Avokati i njohur: Vendimi i sotëm s'ka asnjë efekt, edhe po u dënua Tahiri nuk shkon në burg

19 Shtator 2019, 17:43Kronika TEMA

Avokati i njohur Saimir Vishaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News24” foli në lidhje me procesin gjyqësor të Saimir Tahirit.

Vishaj deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë për Tahirin duhet pritur i qetë, për shkak se nuk ka asnjë efekt juridik.

Ai shtoi se Saimir Tahiri aktualisht është i pandehur, pra i dyshuar dhe nuk është provuar fajësia e tij.

“Si avokat, nuk mund të paragjykoj një vendim. Duhet të presim vendimin e gjykatës.

Çdo lloj vendimi që do të dalë sot, nuk është i formës së prerë, nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike.

Nëse vendimi ankimohet për 15 ditë ose 45 ditë sipas ligjit të ri, do jetë i lirë. Le ta presim të qetë këtë vendim të Shkallës së Parë.

Zoti Tahiri aktualisht dyshohet, askush nuk mund ti thotë fajtor, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë”, tha Vishaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje