Kopliku sqaron kuptimin e magnitudës së tërmetit: Tërmeti sot e dje! Ishte 5.8 apo ishte 6.7?

22 Shtator 2019, 18:52Sociale TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Miqtë po më pyesin, si ish-inxhinier…Po e sjell edhe këtu në fb, përgjigjen time, duke dhënë kryesoret, sa më shkurt:
Tërmeti përshkruhet shkurt me dy madhësi, magnituda dhe intensiteti.

Kur thuhet 5,8, bëhet fjalë për magnitudën në shkallë Rihter (Richter), apo nga një herë, edhe me momentin (Mw).

Kur thuhet 6 apo 7 (nga një herë VI apo VII, me shifra romake), bëhet fjalë për intensitetin, në ball, apo gradë, apo pikë

Magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, pavarësisht se llogaritet mbi bazën e matjeve nga shumë larg Qendrës (nga disa stacionet e vrojtimit, që kanë pajisje me sismografë etj., duke marrë parasysh edhe distancën etj.). Pra, tërmeti dje ishte “5, 8 gradë të shkallës Rihter”. Po bëj një analogji, me një llambë ndriçimi, që e kemi më të njohur: themi rëndom se llamba është p.sh. 33 W (vat) , apo më mirë, 1450 lumen.

Natyrisht, magnituda e tërmetit 5, 8 gradë të shkallës Richter, apo llamba që është 33W/1450 lumen, është njësoj, si për njerëzit në Durrës, si për ata në Shkodër, e si për ata në Mynih: kemi të bëjmë me veti të tërmetit, apo të llambës, dhe jo të efekteve të tij, apo të asaj, në një vend të caktuar.

Intensiteti përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar, : 6 apo 7 ballë, ishte intensiteti, pra efekti në Durrës i atij tërmetit me magnitudë 5, 8 të shkallës Richter, që ishte 1 km, apo 30 km larg.

Njësoj si të thuash që ndriçimi ishte 30 lux në librin që po lexoja me ndriçim që më vinte nga një llambë 33 vat, apo 1450 lumen, të vendosur disa metra larg.

Pra, që të sqarohemi përfundimisht: ai tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Richter., ishte me i intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër, e me 0 ballë në Mynih.

Shoh që se në shtyp shpesh po ngatërrohen këto terma, prandaj ky sqarim…

8 komente në “Kopliku sqaron kuptimin e magnitudës së tërmetit: Tërmeti sot e dje! Ishte 5.8 apo ishte 6.7?”

  1. kasem gahinji says:

    i ngaterron ti gjerat.te dhenat per termetin e rene sizmologet e kane deklaruar ne qender,pra ne epiqender,doke theksuar koordintat gjeografike dhe distancen nga durresi dhe thellesine,pra hipoqendren.nuk jane dhene as perhipoqendren as per frankfurtin.ajo llogaritet ne sizmograf nepermjet grafikut.z.kopliku,ber inxhinierin radioteknik,leri sizmografet te bejne detyren.mos u bej gjitholog.

    1. Muhamet says:

      Zoti Kasem ! Ai e ka sqaruar shume mire, me pak fjale dhe shume sakte, duke shmangur termat qe nje qytetar do ta kete te veshtire ti dalloj , por dallimin midis magnitude dhe intensitet ( ball ) une tashme e kam shume te qarte ! Ai nuk po shinjestron sizmolloget, ai po sqaron shume sake. Une dua ta falenderoj per kete zotin Kopliku !

      1. Sali says:

        Ky eshte inxhinier elektrik. Clidhje ka me termetet?

  2. adi says:

    tipik rilindas
    rrote k….
    po i bindur ne zgjuarsine dhe legenllekun e tij.

  3. artiles says:

    Odeja është që magnituda tregon fuqinë në epiqender (e nxjerre nga llogaritjet) sipas shkallës “Rihter”.
    Matja me shkallën “Ballë” tregon efektin, që varret prej distancës nga epiqendra dhe llojit të formacionit të tokës. Pra efekti në Durres mund të ketë qenë 7 ballë, kurse në Tiranë ka qenë 6 “ballë”.

  4. BK says:

    Ai po ben sqarimin per qytetaret dhe jo specialistet.
    Eshte e qarte, intensiteti ne balle, shpreh efektin e termetit ne varesi te largesise nga epiqendra, qe ne rastin konkret ishte ne det 30 km larg nga Durresi.
    Pra, intensiteti ne Balle, nuk mund te jete i njenjte si ne Durres qe eshte me prane epiqendres ne det, se sa ne Elbasan apo Korce qe jane me larg.

  5. Lasgushi says:

    Prapë ky Duan Bi Yje.do të japë mënd edhe tashti që i është mbaruar vaji i kanilit.Tërmeti më i fortë që ka kaluar Shqipëria është më Salën president,Meksi kryeministër dhe ty zëvendës.Kur shpëtoi nga ju ska tërmet në botë ta dëmtojë.Ne kujtonin se e kishe thyer qafën si Gazidede dhe Zhulali.

  6. ing. KOPLIKU E KA SHPJEGUAR THJESHTE DHE SAKTE PER TU KUPTUAR NGA MASA E GJERE E JO MERCENARET E PARTIVE NEPER MEDIA & RRJETET SOCIALE. ME QARTE E SAKTE NE KRAHASIMIN ME ZANATIN E TIJ SI INXHINIER ELEKTRIK QE E NJEH SHUME MIRE NDRIÇIMIN ELEKTRIK. INTELEKTUALET E LIRE E TE VERTETE SULMOHEN GJITHMONE NGA RRUMPALLAT E PARTIVE, QE KOMANDOHEN ME “BUTON” NGA LIDERET E STRUKTURAT E ZYRAVE TE PARTIVE, SI ISH_SHQUPI DHE SH.P.K. LSI, DY MORTJET E JASHTEQITJES ME TE QELBUR DHE ME KRIMINALE TE PPSH DHE SIGURIMIT TE SHTETIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje