Pritja e gjatë te Krimet e Rënda, Saimir Tahiri qëndron mes kameramanëve e gazetarëve

19 Shtator 2019, 20:34Kronika TEMA

Orë të ankthshme dhe të lodhshme këto, teksa pritet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri nuk është larguar për asnjë moment nga Krimet e Rënda duke pritur me durim vendimin, mes gazetarëve dhe kameramanëve.

Ai duket i qetë edhe pse me kalimin e orëve, thellohet edhe misteri i vendimit që do të marrë treshja e gjyqtarëve Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka

Gjatë gjithë kësaj kohe, me Tahirin kanë qenë edhe shumë miq e dashamirës të cilët besojnë te pafajësia e ish-ministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje