UNESCO: Shqipëria me emigracionin më të lartë të njerëzve të arsimuar në Europë, konkurrojmë me Afrikën

16 Shtator 2019, 09:23Sociale TEMA

Emigrimi i studentëve dhe punëtorëve të kualifikuar po shoqërohet me humbje të kapitalit njerëzor dhe kjo po i ndikon negativisht vendet e varfra. Shqipëria renditet ndër 10 vendet me hemoragjinë më të lartë të njerëzve të arsimuar sipas UNESCO-s.

Raporti i Monitorimit Global për arsimin nga UNESCO për vitin 2019 i kushtoi një vëmendje të veçante faktit se si po ndikon emigracioni në sektorin e edukimit kudo në botë.

Studimi gjeti se, shkalla e emigrimit të personave të arsimuar është mbi 20% në rreth një të tretën e 174 vendeve. Në Shqipëri deri në vitin 2010 kishin emigruar 26 për qind te personave me aftësi të zhvilluara, raporton UNESCO.

Sipas studimit Shqipëria dhe Malta renditen me përqindjen më të lartë të emigrimit të personave të arsimuar, ndërsa vendet e tjera të prekura nga ky fenomen janë kryesisht në Afrikë të tilla si Eritrea, Grenada, Haiti, Sri Lanka etj.

Lëvizshmëria në këto nivele do të ketë pasoja të pafavorshme për zhvillimin ekonomik.

Ndihmat në formën e bursave nga donatorët për vendet e varfra si edhe Shqipëria mund ta përkeqësojë këtë prirje, pasi studentët kanë prirje të mos kthehen. UNESCO sugjeron se ndihmat e donatorëve duhet të fokusohen në mbështetjen me logjistikë dhe me fondet universitet në vendet e varfra.

Gjithashtu vendet e varfra me emigracion të lartë personave të arsimuar vuajnë nga keqpërdorimi i fondeve publike për arsimin.

Një vlerësim i Bankës Botërore zbuloi se rreth 18% e shpenzimeve publike të arsimit universitar në Afrikën Sub-Sahariane shkuan për bursa studimi jashtë vendit gjatë periudhës 2003-2008.

Sipas të dhënave të OECD-së, emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Kjo rritje ishte më e madhe se emigrimi për pjesë të tjera të popullatës me arsim të mesëm dhe të ulët.

Një studim i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King, për llogari të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) i publikuar së fundmi, tregoi se Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracion të lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

2 komente në “UNESCO: Shqipëria me emigracionin më të lartë të njerëzve të arsimuar në Europë, konkurrojmë me Afrikën”

  1. veterani says:

    Mund te shahet per cdo gje rregjimi komunist por shkollat i kishte shkolla….
    Zhduki analfabetizmin…. sot ka anlfabet plot….
    Nuk kaloje dot me lek…. sot blihen diploma…..
    Me veshtire merrje nje diplome… Sot merr plot…..
    Hynin ne kurs 50 vete dhe dilnin gjysma…..
    Sot vhyne 50 dalin 500…..
    Sigurish kjo ish koha e Saliut……
    Por perseri ne shkolla private nuk ngel njer….
    Tani zotesia matet me : O PARTI TE QOFSHA FALE NE MENGJE GOMAR NE DARKE GJENERAT…..

  2. pak aresye says:

    PO pse ndodh kjo? Sepse njerezit e arsimuar nuk e durojne dhunen politike te injorances dhe me ate nuk mund te luftojne. Durohet Nard Ndoka te drejtoje Ministrine e shendetesise?! Po Dulja, po Dashi e Mehdiu, po Shpetim Idrizi e sa e sa te tjere. Pra, ne Shqiperi poltiken e jetes e ndertojne injorantet dhe te mençurit duhet tu nenshtrohen. PO pse ndodh? Sepse ne Shqiperi s’ka drejtesi fare, juristet jane halabake qe duhen shkaterruar, sepse eshte drejtesi kollona e pare e shtetit te se drejtes ne demokraci. Atehere i mençuri e di se jeta maksimumi eshte 80 apo 90 vjet dhe kete duhet ta çfrytezoje ne interes te saj, ndera injoranca dhe idiotesia qe ka mberthyer vendin qe nga fillimi ju dha drejtimi nga nje person i quajtur Sali Berishe karaxhiçi dhe qe e beri vendin çarçaf per derdhur çfare kishin Fazlliçrit me shoke dhe krijoi nje jurisprudence private familjare qe njerezit do te vuajne. Dhe fakt eshte: ja ku eshte ai qe shkaterroi Shqiperine, perse nuk preket?! Atehere çfare do bejne njerezit, do ikijn nga syte kembet. Thone sot e ka fajin Edi Rama; ka kusuret e tij, ama kur kriminelet qe e shkaterruan nga fillimi thirren neper tv si ai para dy ditesh tek Klani, tregon se krimi eshte prezence qe nga presidenca e deri poshte tek qytetaret. Kur keta te paprekshem do te vihen ne daren e drejtesise duke u zhdukur nga jeta publike, atehere do filloje qe te marre fryme Shqiperia dhe njerezit e mençur tu hapet hapsire ne vendin e tyre. Por duke u hapur hapsire ketyre, vendi do ec perpara. Kuçedra i ka bllokuar. Vrisni kuçedren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje