Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tallet me premtimet Bashës: Do rrëzoj Ramën 4 herë, do bëj dhe 5 marrëveshje me të. Po u nxeha, do këndoj Internacionalen

18 Shtator 2019, 19:07Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri iu kundërpërgjigj me ironi kreut të PD-së Lulzim Bashën për deklaratën në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura se do të rrisë pagën minimale në 300 € gjatë 6 muajve të parë që PD-ja do të jetë në pushtet.

Kritiku i liderit të PD-së ‘’shfrenoi fantazinë’’ duke premtuar se nëse do të bëhej kryeministër do të rriste pagën minimale në 637 € dhe do të bënte marrëveshje me Ramën për t’i lënë pushtetin.

Postimi i Edvin Kullurit:

Sapo të bëhem kryeminister do vendos pagën minimale 637 euro! Do shkatërroj oligarkët (sapo tu marr dhe pak lekë baxhanaku), do bëj autostradën Selanik-Milano, do rris çmimin e kungullit me 85 dollarë kg dhe do ul çmimin e naftës me 12 leke litrin! 

Si do i arrij këto do pyesin njerezit?! Hic, kam dëshirë dhe dëshirat nuk i ndalon dot askush dhe asgjë! Ja kaq është! 

Por, më parë do e rrezoj Ramen 4 herë dhe do bëjë 5 marrëveshje me të që të më lërë vetë pushtetin! 

Se po u nxeha do këndoj internacionalen me megafon dhe të gjejë vend e të futet!

Çfarë deklaroi Basha në Kongresin Bashkimit të Sindikatave të Pavarura:

“Deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda 6-mujorit të parë të qeverisjes masën e rrogës minimale në nivelin e 300 € dhe brenda 4 viteve 400 €”, deklaroi Basha në Kongresin e Sindikatave të Pavarura.

2 komente në “Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tallet me premtimet Bashës: Do rrëzoj Ramën 4 herë, do bëj dhe 5 marrëveshje me të. Po u nxeha, do këndoj Internacionalen”

  1. Zzz says:

    Bravo shtz basha je I madh, sikur paguan ta beje 10,0000 evro ne, muaj do ishe I modh si tu dhe partia jote nacionaliste

  2. Jimi says:

    Rama! Meqense Lulja shpalli ankandin e rrogave, une them qe ti te japesh oferten tende. Brenda gjashtmujorit qe Luli pretendon, ti t’i besh rrogat jo 300, por 400 $ dhe deri ne 2021 t’i ngresh deri ne 1000$. Pse t’mos i besh, cfare ka Lulja me shum se ty?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje