Jari sqaron demokratët për “paramilitarët e Rambos” nga Kosova

19 Shtator 2019, 20:48Antena TEMA

Pas zhurmës që po bëhet mbi një grup paramilitar nga Kosova që do digjnin Kuvendin më 8 qershor, shumë demokratë janë të mërzitur me Ilir Metën pse nuk i la ta digjnin Kuvendin.

Jari vendoi t’i sqarojë si ishte ngatërruar kjo punë.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

E vërteta mbi grupin paramilitar nuk është ashtu siç duket. Po qe se do ishin vërtet Meta do ti kishte lejuar, por ka ndodhur një keqkuptim.

Meta e ka zakon që thërret gazetarë për dreka dhe i instrukton për shkrime që të trembë Ramën. Dhe këtë gjë e ka bërë disa herë nga fundi i majit deri në fillim të qershorit.

Ju i mbani mend paralajmërimet e “Koha Jonë” për luftë, për gjak, për prerje kokash, për kosovarë që do vinin në Tiranë, për laçianë që do marshonin nga Paskuqani etj.

Po ashtu keni parë njoftimet vizionare të Çim Pekës për këtë gjë, ndërkohë që fotografohej me “Rambon”.

E vërteta është se SHISH i Edvin Ramës, i ka vënë në përgjim këta gazetarët dhe këta për t’u dhënë zemër demokratëve, kanë pas folë në telefon gjëra të tipit: “E kemi rregullu me Rambon”, “do vijë Rambo” “Meta ka taku Rambon”, “Rambo do djegë Parlamentin”, “Rambo i ka thënë me 200 vetë e djegu krejt”, dhe gjera të tilla.

SHISH ka mendu që duhet të jetë ndonjë njësi speciale me një “Rambo” në krye.

Në fakt Çim Peka i thotë “Rambo”, Ramush Haradinajt dhe për t’u dukur si njeri i afërt me Rambon e Metën u ka folur njerëzve kështu gjërash.

Kur SHISH i ka marrë të vërteta këto dhe ia ka çu Metës, ai e ka kuptu skemën dhe ka anuluar zgjedhjet me këtë rast, pasi e dinte që “Rambo” s’ka ndërmend me bë gjë.

Ndaj të dashur demokratë mos e merrni inat Metën. Nuk është se nuk e la “Rambon” ta digjte, por s’kishte fare Rambo në këtë histori. Po shyqyr e përdori për një punë të paktën dhe ja vlen që e merr Çim Pekën me vete në çdo takim me “Ramon” nëpër stane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje