Dash Shehi: Ne jemi si Nikaragua e Kongo, Rama po na shtyn drejt Rusisë e Turqisë ndaj i ndërpremë protestat

24 Shtator 2019, 12:07Politika TEMA

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në A2 CNN, nga ku u shpreh se opozita ka bërë një paqe të përkohshme duke mos dalë në protesta, në pritje të vendimit për negociatat.

Ai, gjithashtu, foli edhe për platformën e aleatëve të PD, e cila i është propozuar liderit të opozitës. Shehi theksoi se kjo “platformë” synon rivlerësimin e PD.

“Kjo është një mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet tona të brendshme, për të zgjeruar bazën opozitare, përfshirë të gjithë faktorët që kanë luajtur një rol në këto vite. Ky është një document politik dhe nuk mund ta quajmë platform”, tha ai.

Një kornizë për të korrigjuar sjelljen e PD?

“Halli jonë nuk është të bëjmë më të vogël PD-në. Historia ka bërë të sajën, PD është forca më e madhe. Ne duan ta rivlerësojmë PD-në, të marrë të gjithë udhëheqjen e opozitës. Kjo nuk është një listë që e nxjerrim nga dollapi. Ne na duhen sot luftëtarët që luftojnë sot”.

Pse nuk proteston opozita…

“Pozicioni opozitar është shfrytëzuar mëse një herë për t’u justifikuar para shqiptarëve. Ja ku e keni vendin, pa demonstrata.

Është një logjikë normale nga të qenit perëndimorë. Më perëndimorë se qendra e djathtë këtu nuk ka.

Aleati strategjik i palëvizshëm i perëndimit i SHBA është qendra e djathtë. Përpara interesave tonë është ai Europian. Kemi kohë sa të duash për t’i filluar demonstratat.

Në njëfarë mënyrë, po bëjmë një paqe të përkohshme.

Kemi vite që ëndërrojmë Europën dhe janë bërë vite me këtë në pushtet që e shtyn Shqipërinë drejt Rusisë, drejt Turqisë, drejt Kinës. Kush është kaq i ethshëm për demonstrata, të jeni të sigurtë që punë javësh është”.

Por çfarë do të ndodhë më 18 tetor?

“Unë uroj që të jetë një përgjigje pozitive për Shqipërinë, edhe me koston e këtij që kemi në krye. Po të ishim në Europë, ky regjim që është instaluar në Tiranë nuk mund të bënte këto grabitje. Do të ishin brenda Europës dhe do të vëzhgoheshim si gjysmë Europian”.

A i meritojmë negociatat?

“Nëse flasim për inkurajim, po. Nëse do të flisnim për meritë, atëherë me këtë sjellje nuk ka gjë fare europiane.

Kjo është një bandë që mund të ishte në Nikaragua, Kongo. Mesa duket pa kushte nuk do të hapet. Unë uroj që të na i hapnin pa kushte.

Uroj që të jemi me një linjë me Maqedoninë, pasi në të kundërt do të ishim me një marsh tjetër. Të ndryshëm do të jetë një hall i madh për Shqipërinë që do të vijë mbrapa. Do të duhet një luftë e madhe për ta ringritur imazhin e vendit”.

A do të ulet opozita në tryezën zgjedhore?

“Këtë do ta gjykojmë sot. Në orën 14:00 kemi një mbledhje me Bashën dhe do të merret një vendim”.

10 komente në “Dash Shehi: Ne jemi si Nikaragua e Kongo, Rama po na shtyn drejt Rusisë e Turqisë ndaj i ndërpremë protestat”

  1. Tarasi says:

    cfare thua o pijanec ordiner

  2. BLLOKMENI says:

    A thua ti kete edhe kamarieret qe i sherbejne me dopiot e rakise ne parti? Po pati edhe ata te jeni te sigurte qe do te kete shume vota . Si thone shaka sa lokale ka bredhur.

  3. Ana says:

    Akoma intervistoni bejtexhi ose tregimtar popullor?Dashi eshte nje sarosh,do vetem mejhone,ju e pyesni per politike.Dashit i ka ik me vakt koha,eshte akoma ne vitet 80.

  4. Tin Tin says:

    Ik ore kodosh Tirone,se e ke mbushur barkun mire ti dhe 150 kodoshet e tjeret next parlabordello.

  5. babale says:

    O Dash o po ti je edhe Tirans i vjeter edhe kaq gja nuk kupton , po ku mund te beni protesta ma , po Lùli juaj nuk ka me asnji bashki ku ti marrin leket tashti per te bere protesta se boll me vodhet leket e bashkive qe keni patur . A e pe ne Shkoder edhe duke qene akoma Voltana ne detyre , kur u inauguru ķeshilli i ri bashkjak nuk ishi ne gjendje me ba proteste . A e more vesh .

  6. USA says:

    Dash plonci nuk beni demostrata se nuk ju vjen njeri prapa.
    Ju qendra e djathte me ne krye saliun komunistin me fanatik ne Europe.
    Termeti i sali gerdeci vrau 40 shqiptare dhe plagosi 1000 shqiptare termeti shqup qim pekes do ndeskohet njeri o dash plonci.
    Ik rruj ndoj plonc o dash.

  7. Don says:

    Jo mor Dash jo! Ju nuk keni me fuqi te beni protesta sepse nuk keni me Mziun dhe Kamzen si dhe Shkodren me Voltana Ademin. Ju keni mbaruar dhe nuk ju ndjek me njeri as per protesta dhe as per perkujtimore. Ju jeni klase politike e kalbur dhe cikli juaj ka mbaruar. Duhet ta kuptoni kete.

  8. ana says:

    O Dash, edhe dhelpra kur e kuptoj qe nuk e kapte dot rrushin se ishte shume lart ne peme trha qe osht i pa bere. Edhe ju mbasi nuk e rezut dot pushtetin me protestat e dhuneshme, mbasi nuk i ndaluat dot zgjedhjet vendore, mbasi nuk e ndaloni dot ecurine e reformes ne drejtesi, gjeni alibine e radhes. Mirpo, prape nuk po e kuptoni se keni marre fund si opozite sepse populli ne teresi nuk ju beson me. Sa me shume vazhdoni te rini ne politike aq me shume dem i beni ketij vendi. Prandaj duhet te zhdukeni si specje te padeshiruara.

  9. zaimi says:

    si u plake e su poqe por ngele gjithmone kok me L te madhe o rrobaqepes dashi

  10. lymi says:

    Dash Shehi mbete nje gamor Tirone, shko futi nji dupje me fergese se na turpenove mor hajvon. O turp qe ka politikan te tille, mir Mul Noka qe o derr maloku por ti mor gamor je mo keq. Te mshifte kolera mor gyrdyl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje