Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në inaugurimin e shkollës së muzikës “Servete Maçi” në Tiranë
Ai tha se tashmë statusi i mësuesit ka ndryshuar, por nuk përjashtoi edhe faktin se ende ka probleme.
“Meritojnë një falënderim të veçantë prindërit që nuk e pranuan një vendimmarrje të gabuar që të ndërtohej një pallat.
Shkolla si një pasuri e përbashkët në terrenin e saj i mbijetoi lakmisë dhe faktikisht ja ku jemi sot.
Sot kemi një sistem mësimor më cilësor dhe miqësor me nxënësit.
Mbi të gjitha kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës, apo nga kthetrat e politikës, apo nga imponimet e deri djeshme të korrupsionit dhe ryshfetit.
Jo gjithçka është flori, pasi brenda këtij procesi ka elemente që duhet të adresohen. Ka raste që e gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave dhe tejkalimi i kornizës së funksionimit administrativ.
Nga marrëdhënie të paligjshme mes individësh. Por nëse shohim sistemin e funksionimit të shkollës sot, kemi status tjetër të mësuesve”, tha Rama.
Rama u ndal edhe tek ankesat e disa prindërve në lidhje me nismën e qeverisë për shpërndarje të librave flas, të cilët janë të përdorur.
“Ruajtje e librave dhe të tjerave që vinë pas nuk është thjesht çështje materiale. Por dhe një çështje edukimi dhe dashurie për të.
Qysh të vegjël jemi mësuar se libri është miku më i mirë dhe si miku më i mirë duhet trajtuar me respekt dhe kujdes maksimale.
Nëse do të ishte çështje materiale, vende të zhvilluara më shumë se ne si; Suedia, Kanadaja e Gjermania, nuk do kishin këtë praktikë.
Ndaj nëse do të duhet të marrësh libra falas, duhet t’i kalosh te ai që vjen pas, të mirëmbajtur.
Besoj se rezultati i këtij viti ka qenë dhe më pozitiv”, tha Rama.
Kryeministri tha se nxënësit më të mirë, vijnë nga familjet e varfra.
“Ne ndër të tjera çdo vit marrim një numër nxënësish që mbarojnë shkollën e mesme dhe i çojmë në Universitetin e Teknologjisë në Stamboll, me të cilin kemi një marrëveshje.
Sipas vitit zgjedhim 10-15 nxënës, pa ditur fare se kush janë dhe nga vijnë, por thjesht nga rezultatet.
Studenti më i mirë që u celebrua nga Universiteti ishte një vajzë shqiptare nga ky grup.
Shumica e atyre nxënësve që ne i zgjedhim thjesht duke u nisur nga pasqyra e rezultat vijnë nga familje të varfra.
Disa prej tyre nga familje me ndihmë ekonomike. Kjo tregon shumë.
Siç tregon fakti se në shumë shtëpi, në ato më të paimagjinueshmet që unë kam vizituar, ku ka pasur raste që realisht mungonte çatia dhe uji futej brenda kur binte shi, kishte fëmijë që mësonin me çadër brenda në shtëpi dhe ishin me 10-ta.
Nga ata fëmijë pjesa më e madhe janë nxënësit më të mirë të shkollës.
Kjo flet shumë, por unë s’po flas më shumë akoma se ndërkohë po ju mori malli më keni në frigorifer në vijim, së në televizor po e po”, u shpreh Rama.
eshte edhe artist
I modh je….
Edhe 16 vjete do jete K/minister sepse punon, ban shtet, nuk asht i korruptum, le te hane mut palaçot qe e shajne
Ju te shqipetaret se booll te keni ferges dy hudhra e jeni ne rregull.prove te jetosh 28vjet jasht shtetit te kuptosh cdo te thot shtet
Po qe se frigoriferi do te jete plot mos dil fare .. ! Do te themi me plot goje “bravo artist “, por jo me ironi si Merkel ” qe dridhet nga drithma , mos dale prap komisari, ngadale te capise perruan , koburren nga brezi ta nxjere , e sheh ? Ne prap u takuam `..! AH u ngaterrova , kjo eshte nje poezi qe i kushtohet vrasjes se komisarit Xhafer Cenko Lubonja , nga krimineli i derguar nga k/ballisti Abaz Kupi [ Bazi i Canes ]Po ngjashmeria ekziston , zonja Merkel dje Sekretare e Rinise ne Gjermanine Lindore , pra komuniste , me pas ne ate federalen , kancelare , pra balliste … Gjalpi ne sheqer ..! Nje bote sallate ..!