Tërmeti, Cakaj: Falënderoj shtetet mike që kanë ndihmuar Shqipërinë

22 Shtator 2019, 15:50Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka falënderuar të gjithë vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.

Si të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është e angazhuar maksimalisht dhe po përcjell me vëmendje përballimin e situatës pas tërmeteve të djeshme.

Pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet se Shqipëria nuk ka humbur asnjë jetë!

Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shumë shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë!

Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbë 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur, edhe stafi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendit i mobilizuar për kryerjen e detyrave të tyre duke u gjendur pranë të dëmtuarve në këtë moment të vështirë! #ShqipëriSolidare”- shprehet Cakaj.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje