Përplasen 3 makina në aksin rrugor Elbasan-Peqin, humbin jetën 4 persona

23 Shtator 2019, 15:22Kronika TEMA
Përplasen 3 makina në aksin rrugor Elbasan-Peqin, humbin jetën 4

Një aksident rrugor ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve një vajzë rreth 25-vjeçare.

Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njëra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se forcave zjarrëfikëse u është dashur të presin mjetet për të nxjerrë trupat.

Policia sqaron se katër personat që humbën jetën ndodheshin në makinën me shoferin me inicialet G.K, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor  ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në një njoftim paraprak. (TemA)

1 komente në “Përplasen 3 makina në aksin rrugor Elbasan-Peqin, humbin jetën 4 persona”

  1. Ca bohet keshtu me shqiptaret, eshte per te uleritur per keta fatkeqe qe humbin jeten ne keto rruge pa sinjalistike, babezia e shoqerive nderuese te rrugeve eshte e tmershme po ha jete njerzish te pafajshem. O shtet kur do vesh rregull qe te mbrohen qytetaret e shqiperise, o tmer i vertete . Ruani vehten o shqiptare se shteti ka mbaruar. U prehshin ne parajse keto njerez te pafajshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje