LETRA/ Rama ftesë publike drejtuesve të opozitës joparlamentare: Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë

18 Shtator 2019, 14:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike drejtuesve të opozitës joparlamentare.

Ndër të tjera shefi i qeverisë shkruan:

“Rama ftesë publike drejtuesve të opozitës joparlamentare Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu

Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

EDI RAMA

Tiranë, 18 shtator 2019″

15 komente në “LETRA/ Rama ftesë publike drejtuesve të opozitës joparlamentare: Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë”

  1. ETHEM LALAJ says:

    O ZOTI MERO.SHKRUAJ RAMES SE LULI TASHME ESHTE ZV/KRYETAR I SINDIKATES SE PAVARUR KU KRYETARI GEZIM KALAJA PARA
    DISA VJETESH DEKOROI ISHIN KRYEMINISTER SALIUN E VIÇIDOLIT DHE QE ATHERE NUK ESHTE PARE ME NE MEJDAN.
    -SOT LULI U PREMTOI SINDIKALISTEVE SE QE DITEN E PARE TE QEVETISJES DO SHTOJ NE 400 EURO RROGAT E PESIONET ME TE VOGLA.KAQ THA DHE IKU.ATY QE DHE NJE SINDIKALISRE EU POR NUK FOLI.POR EDHE G.KALAN NUK E KAPI TV.
    -SI DUKET LULI DO TE DEKOROHET NGA G.KALAJA SI SINDIKALIST I MIRE.LUMSI NE..!

  2. ben says:

    Reforma zgjedhore behet midis partive politike parlamentare.
    Parti politike parlamentare jane
    PS
    PD
    LSI
    PDIU
    PR
    PBDNJ
    Dhe ndonje tjeter.
    Ky eshte ligji!!!!!!!!!
    Pastaj mbasi bien dakort partite parlamentare, votohet ne parlament
    Une nuk e di se cilen parti perfaqeson ne parlament hajdari murizi apo ralf gjoni.
    Eshte njelloj sikur PD dhe opozita te bisedojne per reformen zgjedhore me Kastriot Islamin.
    Kjo leter e rames eshte nje provokim me shume jo vetem ndaj opozites por ndaj cdo qytetari normal te ketij vendi.
    Kam pershtypjen se rama ka shkuar aq larg sa nuk kthehet dot me mbrapa.
    Kjo ne fakt do rezultoje ne fund me 1 perplasje te madhe qe shqiperia realisht e ka nevoje, qe te ndahet shapi nga sheqeri dhe ose shqiperia do jete diktature per te pakten 30 vitet e ardhshme ose banditet do perfundojne ne burg.
    Rruge tjeter nuk ka!!!!

    1. Hysni says:

      Je këtu zotrote apo në Hënë? Çdo të thotë përplasje të madhe. Do vësh ti dhe familja jote kokën në satër?! Apo nuk di çfarë flet?

    2. pak aresye says:

      O “ben”, te kam lexuar shpesh; ne qoftese je idiot, mos dil fare e jep mend gomari se na pleset ju injorantet ketu ne komente. Si eshte parti parlamentare pd, lsi, pdiu, pr, pbdnj ect? Ato s’kane asnje deputet. Parti parlamentare quhet kur ke deputet ne parlament, ndryshe mund te jeshe parti por dhe ojq. Ftesa e Edi Rames, megjithe ate qe bene ata eshte shume e mençur dhe konstruktive per reformen zgjedhore. Ne berjen e reformes mund te marrin pjese edhe nga shoqeria civile edhe kushdo tjeter qe do mund te japi mendimin e tij, pavaresishte se sa do te merret parasysh. Kjo eshte demokracia dhe Edi rama ta le ne dere. Diktature nuk ka dhe s’egziston kur njerezit flasin si te duan, bejne si te duan, ka porno, e nuk ka moral, … Duhet te jeni me racionale kur flisni dhe komunikoni ne publik, ndryshe mos dilni, dil e los me shkopinje ne lendine.

  3. shqip says:

    Shqiperia aktualusht ka rreth 2 milion banore . Pavarsisht statistikave qe thone se jane diku ke 2,8 mikion . Po pak rendesi ka kjo. Tani kryeministri ka bere nje liste me emra, a thua se keta kane parti e per me teper elektorat. O Edo! Po te gjithe ata emra qe ti i liston dhe i fton, te gjithe jane futur nen siglen e PD ne kuvend. Po kur i drejtohesh dhe Dash Shehit apo Nard Ndokes , sikur keta kane elektorat. Po ata edhe vete votojne per Saliun, kane nga nje vule qe i eshte thare boja ketu e nuk mbahet mend kur e kane perdorur per here te fundit. Ne kete pike me mire beji thirrje gjithe partive sa jane ne Shqiperi, nja 150 a 200. Ça ndryshimi ka Fatmir Gerdeci me Paskal Milon a me partine e Hysni Milloshit? Do te besh ligje? Ligjet behen me te ligjshmit, jo me ke del jashte ligjit. Po te duan te futen ne 2021 ne gare, mire. Perndryshe me mire po s’u futen. Qari i Shqiperise e i shqiptareve. Te pakten nuk do djegin me urdher partie.

  4. N. Martini says:

    Mire. Kjo eshte zyrtare dhe ne perputhje me kerkesat e qytetareve dhe nderkombetareve dhe Rama mban pergjegjesi te plote per zbatimin deri ne nje te atyre qe shkruan ne kete ftese te hapur dhe shume korrekte.
    Nuk di te them se si do e konsideroje kete pala, apo palet perballe.
    Nje gje eshte e sigurte qe i vetmi qe nuk eshte i lire ti pergjigjet me korrektese kesaj ftese eshte Lulzim Basha,
    E para, ai e njeh vehten ku eshte. Egoja e shfrenuar per pushtet nuk e le te zgjedhe rruget institucionale. Te besh gadi Kodin Zgjedhor do te thote te behesh gadi per zgjedhje te radhes. Ai e di qe ne cafredo rrethane ai eshte i humbur perballe Partise Socialiste dhe Edi Rames. Pse? Edhe lopa e di qe ne nje pale zgjedhje normale, mjafton qe dikush (PD e LSI) te mos vjedhin vota, Partia Socialiste i ka te fituara zgjedhjet.
    PS-se gjithnje i a kane vjedhur votat ne menyre te ndryshme deri ne kercenime fizike dhe me Polici, ShIK, Prokurori, Gjykate, KQZ ku gjithnje ka patur shumicen etj.
    E Dyta, ai kurre nuk ka qene dhe vazhdon te mos jete i lire “nga Familja” e cila e urdheron per cdo gje. Edhe ne se Lulit nje dite i mbushet mendja te jape doreheqie nga posti qe i kane dhene, pikerisht sepse “i a kane dhene” ai eshte i detyruar te marre leje “tek Familja”.
    Se fundmi, Rama duhet te dije mire nje gje. Edhe ne se bie dakord me opoziten joparlamentare, as mos ti shkoje ndermend se ai me deputetet e vet mund te beje cfar te doje pa e perfillur grupin e deputeteve te opozites parlamentare.
    Luli gjithashtu, nuk mund te pretendoje te levize qofte edhe nje germe per Kodin e ri Zgjedhor, pa perfillur “tradhetaret”, “te shiturit”, “maskarenjte”, “qelbesirat” qe perbejne sot opoziten parlamentare,me deputete te cilet ai dhe Monika i kishin vene zyrtarisht ne listat e kandidateve ne zgjedhjet e 2017-tes.
    Sidoqofte Rama e beri ftesen dhe i takonte atij te parit ta bente kete si perfaqesues i Mazhorances.
    Ne fund te fundit, por qe i bie te themi jo ne fund por ne fillim te fillimit, pergjigja e kesaj ftese do varet nga ata qe realisht e kane ne dore: 2 vellezerit Berisha e Meta.

  5. Buda says:

    Letra eshte e njeanshme. Ne opoziten jashteparlamentare ka disa parti te tjera, sic eshte “Bindja Politike” etj. te cilat duhen ftuar ne tryezen e Reformes Zgjedhore. Opozita parlamentare duhet te krijoje nje parti te re : “Partia Popullore Kombetare” dhe te kerkoje “Kushtetute te RE” sipas modelit USA, pa shartime ne interes te orekseve diktatoriale dhe mireqenies personale.
    Shenim: Nuk jam anetar i asnje partie politike ne Shqiperi, thjesht flas si patriot dhe demokrat shqiptar.

    1. USA says:

      Cdo marreveshje qe behet do kaloj ne parlament atehere I bie qe keta partit extra parlamentare ti perfaqesoje ps ne parlament ?? Nuk besoj ? Futja kot.

  6. H says:

    Partitë ekstra parlamentare , nuk kanë të drejtë të bëjnë marrveshje për reformën elektorale. Mund të mblidhen si banda mafjoze, por jo istitucionalisht. Rama dhe berisha, kanë kontakte nen rrogoz të tipi mafjoz.

  7. BRSS says:

    ORE PO ÇA LESH PARTIE ESHTE KY DASHI DULJA NARDI AGRONI PARTI ME PESE VET KETA I JAN QEPUR SI ZAGARET GJAHUT PER TE ZEN NDONJE POST KETA DUHET TE NXIREN JASHT FORMATIT LUGJOR AKOMA ME KETA SURRETER DO MEREMI SE NGELEN DUKE NA ÇAR BYTHEN PER DITE DUKE BER TE NDERSHMIN KETA JAN ME PLERAT

  8. Selimi says:

    Kot ca u shkruan ketyre! Bej ire si di vete sic bente xhaxhi dikur! Njesoj jemi si atehere! Mos e ruaj fRe se edhe ai merhumi si ty mendonte derisa ja shkerdheu brinjwt ketij populli merhumbaze! Vdekje facizmit dhe liri oligarkeve! Te na rroj zaho!

  9. Detari says:

    Ne cilin ligj shkruhet qe kushdo mund te futet ne parlament dhe te votoje per reformen zgjedhore?

    Asnje gazetar nuk ja ben kete pyetje, por gjykata perse nuk e therret per pyetje Ramen per kete gjest anti ligjor?

  10. Spartak VERDHA says:

    Z. Rama .
    Po flisni për Reformë Zgjedhore .
    U mbytëm me REFORME , REFORME e REFORMA ka 30 vjet .
    Po deshët me bë ligj për ZGJEDHJE , bëjeni për Zgjedhje , se po qe Ligj veç për me shku me VOTU atij i thonë Ligj për vjedhje .
    Dhe vjedhjet me kësi lloj ligji fillojnë që tek shit-blerja e votës , shpërfytyrimi e përçudnimi i saj dhe përfundon me VJEDHJE PUSHTETI , e të tjerat që vijnë pas .
    Ska asgjë për tu habitur . Pa përjashtim , të gjithë partitë janë akuzuar edhe me fakte , video , deklarime etj për vjedhje e shit-blerje votash . Po po , të gjitha pa përjashtim . Ato që akuzojnë sot , si LSI , PD , PR, etj , kanë qenë vetë të akuzuara të gjitha , madje kanë lënë nam duke akuzuar edhe njera tjetrën .
    Pse ? Sepse , qysh në fillim zgjedhjet filluan të shikoheshin e konceptoheshin thjesht si Votime , prandaj në vitin 2008 , Ju , bashkë me Z.Sali Berisha me ndërhyrjen Tuaj e sanksionuat këtë trend , dhe unë sot , shkoj veç me votu , ndërsa në parlament e bashki shkojnë e më përfaqësojnë mua , lloj lloj halldupësh , njerëz me probleme me drejtësinë , me korrupsionin dhe lloj lloj yrneqesh e lidhjesh . Pas kësaj , këta , që unë as i honeps e as dua ti dëgjoj , detyrohem ti kem përfaqësuesit mij në Kuvend e Bashki prej partisë që votoj .
    Jo z. Edi . Jo lum miku . Këto nuk janë zgjedhje .
    Me këtë lloj marifeti , ka vetëm vjedhje pushteti . Normal , prej vjedhjes së pushtetit kalohet deri në degjenerim të pushtetit e administratës .
    Ajo vjedhja e pushtetit po ju bën me u grind , me u zënë e me i nxjerr sytë njeri tjetrit , aq sa populli ka marrë mllef e zët e nuk don më me shku në votimet e juaja .
    Lereni lojën e shifrave , që seicila palë po na i lexon sipas interesave të veta e të pushtetit ku ka hyp apo zdryp .
    ZGJEDHJE do të quaj , vetëm dhe vetëm atëherë , kur para meje , të flisni jo Ju dhe Kryetarët e tjerë të partive , duke ulëritur , britur e mbytur me rrena astronomike premtimesh ( sepse nuk jep njeri llogari asnjëherë për gjithë premtimet rrena ) , por direkt një nga një të flasin , të shpalosin po qenë të zot idetë dhe platformat e zhvillimeve si dhe format e realizimit , bashkë me gjithë premtimet , vetëm dhe vetëm ata që duan të zgjidhen .
    Nuk ka ligj zgjedhjesh me llafe , por POPULLIT , LIGJI i ZGJEDHJEVE duhet t’i sanksionojë të DREJTEN për marrjen në dorë e për t’i përdorur në ç’do moment të Darëve , që ju shkulin dhëmbët të gjithë atyre , që duan të zgjidhen . Kjo duhet sanksionuar me ligj dhe t’i bëhet e qartë si popullit dhe kandidatëve që duan të zgjidhen .
    Kur populli të ketë të drejtë të të kërkojë llogari në çdo kohë përgjatë mandatit ( sepse e ke detyrim ligjor si i zgjedhur ) të të shkulë dhëmbët , të të shkarkojë në vend , madje të kërkojë të shkojsh dhe në burg , atëherë mund të themi se populli zgjedh dhe shkon në zgjdhje dhe jo në votime si këto të deri sotmet . Vetëm kështu nuk bëhet më fjalë e as nuk do diskutohet e dëgjohet më për shitblerje votash , sepse s’do ketë njeri interes me u zgjedh e me mos me mbajt premtimet si deri më sot , e pastaj me pas të drejtë t’ja shkulin dhëmbët e ta çojnë në burg . Atëhere , jo vetëm që përzgjidhen për të kandiiduar njerëz tamam , seriozë , të ndershëm e të përgjegjshëm , por mbi të gjitha besnikë e fisnikë , punëtorë e me shkollë , për të cilët vlerësimin e jep populli , që do i japë BESIMIN . Por kur populli të jep Besimin , Besën , kujdes se të ka dhënë gjënë ma të çmuar , prandaj ka të drejtë të të kërkojë t’i përgjigjesh premtimeve të bëra dhe kërkesës për tu zgjedhur me BESE .
    Me Besën , sidomos me Besën e shqiptarit nuk luhet .
    Shqiptari BESEN e ka INSTITUCION-in ma të çmueshëm që se ka le . GJUHA dhe BESA e kanë mbajtë gjallë e të pamposhtur deri sot.
    Pra z. Edi .
    Nuk ka nevojë me bë parada e maskarada me alias REFORMA , që nuk sjellin asgjë të mirë vetëm se degjenerohen në pazare dhe lëshime interesash politike , ekonomike dhe partiake . I kemi pa e provu në kurriz ato .
    Për mendimin tim , nëse e shihni të drejtë këtë koncept të ZGJEDHJES , me BESE dhe dhënje llogari me darët në duart e popullit zgjedhës , s’ka nevojë për letra e thirrje të hapura e të mbyllura .
    Mbi këtë koncept , ngarkoni jo ma shumë se 2-3 vetë ( kryespecialista jo ronxho-bonxho ) të hartojnë Ligjin . Ngreni grupe me nga 3-4 jurista , ta studjojnë e pastaj ta ballafaqojnë ligjin me hartuesit dhe duke pasqyruar e reflektuar edhe ndonjë vërejtje e sugjerim të tyre , ose votojeni në parlament , ose direkt në popull .
    Pse them në popull .
    Sepse nga LIGJI i saktë i drejtë dhe i efektshëm i ZGJEDHJEVE varet kryekëput funksionimi i drejtë dhe i saktë edhe i DEMOKRACISE dhe i SHTETIT , e pastaj , BE-ja ka hy e ardhë vetë në Shqipëri , pa pas nevojë me i bo rixha askujt . E pastaj do shikosh si , jo vetëm do frenohet arratia e rinisë më të zgjuar , më të shkolluar e më punë dashëse e Europës për në Gjermani , Amerikë , Kanada , e vendet Nordike , opor do fillojnë të kthehen edhe diaspora për të kontribuar e jetuar në vendin e tyre , në vendin më të mrekullueshëm e më të pasurin e Europës .
    Po e deshëm këtë objektiv .

    Spartak VERDHA

  11. rexha 10 says:

    DEPUTETIN TA ZGJEDHE POPULLI ,DHE JO PARTIJA.DAKORTESIMI I PARTIVE NE FUSHATENE ZGJEDHJEVE TE BEHEN PERPARA ZGJEDHJEVE ,DHE JO MBASE ZGJEDHJEVE.dmth BASHKIMI I PARTIVE POLITIKE PER TE QEVERISUR VENDIN.DHE E TRETA ESHTE QE PRESIDENTI TE ZGJIDHET ME VOTEN E POPULLIT.DHE JO NGA PARTITE, QE JANE KTHYER NE NJE ORGANIZATE BANDITESH PA ARME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje