Monika Kryemadhi pas takimit me Bashën: S’lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona

18 Shtator 2019, 20:36Politika TEMA

Lulzim Basha mblodhi mbrëmjen e së mërkurës sërish aleatët e Partisë Demokratike në një takim që ka zgjatur rreth 60 minuta. Kjo ka ndodhur pas ftesës së OSBE dhe të Ramës ndaj PD, për të marrë pjesë në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore.

Në këtë takim, veç aleatëve të PD, zotit Fatmir Mediu, Nard Ndokës, Dashamir Shehit, ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, por edhe Oerd Bylykbashki, një njohës i mirë i çështjeve zgjedhore. Kjo për shkak se i gjithë diskutimi i ditës së sotme ka qenë pikërisht te reforma zgjedhore.

Pas përfundimit të takimit, Kryemadhi konfirmoi se opozita, pavarësisht ftesës së ditës së sotme për dialog, vazhdon të ketë platformën e saj për zgjidhjen e krizës.

“Nuk lëvizim as një presje nga të gjitha qëndrimet tona, do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës. Grupet e punës po punojnë, fronti opozitar janë 85% e shqiptarëve”, u shpreh Monika Kryemadhi pas daljes nga takimi.

3 komente në “Monika Kryemadhi pas takimit me Bashën: S’lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona”

  1. Drejtesi says:

    Ti do burgun e ftohte, dhe sekuestrim pasurish qe te vish ne vete

  2. Oparaku says:

    Mona pirdh pirdh se do liohesh.Nuk ke kushte por sebepe.por e gjithe BE dijne se cfare bajge jeni dhe nuk dotu marri kush ne konsiderate.per asgje qe beni dhe thoni se BE ka kohe qe po merret me ju. Keshtu qe pikat do te plotesohen doni apo nuk doni ju plehrat opozitare..TUNG.

  3. LULJA says:

    ASGJE MOS LEVIZE ATY JASHTE RI .
    SE CELSAT E KASHTES KE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje