Presidenca deklaron se Presidenti Meta është për vizitë pune në Strasburg dhe i shoqëruar në çdo takim nga përfaqësues diplomatikë të shtetit shqiptar pranë KiE-s.
Në një reagim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi duke iu drejtuar si ‘përshesh ngrënës’ atyre që dezinformojnë publikun shkruan se Presidenti do ta vizitojë më shpesh Strasburgun, kryeqytetin e të drejtave të njeriut, pasi vetëm respektimi i tyre çliron të ardhmen europiane të vendit nga pengmarrja e oligarkisë nga e cila këta mashtrues ordinerë paguhen.
Ai thotë më tej se Presidenti Meta do t’i mbrojë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, në Strasburg, në Bruksel, në Nju Jork dhe kudo në botë.
“I njoftojmë përsheshngrënësit e portaleve në të zezë të dezinformojnë më me dinjitet. Presidenti Meta është për vizite pune në Strasburg dhe i shoqëruar në çdo takim nga përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar pranë Këshillit të Europës.
I sqarojmë përsheshngrënësit se Presidenti Meta do ta vizitojë më shpesh Strasburgun, kryeqytetin e të drejtave të njeriut, pasi vetëm respektimi i tyre çliron të ardhmen europiane të vendit nga pengmarrja e oligarkisë nga e cila këta mashtrues ordinerë paguhen.
I sqarojmë gjithashtu se Presidenti Meta nuk ka nevojë të lobojë, as në të bardhë, e as në të zezë.
Presidenti Meta do t’i mbrojë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, në Strasburg, në Bruksel, në Nju Jork dhe kudo në botë, hapur e në mënyrë parimore.
Shqipëria si vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe si vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, ka detyrim ligjor të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj, siç sanksionojnë të gjitha dokumentet e konventat që janë në fuqi”, shkruan Blushi.
UUUUUUUUUUUUUAAAAAAAAAAAAAAAAAAUUUUUUUUUUUUUUUUUUU!
EDHE FÉDÉRANT E HEDHJES SE SHURES KERKONE QE ILIR KATUNDARI TE SHKOJNE NE BURGE
Le te shkoje ku te doje, por qytetaret shqiptare nuk kane nevoje te mbrohen nga nje njeri qe nuk perfaqeson asgje. Kush eshte ky person qe shqiptaret presin ti mbroje te drejtat e tyre? Sa popull ka pas vehtes? Ky as gruan e tij nuk e ka pas vehtes.
Le te shkoje te mbroje koken e vet, shqiptaret kane votuar ne menyre plebishitare Partine Socialiste dhe Kryeministrin Rama dhe pike.
Bota perendimore njeh votat e qytetareve dhe asgje tjeter.
Me mendjen e ketij teveqeli, te Fahriut, Qimit e Gjinit te Ijes ky popull nuk shkon as deri ne qenef.
Ju mashtruesit qe perpiqeni te helmoni qytetaret me keto brockulla qe as vete nuk i besoni ky milet do u ndeshkoje shume rende.