I lexoi mesazhin në telefon, babai shqiptar plagos rëndë të bijën me grushta dhe shkelma

23 Shtator 2019, 11:05Kronika TEMA

Ka mjaftuar një mesazh në telefon, që një shtetas shqiptar 52 vjeç, të bëjë për spital të bijën 15 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Acalenjo, në ishullin grek të Kretës, në kohën që zilja e mbërritjes së një mesazhi në telefonin së bijës 15 vjeçare ka sjellë reagimin e babait 52 vjeçar, i cili sapo lexoi mesazhin që i ishte adresuar së bijës, filloi ta godasë me grushta dhe shkelma, duke e dëmtuar rëndë.

Pak më vonë e mitura u dërgua në spital me plagë të rënda, ndërsa policia që u njoftua prej fqinjve, arrestoi babain “monstër” nën akuzën e dëmtimeve të rënda të personit, dhunë brenda familjes dhe kërcënim ndaj personave të mitur, raporton Top Channel.

Gjyqi ndaj babait “monstër” do të bëhet gjatë ditës së hënë, ndërsa deponimet e së bijës dhe bashkëshortes duket se e dërgojnë në burg autorin.

Mësohet se shtetasi shqiptar, tashmë i arrestuar, përdor shpesh dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ndërsa është përdorues i shpeshtë i alkoolit.

Emri i autorit për momentin nuk bëhet publik, por gjatë ditëve në vazhdim, prokuroria e Kretës pritet të urdhërojë publikimin e të dhënave dhe fotove të tij, praktikë që përdoret shpesh për autorët e akteve të dhunës ndaj të miturve.

Artur Bibe

2 komente në “I lexoi mesazhin në telefon, babai shqiptar plagos rëndë të bijën me grushta dhe shkelma”

  1. AC/DC says:

    100% i rracës ariano- pellazgo-iliro-dardano-albano-sunite!!! Rrace muti me një fjalë.

  2. JU LUTEM NA GJENI EMRIN says:

    Aman na gjeni emrin se ai eshte i rendesishem. Jua Shker**** rracen e ndyre te gazetarise dhe gazetareve qe jeni. Perfundimisht tani e kuptoj planin Serb per shqiperine te vene ne zbatim nga Sali Berishoviç. Nnga Shqiperia jane larguar te gjithe intelektualet, te shkolluarit, te mençurit dhe kane ngelur vetem Injorantet, te pa-shkolluarit, te semuret, budallejt. Imagjinoni sikur ne nje are te mbjelle me misra te shkulesh te gjith fidanet e shendoshe dhe te lesh ato qe mezi rrine ne kembe!!!! O Zot çfar krimi ka bere ai monstra Berishoviç e kompani pas 90tes!!!! Nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo masaker injorance ne te gjitha fushat e jetes. More shikoni si e nagasin makinen ne shqiperi! Shikoni se si te gjithe e hane sapunin per djathe ne Shqiperi dhe se si po ashtu te gjithe shesin po sapuna!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje