Lajmi i rremë për tërmetin, Xhaçka: Do gjejmë autorin, e pret burgu. Qytetarët të qetësohen

22 Shtator 2019, 23:58Kronika TEMA

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, pas lajmit të rremë se do të binte tërmet në orën 23:30.

Xhaçka bën me dije se autoret e ketij lajmi do te denohen me burg.

Marrim shkas për ta bërë këtë komunikim për shkak të një lajmi të rremë të përhapur gjatë kësaj orë. Për shkak të situatës kaotike të krijuar nga një lajm i rremë, pothuajse e gjithë Tirana ka dalë jashtë.

 E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe pas tërmetit të djeshëm qytetarët janë në panik.

Kusho që ka bërë këtë gjë është një akt kriminal dhe nuk do të lëmë rrugë pa ndjekur deri sa autori të dënohet me burg. Nuk mund të parashikohet tërmeti, është idiotësi.

Ky lajm i rremë është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. I ftoj qytetarët që të qetësohen. Ideja perverse e një mendje të sëmurë“- tha Xhaçka. (TemA)

1 komente në “Lajmi i rremë për tërmetin, Xhaçka: Do gjejmë autorin, e pret burgu. Qytetarët të qetësohen”

  1. Populli says:

    Lajmin e perhapi me qellim Syri.net, me urdher direkt te çiftit Meta -Kryemadhi, pasi keto dite pritet arrestimi i tyre per abuzimet, per masakrat qe i kane shkaktuar popullit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje