Barazimi në Champions, Conte: Nuk mund të ndryshojë gjërat si me magji

18 Shtator 2019, 14:05Politika TEMA

Tekniku i Inter, Antonio Conte ka marrë të gjithë përgjegjësitë mbi vete në lidhje me barazimin 1 me 1 në ndeshjen përballë çekëve të Slavia Prague

Pas ndeshjes së Champions, Conte shprehu kritika sa I takon mënyrës së lojës ndërsa theksoi se duhet akoma dhe shumë punë nga lojtarët.

“Kundërshtari luajti në mënyrë evropiane. Vuajtëm shumë dhe nuk jam i kënaqur nga paraqitja jonë. Përgjegjësi kryesor jam unë. Nuk treguam asgjë nga ideja jonë e lojës, por kjo është pjesë e rritjes. Ju mund të mendoni se unë i ndryshoj gjërat si me magji, por nuk është kështu. Duhet shumë punë”.

I pyetur në lidhje me paraqitjen e dobët të Lukakut, Conte nuk pranoi të bënte kritika ndërsa tha se I gjithë ekipi ishte poshtë nivelit.

“Jo, nuk dua të flas për futbollistë të veçantë. Sot ishim të gjithë poshtë nivelit, unë i pari. Madje, unë jam më gomari nga të gjithë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje