Basha, i "deleguari" i PD në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Flet për pavarësinë e sindikalizmës

18 Shtator 2019, 11:54Politika TEMA

Mbahet Kongresi i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, nje nder organizimet sindikaliste ne vend.

Ne Kongres merr pjese edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i i deleguar i kesaj partie qe ka folur per pavaresine e sindikalizmes shqiptare dhe rolit qe duhet tye luajne ato per kete qellim.

“Jetojme ne nje vend pa mundesi punesimi ku shume pak kane mundesi te gjejn e nje vend pune ku paga eshte minismale dhe kostot e jeteses ne maksimum.

Biznesi i vogel nuk po mundet me te rri hapur.

Frigoriferi i shqiptareve eshte bosh, jeta po behet gjithmone e me e shtrenjte dhe e pamundur.

Kjo lloj menyre jetese ketu po shtyn popullsine drejt emigrimit”, deklaroi Basha ne kete kongres.

Ai tha se tashmë PD ka gati planin e ri qeverisës se si vendi të dalë nga gjendja e kolapsit sipas tij.

“Fëmijët tanë pavarësisht nga mosha e shohin dhe ikjen e shpresës dhe të mundësive dhe kanë si aspiratë largimin nga vendi. Vendi ka mbetur me marshin indietro.

Shkaqet e gjithë kësaj janë një kulturë korrupsioni që karakterizon jetën e shqiptarëve, nga politika, biznesi dhe shëndetësia.

Na duhet një drejtim i ri, një ndryshim, dhe na duhet shteti.

Një plan i ri, një vizion se si vendi të dalë nga kjo gjendje kolapsi.

Opozita e bashkuar, PD, e ka vizionin për një Shqipëri europiane

Së bashku e ekspertët tanë ndërkombëtare, ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij plani në konsultim të plotë me të gjithë faktorët, siç është dhe partneri i parë; Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë”, tha Basha.

2 komente në “Basha, i “deleguari” i PD në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Flet për pavarësinë e sindikalizmës”

  1. Edi says:

    O GOMAR I SALI BIRRISHES SINDIKATAT JANE TE MAJTA

  2. Bureto says:

    Ka sindikatë dhe për më tepër të pavarur?!…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje