Pas valës së pafundme të tërmeteve që po trondisin vendin me epiqendër tek Gjiri i Lalzit, aty ku ka vilën Doktori dhe Meta, Jari ka një mesazh sekret për demokratët, për t’u hequr atyre frikën për jetën e Doktorit dhe Metës.
Nga ana tjetër mes demokratëve ka filluar një valë e perceptimit të Ilir Metës si shenjt që komunikon me Zotin dhe kjo ka lënë në hije Doktorin. Për këtë Jari vendosi të ndërhyjë.
Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Nuk ka asgjë për t’u tronditur nga vala e fundit e tërmeteve. E gjitha ishte një lëvizje mjeshtërore e Ilir Metës.
Duke qenë se nuk ndali dot zgjedhjet e 30 Qershorit dhe as Reformën në Drejtësi, ai vendosi të prodhojë një katastrofë natyrore të provokuar, që ti trembë ata që duan ta gjykojnë se është i dërguar i Zotit.
Për këtë ai ka pasur një takim të fshehtë me një njeri të besuar të Putinit i cili ka pas prodhuar tërmetin artificial në Siberi. Pasi i është bërë pagesa, agjenti rus ka kërkuar dhe zonën ku mund ta provokojnë tërmetin.
Meta i ka dhënë në dispozicion shtëpinë e tij në Lalëz nga ku natën përmes skafit ata kanë përgatitur shpërthimin nënëtokësor në det. Në ndihmë të tyre ka ardhur dhe një nëndetëse nga Rusia.
Meta i ka kërkuar që tërmeti të jetë i frikshëm, por jo shkatërrues. Pastaj nëse shqiptarët nuk do t’ia njohin si meritë, ai do të dërgonte tërmetin tjetër.
Kështu u vendos që tërmeti të ishte në fundjavë, kur njerëzit zakonisht janë larg shtëpive dhe nuk bën shumë dëme.
Tërmeti u aplikua me sukses dhe u pasua siç pritej nga shëmbje të tjera nëntokësore për 12 orë.
E gjithë kjo i dha shumë hov idesë së Meta ka një komunikim me zotin dhe nuk duhet prekur. Por kjo vetëm brenda demokratëve. Ndaj duhet të jeni më të qartë.
Meta nuk është se nuk ka dorë tek tërmeti. Ai është ideatori dhe realizuesi i tij, por kjo është bërë për qëllime politike dhe për të testuar fuqinë e qeverisë në prag të ngritjes së SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese.
Tërmeti tjetër pritet të provokohet një javë pas themelimit të SPAK dhe do ta ketë epiqendrën tek Lidhja e Shkrimtarëve në Tiranë.
Për këtë ai ka porositur dhe sizmologun grek të jetë në gatishmëri. Për të qenë më i azhornuar po shikohet mundësia që ai të jetë i ftuar tek emisioni i Çanit në vend të Gërgurit të Fierit që parashikonte motin dhe tërmetet.
Prandaj nuk ka asgjë mbitokësore në këtë që ka bërë Meta. Është e gjitha nëntokësore, dhe ka të bëjë me talentin e tij dhe lidhjet me rusët që kanë aftësinë të prodhojnë tërmete artficiale.
Ndaj mos lëkundni besimin tek Doktori si i dërguari i Zotit për demokratët. Meta është i dërguar i rusëve për Tërmetin.
I juaji Jari!
Ha,ha ! Vdiqa se qeshuri !
Mero tepelenasi qe tre metro larg kundermone erè te rende.
e ke qare o Mero, ironia eshte privilegj i mencurise