Historiani Christoph Dieckmann shkruan se pas një vizite në Shqipëri ka mbetur i tronditur nga mungesa e gatishmërisë për të trajtuar krimet e komunizimit dhe dënuar kriminelët. Ai tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22-vjeçare – vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz.
Nga Enver Robelli
Së fundi kanë qëndruar për vizitë në Shqipëri 20 shkencëtarë gjermanë, të cilët merren me trajtimin e së kaluarës. Qëllimi i vizitës ka qenë që me palën shqiptare të krijohen kontakte për bashkëpunim. Shkencëtarët kanë vizituar kampet e internimit në Spaç dhe Tepelenë, kanë qëndruar në Shkodër dhe kanë diskutuar me të mbijetuar të diktaturës së Enver Hoxhës. Pas kësaj vizite historiani Christoph Dieckmann ka shkruar një tekst të gjatë në gazetën DIE ZEIT të Hamburgut mbi historinë e Shqipërisë në shekullin e XX dhe trajtimin e së kaluarës komuniste – ose thënë më mirë: mungesën e gatishmërisë për të trajtuar krimet e komunizimit.
Dieckmann përshkruan fillimisht një vizitë në Spaç, dikur minierë e bakrit dhe qendër e kampit më të tmerrshëm të shfarosjes të ndërtuar më 1968 nga regjimi i Enver Hoxhës. Dieckmann e quan Spaçin «kamp përqendrimi». Në minierën e Spaçit punonin 1400 të burgosur. Më 1973 dhe 1985 në Spaç u shtypën dy kryengritje të të burgosurve. Shtatë udhëheqës të revoltës u vranë. Në vitin 1990 kampi u mbyll, më 2009 qeveria vendosi që në Spaç të hapë një muze. As sot e kësaj dite ky muze nuk është hapur. Fabian Kati, njëri nga të burgosurit në Spaç, thotë se shoqëria shqiptare nuk e sheh të domosdoshme të merret me trajtimin e diktaturës komuniste. Përse ishte dërguar në burgun e Spaçit Fabian Kati? Sepse me një antenë «kundërrevolucionare kishte dëgjuar pop-muzikë», e cila nga regjimi konsiderohej armike e klasave. Kati kishte përkthyer edhe tekste të këngëve, ky ishte mëkati i tij i radhës.
Historiani gjerman Christoph Dieckmann citon ish të burgosur të cilët thonë se një e treta e shqiptarëve janë përndjekur nga regjimi, Spaçi ka qenë Auschwitzi ynë, thotë një tjetër, dhe njëri shton: Auschwitzi u çlirua pas tri vitesh, Spaçi tek pas disa dekadave. Dieckmann përshkruan me ton telegrafik vërtitjen e Shqipërisë komuniste nga aleanca me Bashkimin Sovjetik te thellimi i raporteve me Kinën. Më 22 nëntor 1967 Radio Tirana njoftoi se Shqipëria ishte shpallur shteti i parë ateist në botë. 2035 objekte kulti u shkatërruan apo iu ndërrua destinimi, dinjitarët fetarë u vranë apo internuan, lutjet dënoheshin me masa drakonike. Mes alpeve shqiptare dhe Detit Jon u ndërtuan 173 mijë bunkerë. Shërbimi sekret Sigurimi nuk ndalej së zbuluari armiqtë klasorë, më 17 dhjetor 1981 kryeministri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në shtratin e tij. «Kur vdiq Enver Hoxha më 1985, ai la pas vetes një vend invalid, krejtësisht të izoluar. Pas autokratit pushtetin e mori zëvendësi i tij Ramiz Alia, pas diktaturës personale erdhi oligarkia partiake», shkruan Dieckmann.
Pushkatimi i Nikolai Çausheskut dhe gruas së tij në Rumani më 1989 i frikësoi komunistët shqiptarë, të cilët lejuan themelimin e partive politike. Më 1990 u themelua Partia Demokratike. Dieckmann shkruan: «Demokratët e rinj nuk kishin një Havel apo një Valensë. Ata nuk rridhnin nga skena e disidentëve, as nga lëvizja sindikale, as nga kisha e distancuar nga regjimi, as nga grupi i kuadrove të ekzilit. Të gjithë vinin nga sistemi i mbyllur, të gjithë ishin edukuar në frymën komuniste. Ky është totalitarizëm. Sot të dy partitë funksionojnë si sisteme klanore dhe klienteliste. Në Shqipëri qarkullon një maksimë: të majtit janë më të djathtë se të djathtit dhe e kundërta».
Historiani gjerman Christoph Dieckmann tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22-vjeçare – vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Ajo sot është martire e kishës, martirë janë edhe 36 priftërinj dhe një imam. Vetëm në Shkodër regjimi burgosi 2890 njerëz, 601 i vrau, 136 vdiqën nga torturat. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz. Pjerin Mirdita, i cili drejton një qendër memoriale në Shkodër, thotë se vrasësit e kohës së diktaturës as nuk përmenden, as nuk ndiqen penalisht. Nga vullneti i arsimtarëve varet nëse ata e tematizojnë diktaturën e Hoxhës në shkolla. Sipas Pjerin Mirditës shumë njerëz në Shqipëri kanë qejf të flasin për të arriturat e vendit në periudhën e Luftës së ftohtë. Pleqtë duan të harrojnë.
Rrugës për në Tepelenë, shkruan Dieckmann, shihen gra me shami të bardha duke punuar arat, burra me gomarë duke medituar, djem mbi mure duke përshëndetur me dorë, minare dhe një pikë karburanti, ku mes pastës së dhëmbëve dhe marmelatës së fikut gjenden CD me këngë që e lavdërojnë Enver Hoxhën. Tepelena, sipas historianit gjerman: para muzeut një përmendore e Ali Pashë Tepelenës, në muze kiç partizan, përfshirë një dhomë në kujtim të diktatorit Hoxha. Një pikturë revolucionare e paraqet atë duke e edukuar popullin, lart mbi luginë dhe lumë. Në Tepelenë Simon Mirakaj tregon historinë e tij: si u internua si fëmijë në kampin e Tepelenës, si pa dhe përjetoi vuajtje, vaj e vdekje – dhe Ilda Themeli, përkthyesja e shkencëtarëve gjermanë, kërkon një pauzë, sepse duhet të qajë.
Shumica e të internuarve në Tepelenë nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, nuk ka dokumente për kampin e Tepelenës, s’ka as fotografi, ekzistojnë vetëm disa vizatime dhe tregime të të burgosurve. «Arkivi i diktaturës së Shqipërisë janë kujtimet e familjeve. Organizatat e viktimave punojnë të ndara në rajone, janë të fragmentuara, nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk ka diskurs kombëtar mbi diktaturën ose konsenzus mbi historinë», shkruan Dieckmann.
Në fund të vizitës Dieckmann flet edhe në emër të kolegëve të tij gjermanë, kur thotë: jemi të tronditur kur shohim se deri më sot në Shqipëri autoriteti i dosjeve të Sigurimit ka përpunuar dhe miratuar vetëm 1500 kërkesa për zbardhjen e dosjeve. Ligjin përkatës e ka miratuar qeveria socialiste e Edi Ramës, opozita demokrate nuk ka votuar, shoqatat e viktimave e quajnë ligjin «demagogji». Shqipëria, shkruan Dieckmann, është planet tjetër, s’mund të krahasohet me Gjermaninë e cila pas bashkimit është ballafaquar me të kaluarën komuniste të Gjermanisë Lindore.
popull plehre,sa me shume tja gjakosesh sumen aq me shume harron………………….
Ti qe nuk haron me sa duket e shijoke shqyerjen e bythes ……..
Plehr e rracdem qe shkruan idiotsira. Ne 1997 u vran per nje vit mbi 3500 persona. Debil gazetar
Tek plerat Komuniste qe mbyllin syt tek realiteti i se shkuares dhe tek “patriotat” Sunit doja te kujtoja edhe nje here, qe …
###
Ate qe ka bere Shqipua tek Shqiptari nuk e ka bere as Serbi as Greku dhe as SS Gjerman por vetem Turqit Otoman per 500 vjet rresht dhe kopilat e sotem Enver, Mehmet, Kadri, Fecor, Hasbi, Ramiz ..
###
Eshte Turp qe keto krime te hulumtohen dhe studiohen nga te huajt dhe te mohoen nga Shqipot.
@Flm. Ore idiot otoman nuk kane qene vetem turqit por dhe gjyshi yt me 20 breza para tij. Otomanizmin e kane udhehequr shqiptaret. Akoma me filmin Skenderbeu ti??!! Qe doli jashte mode sapo u xhiru. Nuk zgjati as nje vit neper kinema.U ndalua te shfaqej nga genjeshtrat e pafundme qe ishin aty.Paske ngelur femije nga mendja.
Cka pretnmgabky milet qe adhuron anadollin,Enverin e Saliun
Nè mbyllje gjermani i nderuar thotè : Gjermania pas bashkimit èshtè ballafaquar me tè kaluarèn e Gjermanisè Lindore ! Robelli a mundeni tè sqaroni historianin se edhe Ne shqipètarèt pas bashkimit do tè bèjmè tè njèjtèn gjè ! Nuk e bèmè vetèm nga mungesa e bashkimit, se pas bashkimit do tè bèjmè shumè mè tepèr…. Tung !
Marie Tuci ishte nje SPIUNE e ndyre e banditeve te Gjon Markagjonit dhe mori denimin e merituar si KRIMINELE! Nga spiunimet e saj erdhen vrasjet e 5 heroinave te Mirdites, te ekzekutuara nga banda e Markagjonit!
VDEKJE SPIUNEVE TE REAKSIONIT!
Z. Robelli.- Ate cka ka konstatuar gazetari gjerman Dieckmann eshte nje nga realitetet me te hidhura te historise se shqiptareve ne luften e stergjatur te vellavrasjes nga regjimi i Hoxhes . Komunizmi allashiptarce i regjimit diktatorial i shtrire ne vite e vite dha pasoja shkaterruese-degraduese ne mentalitetin shqiptar. Eshte nje degradim i gjithanshem qe ka filluar dekada para viteve 90 dhe do te vazhdoje me dekada edhe pas viteve 90. Arsyeja eshte shume e thjeshte;-Ne kete vend duhej qe ndryshimi nga regjimi ne demokraci te behej jo ne menyren e Ramiz Alise por ne menyren e Rumanise e cila sot eshte nje vend ligj-zbatues ku vertet ndjehet ndryshimi dhe zhvillimi . Dhe ketu gjerat rregullohen shume lehte vetem se duhet nje dore e hekurt qe te veje rendin dhe te sbatoje ligjet.Po per fatin e keq te shqiptarve ketu nuk ka burra (me RR te madhe) te zote,te mencur e patriote qe vertete ta duan kete vend.Sa keq qe gjerat vazhdojne te tatpjeten.
Eshte jo vetem e turpshme te krahasosh krimet ne Ausschwitz me ato te regjimeve komuniste kudo qofshin ato. Eshte perpjekje qesharake per te gjetur barazpeshe me monstruozitetin hitlerian.
Ke te drejte Lani, komunizmi ishte/eshte me i eger dhe me mizor, murtaja nisi ne 1917 dhe ende vijon ne Kore te Veriut, Kine etj. Ju dhjefsha xhaxhin e birin e tij Saliun.
O Lani gjermani bëri vërtetë shumë krime makabre por nuk ua bëri vëllezërve të vet. ..qoftëlargu enver bashk me langonjtë që e ndiqnin masakruan popullin e tyre. ..si sju vjen turp që vazhdoni dhe na e servirni përditë këtë halenë. .përditë media shqiptare servir qoftëlargun enver. .është bërë si puna e asaj gjellës bajate që e nxjerr nga frigoriferi dhe e servir në tavolinë..por kjo gjellë nuk haet e nuk kapërdihet me asgjë sepse nuk është e gatuar me dëshirë dhe dashuri por është gjellë e helmuar e gatuar me intriga dhe dhunë brutale. .do vijë dita që këto reklamat që vazhdoni ti bëni qoftëlargut do tu kthehen në bumerang dhe ndofta atëherë do dali një forcë tjetër politike dhe nuk do tallet me plagët që qoftëlargu i hapi këtij populli. .do ta lëri të harruar atje në ferr. .marrtë me vete edhe hienën nexhmie. .
@lani
Po shan muti kaken…
O rrobell torobell, je pjese e rraces me te felliqur kosovare, vetem nxini, jeni pjese e erresires kombetare.
Po na beni te urrejme dhe pjesen e ndereshme kosovare.
Po shkruani histori negative per popullin kosovar, bashke me paramilitaret, qe kane djegur dhe duan ta djegin historikisht kete
vend, qe s’ka per t’u bere ndonjehere i juaji.
O Shaqo o sunit i pist komunisti …
Keto te verteta i thone studiuesit Gjerman, Robelli vetem na i transmenton.
###
– Ausvici Gjerman zgjati 3 vjet, Ai Shqiptar 40 vjet.
– Shqiperia eshte planet tjeter, nuk mund te krahasohet as me Gjermani as me Greqi dhe Europ, qe jane ballafaquar me te kaluaren.
….
###
Keto jane disa nga te vertetat qe nuk mund ti honepsni, sepse jeni pjese e ketij mentaliteti kriminal.
“Timoni” i ndryshimit ka rene ne duart e Europes po kthehet (ndonse me veshtiresi) ne drejtimin e duhur, kjo eshte ajo qe ju shqeteson.
PARAMILITARET KOSOVARE DO DIGJNIN PARLAMENTIN.
PARAMILITARET E FARKUT GRUSHT SHTETI NE 98.
PARAMILITARET E XHAFER DEVES VRANE 84 BURRA ME 4 SHKURT 44.
…Do edhe te tjera ti dhe torobelli…
…Lexo cfare kam thene.
Se gjermanet, italianet e franceze apo spanjolle e angleze atehere kane shkruar edhe gjera shume te mira per Shqiperine.
#flm
O kokeqyp qe flet kodra pas bregut. Te hengsha historine qe paske mesuar neper mejhane. Ne luften e pare boterore or poc kane vdekur gati 30 milione njerez, ne te dyten supozohet 80 milione ( ne tere boten). Te dyja i ke dhurate nga idhujt e tu gjermane. Keta te fundit po te na kishin pushtuar si Polonine, qe ne 1939, sot thjesht s’do ekzistoje. Po meqe ti je historian i shekullit e rishkruan historine sipas qejfit. Perse more pishtar i demokracise, qe nuk duron dot padrejtesiste, perse nuk denon ato skemat piramidale, cubat e Azemit qe terrorizonin vajzat e Tiranes, ata banditet qe rrembenin vajzat per t’i bere prostituta neper Europe, ’97, Gerdecin, 21 janarin??? Perse???
Asgje te re nuk ka ketu.
O DIKERMAN duket se je nje ufo.Ti me shoket e tu denoni me se pari Hitlerin tuaj sepse ai u be shkak per gjakosjen e mjerimin e popujve te Europes.Ne ka komb qe duhet te mbyll sqepin per vuajtjet e krimet kunder njerezimit jeni ju dojcet.Enveri qe e do te mbete perjete
figura me e ndritur ne historine e popullit tone.Shko andej nga Afrika e mos u merr me shqipetaret qe jane themeli i ketij kontinenti.
Enver Hoxha ka shume per tu share. Por te thuash qe ai e beri vendin invalid eshte te kesh rrjedhur nga trute. Apo mos ta njohesh as Shqiperine, as kohen kur ka sunduar Enver Hoxha. Ai e transformoi teresisht dhe rrenjesisht kete vend qe kishte mbetur si ne mesjeten e hershme. Dhe kjo nuk mund t’i mohohet. Sistemi ishte diktature e paster dhe mizore, por njelloj si Hitleri qe e ktheu Gjermanine ne nje superfuqi te kohes, edhe Enveri i ktheu neandertalet ne njerez. Asnje sistem tjeter dhe asnje person tjeter nuk mund te kryente ato transformime radikale qe ngjane ne kohen e Enver Hoxhes. Te tjerat jane llafe.
E di si eshte puna o katarakt, po te ishin ato transformime aq rrenjesore sa thua ti, si nuk ka mbetur as nje gjurme sot nga ato? (Ndofta pervec nja dy a tre hidrocentraleve)
Keta gjermanet paskan mbaruar pune me holokaustin dhe hane hedhur nga Shqiperia….
po emer ka ky shefi I sigurimit? me te gjitha u moren komentuesit vec me monstren jo.
Ai Enveri qe ju doni ta ngrini lart ne histori e ktheu te gjithe popullin shqiptar me politikat e tij ne spiune dhe hajdute. nuk kishte shqiptar qe te mos vidhte ne vendin e punes ku punonte per te siguruar buken e gojes qe dulla ja kishte hequr ,dhe nuk kishte shqiptar qe te mos bente spiunlliqe per te siguruar vendin e punes dhe disa prej tyre (1200 )per ndonje lek me teper.
O Tore…. E paske goditur emrin….Pabesine e ka ne gjak soji juaj dhe doemos i pergjithesoni te gjithe dhe tere mileti ju duket si vetja. Sala jot nga Vicidoli e beri kete vend parajse? Kush e shkaterroi industrine, kush i vuri flaken vendit ne ’97, kush ndoqi politika anti-shqiptare dhe filosllave? Ja pra heroi yt, Prof.Dr. SRB! Paske vuajtur per buken e gojes ti ne kohe te xhaxhit, po sot nuk ke ku gjen nje vend pune, ore jelekverdhe uzurpator i Astirit… Ty te rrofshin 1000 lekshat qe ju jep Klevisi neper protesta…
Lexon dhe nuk dëshiron as ti marresh nëpër mend gjerat që dikush ka mundë ti bejë.
Thjeshtë bisha me formë njeriu.
Keto “heroizma dhe vepra madhore” te Dulles tregoja Albin Kurtit, aspirantit te denje te Adem Demacit dhe “komandanteve legjendar”, tash lider politik te Kosoves qe paten dhe akoma e kane idol Dullen
Na doli xhiro ca dite neper shqiperi ky gjermani dhe tani na ben referate. Me e forta eshte kur flet per demshperblime…. sa demshperblime ka dhene gjermania per krimet monstruoze te luftes se pare dhe te dyte? Mos te flasim pastaj per bemat e kesaj rrace qe nga shkaterrimi i Romes dhe me rradhe. Kjo lloj specie behet shume e rrezikshme kur fillon dhe i pelqen vetja por ska nga ja mban se si gjithmone do tjua kallzoje arat inglezi me rusin.
Shpifje kjo eshte shpifje.
ENVER HOXHA VRAU JO VETEM MURGESHEN E MIJERATE TJER QE ME VON U RIVARROSEN. ENVERI VRAU GJITH FSHATARESIN ME LODHJE E URI BILES I TRAJTONTE SI COBANI LIK E BUDALLA QENIN QE RUAN NAT E DIT BAGETIT DHE KURR NUK KUJTOHET TI JAP NJE THEL MISH APO NJE KUP QUMESHT EDHE FSHATARET PRODHONIN PRODUKTE BLEGTORALE. VAJ ULLIRI E GRUR POR TE GJITHA DOREZOHESHIN NE SHTET ME DETYRIM PER QYTETARET, KURSE FSHATAREVE U JEPNIN VETEM NJE KILE BUK MISERI PER PERSON NE DIT DHE NJE LITER VAJ KIKIRIKE PER FAMILJE NE MUAJ ME KETO USHQIME PUNONIN SHTAT DIT NE JAV SA SBARDHTE DERI SA ERREJ PER DHJET LEK. ME GJITH KETO E TE TJERA PA MBARIM, GJERMANET NUK KAN TE DREJT TE FLASIN PER KRIME TE TJEREVE SE KRIMET E GJERMANEVE JANE EDHE ME TE RENDA SE GJITH KRIMET (SE BASHKU) QE KANE NDODHUR NE HISTORIN E NJEREZIMIT.