Pezullimi i pedagogut të ekonomikut në Elbasan i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës duhet të shoqërohet me një hetim të plotë të rastit.
Ndërkohë që Denis Himçi është shoqëruar në polici me akuzën e korrupsionit, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kërkon që drejtësia të veprojë në këto raste për të nxitur denoncimin e tyre. Sipas një sondazhi një në katër student pranon se është ngacmuar seksualisht nga pedagogët.
Rektorati i Universitetit të Elbasanit njoftoi pezullimin nga detyra të pedagogut, Denis Himçi, i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës.
Njoftimi erdhi pak orë pasi pedagogu 36-vjeçar i ekonomikut u shoqërua në polici për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Por të pyetur nga Ora për këtë temë studentët në Elbasan pranojnë se fenomeni ekziston, por shtojnë se një sjellje e tillë nuk është zgjidhje për studentët që nuk mësojnë.
” Është përgjegjësi edhe e vetë studentëve, nëse do ta shohim pak më thellë këtë. Sepse ka edhe studentë që tentojnë të afrohen vetë me pedagogët për shkak se e marrin pak me dembelizëm të mësuarin”
Rasti i fundit në Elbasan duket se rikonfirmon një sondazh të kohëve të fundit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku është konstatuar se një në katër studentë ka pasur kërkesa për favore seksuale.
“Në katër universitete publike ku Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë disa veprimtari ndërgjegjësuese me studentët, por ka realizuar edhe një anketim me këta studentë ka rezultuar që kampioni i anketuar është përgjigjur në 26.1% të rasteve ose e thënë ndryshe 1 në 4 studentë se kanë qenë viktimë e kërkesave, apo presioneve për favore seksuale nga pedagogët e tyre”
Drejtoresha ekzekutive Erisa Skëndaj thotë se pas publikimit të këtij rasti drejtësia duhet ta trajtojë ngjarjen me seriozitet në mënyrë që të nxisë denoncimin e abuzimeve të tilla edhe në të ardhmen
“Të përçohet vërtet mesazhi i duhur për këta të rinj që kanë guximin të denoncojnë këto çështje, se personat që i kryejnë, pra pedagogët që kërkojnë favore seksuale të ndëshkohen konfom ligjit pa asnjë lloj tolerimi, apo padrejtësie për viktimën”
Sipas sondazhit, institucionet kryesore tek të cilat studentët besojnë se mund të mbështeten për denoncimin e korrupsionit janë Dekani, Rektori dhe Media.
Denoj cdo akt biles akoma dhe mendimin qe nje profesor mund te beje per te plotesuar orekset e tij te semura…porrrrr
Q.heni qe qi.eni me cdo cun qe u blen 2sufllaqe…profesori pse jo?!
Nuk ka profesor qe nje te shkelqyere ti kerkoi favore…
Po ti me 5 ku vete??!!!
Apo do hapesh kembet per tu punesuar ne shtet????
Na kini nxire jeten!
Epo moj çupe e mbare, populli thote: – kush nuk ka koke, ka kembe…..-
Boll u qate nga pedagoget alabake, kush ka koken plot, e nuk shkon ne universitet kot, nuk ka pedagog qe ja lyp! Mund te te haje noten po ishte pervers, po nuk te ngel dot! Po ju doni te çani jeten me ato qe ju ka falur nena natyre, dhe ketu keni mungese informacioni, e nisni studimin e anatomise per se mbrapthi!
Po cuditem me Elbasanasit! Kur keshtu kane fillu me gjujt per femra? Apo ju ka qellu qe te gjithe studentet meshkuj te jene mire ne mesime, e keshtu nuk ju a lypin dot? Ka shume gjasa qe femrat studente ti sajojne keto lloj historish seksuale.
elbasani vend perversish
petagogu is figure publike the nuk duhet te bjere victime e ketyre fenomeneve Jo me te behet protogonist Nje shprehje thote bushtra qe tund bishtin qente i vene pas Edhe keta studente duhet te perjashtohen nga university Si mund te behen kuadro keta njeres me kete moral Secili ng ne ka femije dhe nuk deshirone qe te edukohen nga kete kuadro te ardhshem
Kjo puna e ngacmimeve ka ekzistuar qe ne kohen e regjimit komunist. Si duket pedagoget qeflinj ishin servila te shefave te departamenteve apo dekaneve dhe arrinin ta mbanin vendin e punes.
Kohet kane ndryshuar. Le te hapet nje faqe ne rrjetet sociale ku te behen denoncimet, mundesisht me prova te pedagogeve qe abuzojne me studentet.
Mjaft me me pedagoge, shefa, drejtore manjake, te cilet JASHTE DESHIRES SE VARTESVE APO STUDENTEVE abuzojne seksualisht me postin qe u eshte besuar.