Gazetari tregon kush e vrau Santiago Malkon: U paguan 300 mijë euro, lufta sapo ka filluar. Ja 8 emrat në kërkim

19 Shtator 2019, 18:48Kronika TEMA

“Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua në kryeqytet në fund të gushtit nga vrasës me pagesë nga Vlora me porosi të grupit Duka”.

Kështu deklaroi gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha në studion e emisionit ’45 Minuta’, ndërsa nxori edhe tetë emrat e personave që janë në kërkim për ekzekutimin mafioz.

“Në kërkim janë; Leonard Duka, Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni dhe tre të tjerë që besoj se është shpejt akoma për t’i nxjerrë tani.

Një person me nofkën ‘Docka’, si është e mundur që qarkullon i lirë dhe nuk është kapur?” theksoi ai.

Por kush është ky grup kriminal? Artan Hoxha rrëfen se Malko u tentua që të ekzekutohej nga ky grup kriminal në datë 8 prill të këtij viti, por ngjarja u parandalua, pasi u godit nga policia duke prangosur disa nga anëtarët që po lëviznin me një BMW seria 7 me targa ruse, por që më pas u liruan nga gjykata.

Hoxha akuzon se ky grup mafioz në Tiranë arriti që të korruptonte drejtësinë duke paguar çerek milioni euro.

“Gushti shkoi me ngjarje janë vranë bosë të grupeve kriminale, kanë dalë të rinj, që janë shumë aktiv dhe të ashpër, kanë potencial të madh monetar dhe aktivitetin kryesor e kanë jashtë, në Shqipëri mbledhin kufoma.

Do të kemi mundësi në vijim ta shpjegojmë edhe me detaje. Santiago Malko është përfshirë në shumë episode.

Vrasja e tij krijoi një problem të ri në Tiranë, kemi hyrë në një fazë të re, është vetëm fillimi i një serie ngjarjesh.

Kjo duhet të jetë cështja primare, pasi paralajmëron një seri ngjarjesh, që uroj mos të ketë pasoja te njerëzit e pafajshëm.

Në rastin konkret. Deri tani rezulton të jetë vrasje me pagesë. Tetë muaj para, agjencitë ishin në dijeni duke vendosur shpërblim për vendndodhjen e tij.

Në prill, në 7 apo 8 prill kapet një grup para se të ekzekutonte një person, objektiv ishte Santiago Malko, atëherë u kap një BMQ seria 7 me targa ruse. Ky grup që u bë zhurmë u lirua në një kohë të shkurtër.

Nuk e di si prokurorët hodhën poshtë provat. U pagua një çerek milioni euro që ai grup të ishte në rrugë” tha ai.

Pesë muaj pas daljes nga burgu ky grup që merret me trafik kokaine dhe lëndë të tjera narkotike, thotë Artan Hoxha ekzekutoi ish-policin duke paguar 300 mijë euro për vrasësit që janë nga Vlora dhe që më parë kanë qenë të përfshirë në dy ngjarje të tjera.

“Pas 5 muajsh kemi vrasjen e Santiago Malkos. Janë tre makina në vendin e ngjarjes, që janë përdorur. Një atentat që ka 8-10 persona të përfshirë. Autorët operuan me tre mjete.

Kjo do të thotë se goditja e Malkos ishte prioritet, për atentatin rezulton se u paguan 300 mijë euro, vrasësit dyshohet se janë nga Vlora dhe dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Edison Harizajt dhe të njëjtët që goditën Ferdinand Llanajn në Vlorë.

Pra kemi porositët dhe ekzekutorët. Në atentat kanë qenë ekzekutorët në vete dhe ndihmësit, pjesa e grupit organizator për ti ndihmuar që të mos dështonin. Për grupin, Santiago Malko duhet të ekzekutohej” tha ai.

1 komente në “Gazetari tregon kush e vrau Santiago Malkon: U paguan 300 mijë euro, lufta sapo ka filluar. Ja 8 emrat në kërkim”

  1. Malavita says:

    Shqiptare bythqira jane te forte vetem me njoni tjetrin para mafieve te huaja jane lepra ja fusin k.. Edhe ne goje ketyre legenave bojne te fortin vetem. Me shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje