Rudina Hajdari: Do ta votojmë Reformën Zgjedhore edhe pa konsensusin e PD-LSI-së

24 Shtator 2019, 17:57Politika TEMA

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari deklaroi se nëse opozita jo parlamentare vazhdon me bojkot, është një zgjedhje e tyre pasi reforma zgjedhore duhet të ecë përpara.

“Ne shtrijmë dorën, patjetër por reforma zgjedhore duhet të ecë përpara. Nëse ata vazhdojnë dhe bojkotojnë çdo proces konstruktiv për demokracinë është zgjedhja e tyre, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne do vazhdojmë ta përmbushim këtë kriter edhe për hapjen e negociatave”, tha Hajdari.

Por edhe pse janë të gatshëm ta votojnë këtë reformë edhe pa opozitën jo parlamentare, Hajdari shprehet se PD dhe LSI duhet të bashkohen në këtë tryezë. Sipas Hajdarit, ndryshimi i sistemit aktual elektoral do të jetë në prioritet pasi është vënë dhe në objekt të komisionit të Reformës Zgjedhore.

1 komente në “Rudina Hajdari: Do ta votojmë Reformën Zgjedhore edhe pa konsensusin e PD-LSI-së”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje