VIDEO/ Aksident i frikshëm: Injorojnë tabelat, përplasen "kokë më kokë" dy makina

17 Shtator 2019, 13:00Lifestyle TEMA

Një aksident i tmerrshëm është filmuar me kamerë amatore në qytetin rus Novgorod, ku një makinë që vinte në drejtim të kundërt rrokulliset në dheun e derdhur në mes të rrugës dhe përplaset drejtpërdrejt me veturën nga e cila filmohet ngjarja.

Që të dy shoferët kishin injoruar shenjat paralajmëruese që tregonin qartë se rruga është mbyllur, duke vendosur kështu të kalojnë përmes saj, por një veprim i tillë u kushtoi shtrenjtë.

Videoja është postuar në LiveLeak, ndërsa nuk dihet nëse shoferët e dy veturave kanë pësuar lëndime trupore nga përplasja e drejtpërdrejtë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje