Rama fton investitorët italianë në "parajsën e taksave"

19 Shtator 2019, 18:11Ekonomia TEMA

Të enjten, kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar “Ekonomia blu e Mesdheut, Mundësi zhvillimi e bashkëpunimi” në panairin Fiera del Levante të Barit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka ftuar sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri, duke theksuar: “Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa qenë të terrorizuar nga taksat e burokracia. Gjithë ato që ëndërronit të kishit kur dëgjonit të fliste miku im i dashur Berluskoni, i gjeni në Shqipëri: një vend pothuajse pa taksa.”

Ai bëri publike dhe ofertën tërheqëse për investitorët e huaj, duke theksuar se Shqipëria është një parajsë tokësore për taksat, duke thënë: “Kush investon sot në Shqipëri në turizmin me Yje , ka të garantauar për 10 vite një aktivitet pa asnjë taksë si dhe TVSH në 6%”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama i është referuar raporteve miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke u shprehur: “Pa Italinë, tha ai, Shqipëria nuk do të ishte aty ku ndodhet sot.”

Në lidhje me fokusin e Forumit, kryeministri shqiptar tha se “ekonomia e detit është një zbulim i ri për Shqipërinë, deti Adriatik është lidhja natyrale me Italinë e veçanësirsht me rajonin e Puglias e së bashku duhet të bashkëpunojmë për të zgjeruar këtë hapësirë turistike.”

Në lidhje me këtë rajon, Rama u shpreh se: “ekziston një dëshirë e madhe për të forcuar lidhjet me rajonin e Puglias pasi e shohim si një rajon i dijes. Kemi një interes të madh të krijojmë lidhje mes botës universitare, në kërkimin shkencor e në shërbimin shëndetësor.Për të gjithë investitorët italianë e në veçanti për ata puliezë, dyert janë të hapura në Shqipëri

Kryeministri Rama, gjithashtu, informoi Forumin se në Shqipëri numri i turistëve vjen vit pas viti në rritje, duke shënuar gjatë 4 vite të fundit një dyfishim deri mbi 6 milionë turistë në vit.

1 komente në “Rama fton investitorët italianë në “parajsën e taksave””

  1. lym alla says:

    pa tjeter parajsa e taksave, puntori paguhet 200 mij leke te vjetra, ska te drejte te ngrej zerin, ska te drejte te shkoje te sindakatat, ska te drejten ex roges se 13, ska te drejten e pushimeve te paguara, ska te drejten e kontributeve edhe kur ja paguajne jane thjesht 100 mij leke te vjetra pencion, ska te drejten te shkoje ne banjo se fasoni italian ja mer shpirtin, ska te drejte te kete kontrate pune te perhershme qe eshte nje mundesi per te mbajtir familjen, ska te drejten te festoje vitin e ri se duhet te jete ne pune, kshu e trajton kryeminiatri jone popullin e vet, vetem e vetem qe te beje te investoje ca morra italian ne shqiperi, ptuuuuu rrace e poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje