaktar ketij vendi e ketij poopulli dhe sa me shpejt.Ky popull ka nevoje per nje opozite serioze (sipas shembullit te opozites se re parlamentare) dhe jo per nje opozite rrugace,destruktive si ajo e Lyl-ushkes qe s’di gje tjeter vec te dali cdo dite dhe tre here ne dite e te beje deklarata “bombe” duke shpifur si i pacipe qe eshte e duhe share me katallog kryeministrin e vendit si ndonje rrugac rrugesh ordiner dhe mediat tona,sidomos kanalet televizive cdo “jashteqitje” te tij te nxjerre nga goja e tij”bordello” e ritransmetojne me pompozitet gjate 24 oreve dhe cdo gjysem ore si pa gje te keq dhe si lajm te rendesishem! Kjo eshte fatkeqesi si per shtypin ashtu dhe per demokracine,sic quhet me te madhe, shqiptare,qe eshte nje me demek demokraci gjysmagjel dhe me teper demokraci per bandite gjithfarellojsh,me apo pa imunitet dhe per kedo tjeter keqberes per te shire ne kurriz te popullit e te vendit.
Njeri koherent!
Po Edi Ramen ku e klasifikon tek leader it qe “kurre” nuk e prish gojen.”
Nuk di për kë shkruan kaq bukur Mimoza për Shqipërinë apo për Kosoven? Nga pêrmendja e disa emrave , them se shkruan për Shqipërinë, por ata emra mund të zëvendësohen lehtë me emra tjerë ( me politikanë e gazetarë nga Kosova) dhe përshkrimi i gjendjes nuk dallon.
Të lumtë penda, Mimozë! Gjyshi
Mire moj Moza e ke qendisur dhe pak a shume qendrojne te gjitha por ti dukesh pak e nje anshme kur flet per “ata” dhe nuk thua gjys llafi per “keta”. Ka ndryshuar pushteti tash 6-vjet Moza dhe na bej ndo nje shkrim per arratisjen e njerezve nga syte kembet. Na thoj qe Rama u votua per te sjell besim te populli dhe ate e vrau fare, dhe vrau edhe shpresen se ky vend mund te behet. Dhe si ti Moza e di, shpresa vdes e fundit dhe ajo eshte duke vdekur fare, po fare ama kur thote edhe kone Bracja.
Hedh Moza nje gur ne lume e 40 burra nuk e nxjerrin dot. Veç Rama ia di per nder, ama. Kur vendit i ka hy ne themel kanceri i korrupsionit, si ures se Gkneves kjo huton keta burra te leshte qe komentojne ketu me pakenaqesine qe ka per fjalorin politik te atyre grave qe sot nuk kane as çelsat e kashtes ne dore. Te lumte shoku Moza!