Basha, tepër i dobët për të nisur një dialog të vërtetë

25 Shtator 2019, 20:11Blog TEMA
Basha, tepër i dobët për të nisur një dialog të

 

Nga Carlo Bollino

Largimi i Ivi Kasos prej tryezës së organizuar nga OSBE për të diskutuar, më në fund, mbi reformën zgjedhore, tregon fare mirë se sa larg është ende kultura e Partisë Demokratike nga një mentalitet pluralist dhe i hapur ndaj dialogut.

Pjesëmarrja e opozitës jashtëparlamentare në takimin për reformën elektorale ngjalli një entusiazëm, ndoshta të parakohshëm, tek Ambasada amerikane, si dhe tek shumë analistë, të eksituar nga lajmi që, pas muajsh bojkotimi total, më në fund një eksponent i PD-së pranonte të ulej në një tryezë, ku ishin të pranishme edhe ide të ndryshme nga e tyrja.

Por, ëndrra dhe optimizmi zgjatën vetëm 15 minuta, sa koha që ju desh Ivi Kasos (të dërguar formalisht si “teknik” nga Lulzim Basha) për të lëshuar slloganet e tij politike dhe për të propozuar idenë e tij të reformës, që mohon çdo dialog të vërtetë pluralist, duke e braktisur menjëherë pas kësaj tryezën, pa treguar asnjë interesim se çfarë kishin për të thënë lidhur me atë çështje të ftuarit e tjerë. ”Opozita e Bashkuar – tha Kaso – propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime”.

Partia Demokratike vazhdon të mohojë ekzistencën e opozitës parlamentare të përbërë nga njerëz e ide të ndryshme nga të sajat dhe pranon si të vetmit bashkëbisedues në tryezë Partinë Socialiste dhe komunitetin ndërkombëtar. Në të njejtën kohë, mohon gjashtë muaj protesta dhe delegjitimim të përfaqësive diplomatike, duke u deleguar një rol vendimtar për reformën përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, të zbuluar papritur nga Basha si bashkëbisedues të besueshëm. Një propozim, i cili është hedhur poshtë tashmë nga ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt, i cili kujtoi atë, që ndërkombëtarët përsëritin prej muajsh: u takon shqiptarëve të zgjidhin krizën e tyre të brendshme.

Por largimi i Kasos nga ajo tryezë, në të cilën duhej të dëgjoheshin edhe ide e propozime të ndryshme nga të tijat, tregon se Basha ende nuk është i gatshëm për këtë provë maturie. Si një fëmijë, që i kërkon ndihmë mësueses kur kupton se është izoluar nga shokët e tij të lojrave, të cilët e kanë kapur duke bërë me hile, ashtu edhe Basha tani shpreson në një ndihmë nga jashtë, pasi në tryezën shqiptare të negociatave ai nuk di të ulet. Për t’u ulur në atë tryezë kërkohen dy kushte të pakapërcyeshme: të njohësh e të respektosh kundërshtarët politikë, si dhe të dëgjosh e, në rast se duhet, të ndash edhe ide të ndryshme nga të tuat. Lulzim Basha nuk është i gatshëm për asgjë nga të gjitha këto.

Lulzim Basha, duke kaluar në këtë drejtim edhe Sali Berishën, nuk është në gjendje të dëgjojë askënd tjetër, përveç vetes së tij. Egoja e tij e pamasë politike dhe përmasat e humnerës që e ndajnë nga realiteti vazhdojnë ta bëjnë të besojë se ka fituar zgjedhjet, në të cilat nuk mori pjesë dhe se është në mazhorancë në një Parlament, të cilin e braktisi. Basha beson me të vërtetë se 85% e popullsisë është nga ana e tij dhe vepron nisur nga një ide e tillë, duke pretenduar të përcaktojë axhendën e vendit dhe tani, edhe atë të faktorit ndërkombëtar.

Basha, në të vërtetë, për shkak të miopisë së veprimit të tij politik, ka humbur çdo kontroll real mbi institucionet e vendit dhe tani ka frikë se, po të pranojë dialogun për reformën elektorale, do të humbiste edhe grimcat e fundit të besueshmërisë, që i kanë mbetur në sytë e militantëve të tij. Kompleksi të cilin e bart me vete që prej marrëveshjes së majit 2017, e cila përforcoi fuqinë e Edi Ramës në vend që ta mundet atë, dhe gabimet makroskopike të cilat erdhën pas atij vendimi, e bëjnë atë një lider tepër të brishtë për të çuar në fund një reformë elektorale, të bazuar mbi një dialog pluralist dhe të konceptuar ekskluzivisht në interes të vendit e jo të partive që e firmosin. Urdhëri i dhënë “teknikut” Ivi Kaso që të largohej nga tryeza e reformës për të mos dëgjuar opinionet e të tjerëve, nuk tregon (sikurse mbase besonte) forcën e Lulzim Bashës, por vazhdon të zbulojë dobësinë e tij shqetësuese.

13 komente në “Basha, tepër i dobët për të nisur një dialog të vërtetë”

  1. Jimi says:

    Eshte qesharake te quash “Lider” nje fyell, qe aksidentalisht i ka ren per hise te drejtoje PD-n!?

    1. Aldi says:

      Foli dhe ky pisi i Sacra Corona Unita-s

      1. Bureto says:

        Zakonisht njerëzit njihen mirë kur janë vetë pjesë e një komuniteti apo organizate të caktuar, si në këtë rast asaj mafioze, Sacra Corona Unita. Apo jo ‘Kumbar’ Aldi?

  2. tori says:

    Akoma keni besim tek PD? Ajo nuk asht e afte dhe asht krejtesisht nje ish opozite pa asnje lloj alternative,mendim apo veprim progresiv.Kot lodheni me at bande.Abandonimi I saj eshte patjeter I nevojshem.

  3. ?? says:

    Ti e ke qar mor zotni .
    Shqipëtar e shkuar shqipëtarit , OR TUNXH !

  4. pak ekuiliber says:

    Shteti, qeveria , publiku tani duhet ta nxjerrin si malle jashte standartit dhe ta hedhin ne koshin e plehrave, Bashen dhe ish partine demokratike. Duhet bojkotuar fare. pastaj ai le te merret me revolucione imagjinar se do ta gjeje ate qe kerkon. Edhe demokratet duhet ta braktisin dhe ti bashkohen nje alternative demokratike. Mori fund perfundimish ky i deleguar nga k/berisha. Shqiptaret dhe vendi s’ka me kohe te prese Lulezimin te behet njeri

  5. Piro says:

    Bollino, I qarte dhe I sakte, si perhere. Bravo, te pershendes!

  6. Genti says:

    Sig. Bollino

    Lei è troppo intelligente e vale più di tutti i pseudoanalisti e pseudogiornalisti che parlano tutti i giorni in TV.

    Chapeau

    PS. possibilmente scriva più spesso online.

  7. Aldi says:

    Foli dhe ky pisi i Sacra Corona Unita-s

  8. Koba says:

    Sakte Z.Bollino.Ju e doni ma shume Shqiperine se disa Alabake Analiste qe vjellin vetem Vrer.FLM prej Jush per diskutimet dhe analizat reale dhe Demokratike.

  9. Shota says:

    Po sillet e ben pirueta sikur me qene djali i Kim Jong-unit.

  10. populli says:

    gjithe italjanet e pasuksesshem ne vendin e tyre , p.sh mjek, gazetar ,bisnesmen etj,vijne dhe bejne te mencurin dhe te zgjuarin sikur shqiptaret vijne nga nje planet tjeter dhe nuk dine se si jetohet ne europe , per te qare sigurish dhe per te qeshur

  11. Bureto says:

    Bolino ka qysh në vitin 1991 në Shqipëri, kur hapi gazetën e parë private “Gazeta Shqiptare” dhe më pas TV News 24. Pra jo pak dhe jo keq në tregun tonë mediatik. Kjo nuk tregon paaftësi, përkundrazi. Mbi të gjitha Carlo Bolino, përveç aftësive profesionale, ka treguar, edhe një nivel të lartë integriteti moral. Më tregoni një të dytë, të tretë apo ca më shumë të ngjajshëm si ai.
    Po gjithsesi, ca më shumë respect (siç ne shqiptarët gjoja shquhemi për miqtë) për Carlon, se tanimë atë e kemi edhe dhëndër. Kjo sa për shaka!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje