Ambasada gjermane publikon foton e dëmeve nga tërmeti: Na tronditi gjithashtu dhe ne, mendimet tona shkojnë tek të gjithë shqiptarët

23 Shtator 2019, 10:56Kronika TEMA
Ambasada gjermane publikon foton e dëmeve nga tërmeti: Na tronditi

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas serive të tërmeteve që kanë përfshirë vendin tonë.

Në një shënim në faqen e saj zyrtare ambasada bën me dije se “mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë”.

“?? Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. ⚠️

Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë.

Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij. ?”- shkruan ambasada gjermane në vendin tonë, teksa publikon foton nga godina e saj e cila është plasaritur nga tërmeti. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje