Merkel "vulos" negociatat: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë

18 Shtator 2019, 17:33Politika TEMA

Në një konferencë për shtyp të Angela Merkel-it me kryeministren e Serbisë, kancelarja gjermane deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, por zgjodhi të përgjigjej kështu:

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman.

Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninen e Veriut, ashtu dhe për Shqiperinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë, dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim,” deklaroi Merkel.

2 komente në “Merkel “vulos” negociatat: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë”

  1. aaaaaaaaaas says:

    Po ky , ku ka fjetur që i është rrudhosur kostumi në këtë mënyrë, posht urës.

  2. ALBAN DEGA says:

    E PARA “GRUA SHTETI” NE BOTE – ANGELA MERKEL

    – Nje shembull per tu ndjekur nga cdo lider
    e politikan boteror

    – Kryevendi i nderit ne fillim te ketij mijevjcari !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ish- lidere e rinise komuniste gjermano-lindore sot “ Zonja e Celikte” e demokracise gjermane.
    A ka deshmi me te fuqishme e fuqise magjike te demokracise se vertete !?
    Cili eshte mesimi i madh i rruges se saj te jetes politike ?
    Ideologjite, partite, njerezit jane te perkohshme, vdekatare me turp apo me nder!
    Populli, shteti, kombi jane te perjetshem sa te kete Toke ne Gjithesi .
    Cdo njeri ka te drejten dhe deshem apo nuk deshem ndryshon .
    Para se te jete demokrat apo komunist, socialist apo antisocialist…. miliarder apo i mjere, shkencetar apo lopcar… njeriu duhet te jete njeri !
    Nje nga keta shembuj vigan eshte Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanise.
    Pse ?
    Sepse si dje edhe sot brenda shpirtit, mendjes, qenies se saj fizike dhe morale ishte njerzilleku, morali njerezor, dashuria per popullin dhe shtetin e saj, mendesia demokratike.
    Jane te rralle shembuj me te forte te fuqise magjike te demokracise se ai i “ Zonjes se Celikte” te Gjermanise,
    Nga lidere e nje organízate te ekstremit te majte komunist ne udheqese e shquar e nje partie te djathte qe e lartoi edhe emrin e saj duke lartuar e begatuar shtetin e popullit te vet.
    E jo vetem te tyre, por edhe te miliona imigranteve e refugjateve lufte nga Afganistani, Iraku, Siria …. e deri edhe nga Shqiperia.
    Udheheqes te tille te medhenj e bejne edhe me te madh edhe me te fuqishem, edhe me te nderuar e respektuar jo vetem popullin e shtetin e vet por edhe mbare Boten.
    “ Zonja e Celikte” e Gjermanise, Angela Merkel eshte shembulli me i ndrituar i politikes boterore eshte lulja rrezatuese e demokracise se vertete pa gjykime e paragjykime ideologjike e raciste.
    Angela Merkel eshte shembulli per tu ndjekur nga cdo politikan e lider shteteror e boteror!
    Mirenjohje, respekt, nderim pa kufi per Kancelaren alias “ Zonjen e Celikte” dhe te paren“ Grua Shteti” te mirefillte ne Bote sot e per shume kohe.
    Angela Merkel ka fituar tashme vend te arte ne Panteonin e liderve me te shquar te Botes dhe kryevendin e pare te tyre ne fillimin e minevjcarin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje