Ngjela, përplasje me Mediun e Gjekmarkajn: Të rinjtë e PD duhet të largojnë Bashën. T'ju pranojë Uashingtoni, ju pranoj dhe unë

18 Shtator 2019, 22:18Politika TEMA

Spartak Ngjela ishte i ftuar i emisionit “Real Story”, në TV’News 24″, ku situata e rendë politike ishte në qendër të diskutimit.

Gjatë fjalës së tij Ngjela ka theksuar se nëse e djathta klasike do të vijë në pushtet, nuk duhet të dëgjojë më liderin demokrat Lulzim Bashën, por të vendosë në krye të PD të rinj demokratë, që punojnë në institucione të rëndësishme në Europë.

Ndërkohë ai ka qenë i pamëshirshëm lidhur me braktisjen e Parlamentit nga ana e opozitës dhe i është kundërvënë ashpër Fatmir Mediut e analistit Agron Gjekarkaj, me të cilët ka zhvilluar debatin e mëposhtëm:

Mediu: Ne nuk dolëm nga parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri.

Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.

Ngjela: Mirë ore zotëri, çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’ju pranoj edhe unë.

Mediu: Sot Shqipëria është në krizë. Shqipëria po shpopullohet.

Ngjela: Nuk është krizë. Kjo është ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.

Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.

Ngjela: Kjo nuk është krizë politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.

Gjekmarkaj: Me këtë krizë, kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.

Ngjela: Nuk iu ka përkrahur asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar.

Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë.

Më kanë thënë të huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në Perëndim, thërrisni të djathtën klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama, prandaj iu afron.

Mediu: Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese…

7 komente në “Ngjela, përplasje me Mediun e Gjekmarkajn: Të rinjtë e PD duhet të largojnë Bashën. T’ju pranojë Uashingtoni, ju pranoj dhe unë”

  1. Selman Labi says:

    Perplasja me dy k… humbje kohe.

  2. Arber says:

    Kjo kerpudha helmuese e rames qe e implanton rama studio me studio.Dibranet ne krye te vendit I urrejne vetem tradhtaret,hajdutet, kriminelet,injorantet,mizantropet e dilenxhinjte,MINORITARET dhe cmirezinjte.

  3. Bureto says:

    Me këtë lidership tashmë të fosilizuar, i të ashtuquajturës opozitë e ‘djathtë’, Rama (PS) mbetet në pushtet dhe për shumë kohë. Kjo deri sa të largohen nga drejtimi i kësaj opozite Basha (Berisha), Mediu, Shehi, Ndoka, të cilët kanë një vokacion të djathtë, por janë tejet të konsumuar, dhe ndonjë si Mediu edhe i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Nuk po përmend Dukën, Dulen, apo Idrizin se këta nuk janë as mish e as peshk. Populli, shumica e tij nuk voton Ramën (PS), por voton kundra për këta krerë të opozitës, ose në rastin më të mirë abstenon, pra s’merr pjesë fare në votime. Fytyra e Opozitës nuk duhet larë, as t’i bëhet asaj kozmetikë. Ajo duhet ndërruar krejt bashkë me kokën.

  4. Vlora says:

    Nga e di Ngjela qe shqiptaret ekselente ne perendim jane e djathte klasike?

  5. Shezo says:

    Shumica e shqiptareve e di shum mir qe esht me PSën dhe jo me pdën kete gje edin shum mir te gjith mos degjoni lulin se luli akoma nuk di tabelen e shumzimit jo me te jet kryetar i partis demokratike kur nuk edo as vete opozita nga ta duan te tjeret kete ce duan kur ai as te flas nuk di ekeni pare si e thumbojn te gjith po te ishte i zgjuar sdo ta kapte njeri ne fjale por aman veç kuash e beson lulin mos te mendoj se esht i zgjuar

  6. Termeti says:

    Shqiperia nuk ka te djathte ne politike. Te ashtuquajturit ”te djathte” sot per sot jane ca mburravece, ca dallkauke, ca teveqele, qe vetem karrike kerkojne. Sa per te bere ndonje pune, asgje mos prit nga keta. Po te jete per ”debate”, per shpifje, per sajime, jane gati te gdhihesh, te ngrysesh dhe perseri te gdhihesh… Jane te papare, te palodhur dhe kane nje fjalor tipik rrugaceror, pa perjashtim, meshkuj (mashkuj) apo femra…
    Mund te kete ekselente nga ky fis, qe punojne jashte, neper institucione serioze evropiane, por duhen te njihen nga elektorati, ndryshe nje leke nuk bejne. Ja, shikojme lulziun! Nga jashte na erdhi fakiri, po nje pune nuk di te beje. Fatkeqesi per kete te djathte te ashtuquajtur, qe kemi. Fatkeqesi per vendit.

  7. Cuni vogel i Ramazonit says:

    e djathte ne Shqiperi eshte PS ..PD eshte nje parti hajdutesh dhe kriminelesh te sigurimit shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje