Përhapja e panikut, Arta Marku i kërkon Prokurorisë së Tiranës që të veprojë

23 Shtator 2019, 18:54Kronika TEMA

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka kërkuar nga Pokuroria e Tiranës, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në një njoftim për shtyp nga prokuroria e Përgjithshme, bëhet me dije se Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.

Njoftimi i plotë:

Prokurorja e Përgjithshme  znj. Arta Marku kërkoi  nga  Pokuroria  pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor  në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.

1 komente në “Përhapja e panikut, Arta Marku i kërkon Prokurorisë së Tiranës që të veprojë”

  1. loni says:

    gjall eshte kjo marku,un kujtova se kishte bere doreheqe,se kam nja nje vit qe nuk e degjoj per asnje dosje,apo rri tek ajo karrikja dhe merr rrogen kot pa punuar,gruaja e karit ose prokurorja e leshit,shavem llallenne,ai bente sikur bertiste ndonjehere,por kjo malokja as qe degjohet kerkund,por sote qenka zgjuar per te bertitur se po e kupton qe po le nam,mbas kesaj bertitjes degjohemi nga viti 2021,tani gjum si ai i ariut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje