Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Selman Aliaj, i cili masakroi me çekiç babain e tij, Fejzi Aliaj rreth 22 muaj më parë.
Aliaj qëlloi të atin 4 herë me çekiç, më pas e fshehu në bagazhin e makinës dhe e hodhi në Liqenin e Farkës.
Pas hedhjes së kufomës së 74 vjeçarit, Selman Aliaj u kthye në Kukës.
Ngjarja ndodhi në dhjetor 2017, pas një debati mes tyre.
I riu në atë kohë deklaroi se e vrau babain pasi ai i kishte thënë se të fejuaren e tij me të cilën pritej te martohej në janar të 2018 do ta ndanin bashke.
Krimi në familje u zbulua kur vëllai i 30-vjeçarit konstatoi shenja gjaku në oborrin e banesës ndërsa babai i tyre ishte zhdukur pa gjurmë.
Policia e zbuloi kufomën e Fejzi Aliajt të hedhur nga i biri në liqenin e Farkës.
Nëse ta ka thenë se ishte dilinxhi, i mjeri ti se edhe ti nuk je me mirë, “dera përtej pragut nuk shkon” rracë e dhjerë.
Nëse ta ka thenë se eshtë çmendur çka normale per moshën prapë i mjeri ti,
kur ai ka pas obligim te te ruajë e rris e ka kry obligimin e vetë, e kur ai u be obligim per ty ti e vrave.
E shihni se ku ju katandisi thenja : ” leni kisha e xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria”
Prandaj o shqiptarë mesyni kisha e xhamia dhe mesoni njerzinë, se muk ka fe dhe shqiptari .