Çmendet senatori, qëllon me pistoletë drejt protestuesve

24 Shtator 2019, 11:51Lifestyle TEMA
Çmendet senatori, qëllon me pistoletë drejt protestuesve

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Senatin e Haitit, ku një senator qëlloi me armë jashtë ndërtesës duke plagosur dy persona, një prej të cilëve fotograf.

Senatori Jean Marie Ralph Féthière filloi të qëllonte me pistoletë ndërsa dilte nga ndërtesa e Parlamentit, ku u përball me një grup protestuesit.

Ligjvënësi u shpreh para policisë se qëlloi ndaj të pranishmëve për të mbrojtur veten pasi e sulmuan.

Fotografi i lënduar në incident mori një plagë në fytyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihet fati i të plagosurit tjetër, i cili mendohet të jetë një roje sigurie.

“U sulmova nga një grup i dhunshëm militant në dalje të Parlamentit, prandaj qëllova me pistoletë”, tha senatori Fethier për një radio lokale.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje