Zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski, ka dhënë një paralajmërim të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri.
Gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID, numri dy i ambasadës së SHBA njofton se Amerika ka një lajm të keq për këta zyrtarë, duke e cilësuar si rëra në ingranazhe, që sipas tij, shumë shpejt do të bëjë që aktivitetet tyre korruptive të ndalen.
“Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.
Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni.
Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë.
Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.”- ka thënë zv. Shefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski. (TemA)
Mbani mend viiite me pare kur degjonim radioprrallen ne 18.45 ?
“Borebadha dhe 7 xhuxhat”
Qe nga emri Bambi dukesh sa peshe te ka truri.
Zotërij , nuk la nevojë për paralajmërime. Nëse do i ndaloni të korruptuarit, askush nuk do ju akuzojë pse nuk i lajmëruat.
Te korruptuarit,gjemezinj te 30-viteve te fundit jane aty,
balle per balle njerzve,por ende te pa-konfiskuar dhe
ndeshkuar sipas ligjit.
Deri kur ??????
Kemi besim te plote por shqiptaret duan kohe ta kuptojne se cfare jeni ju duke bere, jeni e vetmja shprese ne kete vend te lodhur e te raskapitur . Populli shqiptare do ju a dije per nder dhe ju mos u shkurajoni nga keqdashesia e nje grupi te vogel qe ja kane pire gjakun ketij mileti . Bravo populli shqiptar eshte me ju
Shqiperia duhej te Ishte bere. Por e pengojme vet sepse vjedhim vetveten. Eshte koha qe korrupsionit ti jepet fund. Dhe do behet. Rrofte Amerika!
I pagabueshmi! God bless America!
Paneshkushmeria fillon nga isministra socialist nje president ne detyre nje ke minister nje ish prokuror si fillim mbare. Go go.
Or zotni amerikan bjeri shkurt gjërave ..jo zyrtarët se na zhgënjen, por baronët ose ‘peshqit e mëdhenj’..ose piktori saliu meta nano. ..sill një grup special nga USA ti ngrejë këta nga krevati me brekë dhe direkt për hetime (po ça lesh hetimesh këta janë kapur me dhjetëra herë me fakte të pamohueshme )
në guadanamo apo andej nga shkretëtirat e kadaharit. .boll më me bla bla bla e tha tha tha se shqiptarët janë zhgënjyer. .
Ne vdesim per kesi jalmesh te “keqija” saqe edhe ne ender po na dalin…por deri tani pa sukses!
Thank you USA
. . . . por shume shpejt aktiviteti i tyre korruptiv do ndalet !!! Po pse, vetem do ndalet dhe nuk do denohet ?!! Krimi ndeshkohet apo jo ? Tallni bythen me kete popull te varfer ju. Edhe para-ardhesi i ambasadorit tand keshtu thoshte : Peshqit e medhenj, por ai nuk kapi as edhe nje ceronke. Keshtu asht kur nje popull naiv dhe dembel pret qe te mirat te bien nga qielli e jo te luftoje vete per veten e vet.
Historia jone e ka treguar qe : Asnjehere nuk i kemi zgjidhur vete punet tona, prandaj jemi ne kete gjendje ku jemi.
Ai tha kete, dikush tha keshtu, filan gazete shkruajti kete artikull e me the e te thash, jane vetem p. . . dhe me rigon.
O popull, nqs nuk je per vete, pse duhet te jete dikush tjeter per ty ? 30 vjet te njejtet njerez ne politike, e na prap vazhdojme ti zgjedhim, edhe pse e dime si buka qe hame qe asnji politikan nuk punon per ne, por te gjithe ata punojne vetem per veten e vet.
PS : Z. zv/ambasador, duke ju referu gazetave tona , te njejten gja keni thane me dhjetra here, por asnjehere nuk e keni zgjidh kete kolere. Jo se e keni per detyre, por i keni dale vete per zot, e prap po na ushqeni me luge bosh.
Thank you! God bless USA !