Trupi gjykues ka marrë vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm.
Gjykatësit e Krimeve të Rënda kanë dalë nga dhoma e këshillimit, ku qëndronin prej orësh, dhe janë drejtuar për në sallën ku ndodhet Tahiri dhe prokurorët. Pritet nga momenti në moment shpallja e vendimit për ish-ministrin.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite.
Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Saimir mos e hidh shuren perpjete kot Per shperdorim detyre mund t denohet cilido qe punon ne administrate Jo Ju qe kini qene Minister Shperdorimi I detyres kryhet me veprim e mos veprim keshtu e ka kodi penal Gjithe ate veprimtari te kryer nga kusherinjte e tu shitja e makines e nderet me skaf ne Greqi etj nuk jane pa gje Natyrisht qe eshte budallek te thuash strukturim kriminal sic thote prokuroria Ju kini te drejten tuaj ta kerkoni dhe mund ta fitoni por I paster nuk jeni as Ju dhe asnje politikan atje.