FOTOT/ Me 3 milionë dollarë në helikopter dhe pa e ditur nëse do të ktheheshin: CIA publikon pamjet sekrete të nisjes së luftës pas 11 shtatorit

25 Shtator 2019, 11:34Bota TEMA
FOTOT/ Me 3 milionë dollarë në helikopter dhe pa e ditur

CIA ka publikuar disa foto të rralla, të cilat janë bërë  vetëm disa ditë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ku gati 3 mijë vetë humbën jetën.

Tetë ditë pas sulmit, zyrtarë të armatosur rëndë të CIA-s, shihen në bordin e një helikopteri Mi-17 Hip që ruan 3 milion dollarë, të ndara në tre kuti kartoni – para që autoritetet shpresonin se do të ndihmonin komandantët e Aleancës Veriore për të paguar trupat dhe bindnin fiset e tjera afgane që të mblidhen dhe të luftojnë për ta.

Detaje të tjera të publikuara nga agjensia përfshijnë faktin që oficerët e CIA-s, duke mos ditur se kur ose nëse do të ktheheshin nga misioni i nisur pak ditë pas sulmit më vdekjeprurës terrorist në SHBA, azhornuan financat dhe pregatitën familjet e tyre.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje