FOTOT: Qyteti ku nuk ka më vend as për të vdekur

18 Shtator 2019, 18:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Qyteti ku nuk ka më vend as për të vdekur

Radhë të pafundme gurësh varri që formojnë panoramën e kodrave të qytetit. Blloqe të tëra me varre, shtëpia e fundit e mijëra banorëve të Hong Kongut.

Thuajse në të gjithë vendet e botës, varrezat janë të vendosura në fusha, por edhe kur janë vertikale, ka mjaftueshëm hapësira për të gjithë.

Ndërsa në Hong Kong, kushtet për ata që nuk jetojnë më pasqyrojnë jetën e të gjallëve: ka shumë pak vend për të jetuar e për të vdekur.

Me 7,5 milionë banorë, Hong Kong është një prej qyteteve më të shtrenjta në botë, çmimet e apartamenteve kapin majat. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për varrezat.

Ato private kushtojnë thuajse 36 mijë dollarë amerikanë. Vendet në varrezat publike janë më të lira, por praktikisht të gjitha janë të zëna.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve zgjedhin të djegin trupat e të afërmve që kanë vdekur. Por përsëri mund të jetë e vështirë të gjesh vend për një kuti të vogël në komplekset e përdorura për të ruajtur urnat.

Mijëra familje presin deri në 7 vite për një vend, thotë për CNN Amy ChoQ, profesore në Universitetin e Hong Kongut.

2 komente në “FOTOT: Qyteti ku nuk ka më vend as për të vdekur”

  1. mendoj says:

    Ka lezet, ketu ekonomi e tregut ben kerdine dhe bisnesmenet ulurijne nga parate qe marrin, ndersa nese ka hallexhij i mbajne te vdekurit ne ndonje qoshe te shtepise se tyre!

  2. piku says:

    Mjere njerezimi ku ka ngel.
    Gjithe ky zhvillim teknologjik, shkencor, kulturor dhe akoma i varrozim te vdekurit.
    Toka eshte per te gjallet dhe jo per te vdekurit. Si per besimtaret si per jo besimtaret eshte e njeta gje.
    Kush beson mendon se ka shpirt, kush nuk beson, mendon se ska shpirt dhe gjithcka merr fund aty.
    Nuk na nevojitet trupi mbas jetes.. Te zesh token me trup eshte krimi me i madh qe po i behet tokes.

    Kemi gjithe kete teknologji qe na mundeson ti kujtojme, e ti shikojme, e ti vajtojme te dashurit tane.
    Dhe perseri i vendosim nen toke si ketu e 6000 vjet perpara. Keto makabritete qe ne sy te shume besimeve duken gjera normale,
    tradicionale duhet te ndryshojne me kohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje