Mbulohet nga flakët një ndër ishujt grek më të dashur nga shqiptarët

16 Shtator 2019, 11:08Rajoni TEMA

Një zjarr i madh në ishullin Grek të Zakynthos i ndihmuar dhe nga erërat e forta ka detyruar evakuimin e banorëve të zonës.

Më shumë se 100 zjarrfikës po luftojnë me flakët të mbështetur nga 28 kamionë zjarri. Dy helikopterë dhe katër aeroplan morën pjesë në operacion më herët.

“Ne kemi evakuuar rreth 300 banorë dhe turistë nga fshatrat Keri dhe Agalas si një masë paraprake,” tha një zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës për Reuters. “Zjarri është afër shtëpive.”

Ishulli i Zakynthos është rreth 300 kilometra në perëndim të Athinës.

Kohët e fundit një numër i konsiderueshëm vendesh në afërsi të Athinës kanë qenë të prekshëm nga zjarret këtë vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje