Memorie.al publikon për herë të parë dokumentat e bujshme arkivore me “dosjen e zezë” të marrdhënieve shqiptaro-kineze të fillimit të viteve ’60-të, ku ambasadori shqiptar Reiz Malile ka informuar rregullisht Komitetin Qendror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhën, Hysni Kapon, etj, lidhur me sjelljet imorale e shtazarake të dhjetra ushtarakëve, kursanëtëve dhe specialistëve shqiptarë që ishin në qytete dhe provinca të ndryshme të Kinës, të cilët kryenin akte rrugaçërie duke kapur me forcë e duke përdhunuar vajza kineze, kudo që ato ndodheshin, në ara, fabrika, kanitere ndërtimi, autobuza, mbrëmje vallëzimi etj., etj. Dhe kur pala shqiptare donte që t’i proçedonte ata për gjyq, pala kineze nuk ishte dakort dhe kërkonte që ata “të bënin autokritikë të thellë dhe të edukoheshin nëpërmjet punës….”?!
(Vijon nga dje)
Nga Dashnor Kaloçi
Pas prishjes së marrdhënieve zyrtare të Tiranës me Kremlinin në fundin e vitit 1961 dhe fillimin e ’62-it, kur Moska dhe Hrushovi tërhoqi edhe gjithë personelin e ambasadës së saj nga kryeqyteti shqiptar, Enver Hoxha dhe regjimi komunist i Tiranës u lëshuan “në prehrin” e Mao Ce Dunit, duke lidhur një aleancë të fortë me vëndin e madh komunist aziatik me të cilin kishin filluar “flirtet” që nga fillimi i viteve ’50-të kur kryetari Mao konsolidoi pushtetin e tij. Kështu që nga fillimi i viteve ’60-të dhe deri në mesin e viteve ’70-të kur Enver Hoxha do të fillonte ftohjen me “vëllezërit kinezë” pas vizitës së Riçard Nikson-it në Kinë, për më shumë se dy dekada me rradhë, Pekini zyrtar do të ishte një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, jo vëtem në aspektin politik, por dhe në atë ekonomik e ushtarak, duke i akorduar vëndit të vogël e të varfër ballkanik, disa dhjetra milion dollarë ndihma dhe kredi, ku shumica e tyre ishin falas apo me afat të gjatë shlyerje….!
Kështu në ato dy dekada, qeveria shqiptare i mbështeste të gjitha planet e saj pesvjeçare vetëm në saj të ndihmave dhe kredive që jepte qeveria kineze (ku ato ushtarake ishin të gjitha falas) dhe në këtë kuadër, përveç industrisë ushtarake si: Uzina e Artilerisë në Tiranë, Kombinati i Armatimeve në Poliçan të Skrapartit, aeroportet ushtarake të Gjadrit e Kuçovës, bazave ushtarake detare të Porto-Palermos, Shëngjinit etj., etj., në ato vite u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim pothuaj të gjitha veprat industriale në Shqipëri, si: Uzina e Naftës dhe e Gazit në Ballsh, Hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, Kombinati Kimiko Metalurgjik i Laçit, Radio-Televizioni Shqiptar, fabrika e Letrës në Lezhë, Uzina e Telit në Shkodër, etj etj uzina e fabrika të vogla në të gjithë Shqipërinë, në të cilat punuan specialistët dhe inxhinierët kinezë me përkushtim dhe korrektesën më të madhe. Po kështu, për vënien në funksionim të këtyre veprave të mëdha industrial ku ishte mbështetur e gjitha ecuria e ekonomisë shqiptare, Republika Popullore e Kinës morri përsipër edhe shkollimin e specializimin e qindra e qindrave kuadrove shqiptarë, civile dhe ushtarak, në Republikën Popullor te Kinës.
Të gjitha këto tashmë janë të njohura nga brezi që e ka jetuar në atë kohë dhe ato janë të pasqyruara edhe në mjetet e informimit publik dhe propagandës, si, gazeta, revista, albume, Radio-Televizioni Shqiptar, Kinostudio “Shqipëria e Re”, etj., etj. Të cilat kulmojnë me vizitat e kryeministri kinez Çu En Lai në Shqipëri (ku gjithë populli është i derdhur në rrugë me parrulla dhe lule në duar), si dhe me një sërë vizitash e takimesh të krerëve më të lartë të udhëheqjes komuniste shqiptare në Kinë, duke filluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Avdyl Këllezi, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, etj.etj., e me rradhë deri tek rangjet më të ulta të administratës zyrtare. Por e gjitha ajo “miqësi e pathyeshme” dhe e ngushtë midis dy “partive motra”, që e pati epilogun në korrikun e vitit 1978, ka pasur edhe anën më të errët të saj, e cila jo vetëm që është mbajtur e fshehtë dhe nuk është bërë kurrë publike në ato vite, por edhe sot e kësaj dite kur kanë kaluar gati 30 vjet nga rënia e regjimit komunist, ajo gjë ende vazhdon të mbetet e fshehtë?!
Bëhet fjalë për sjelljen imorale dhe qëndrimin e ushtarakëve, kursantëve e specialistëve shqiptarë, kuadro inxhiniero-teknik që asokohe (për dy dekada me rradhë), ishin në Republikën Popullore të Kinës, ku me dhjetra prej tyre, janë sjellë në mënyrën më të shëmtuar, duke bërë përdhunime të vajzave dhe grave kineze, kudo ku ato ndodheshin “ndër ara, fabrika kantiere, ku vlonte ‘puna’ kudo”, apo qendra pune e prodhimi, autobus, stalla lopësh, mbrëmje vallëzimi, eskurisone etj etj, aq sa një pjesë e tyre, sipas raporteve të “shokëve kinezë” ishin bërë “tmerri i rajoneve…”?!. Të gjitha këto janë të pasqyruara me detaje në dhjetra raporte e informacione që ambasada shqiptare në Pekin ia ka dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, me anë të ambasadorit Reiz Malile dhe ato janë parë e firmosur me shënimet përkatëse nga vetë Enver Hoxha, Hysni Kapo etj nga udhëheqja e lartë e PPSH-së.
Në këtë “dosje të zezë” të marrëdhënive shqiptaro kineze, e cila ka siglën “Tepër sekret” dhe përmban një korrespodencë të gjatë me raport-informacione të firmosura nga ambasadori shqiptar në Pekin, Reiz Malile, atasheu ushtarak Elami Hado, drejtori i Drejtorisë së Marrdhëniemeve me Jashtë në Komitetin Qëndror të PPSH-së, Pirro Bita, etj etj, ka të pasqyruara me detaje dhe hollësira shumë e shumë ngjarje ku ushtarakët, kursantët e specializantët shqiptarë janë “lëshuar si ujku në vathë” mbi vajzat dhe gratë kineze, duke shfryrë epshet e tyre shtazore me akte të shëmtuara përdhunimesh….?! Ku sipas raporteve në fjalë, “vajzat kineze kur përdhunoheshin, nuk bërtisnin, pasi nuk donin që të prishej miqësia shqiptaro-kineze” dhe kur pala shqiptare insistonte që ata që kishin kryer këto akte të shëmtuara të procedoheshin penalisht e t’i jepeshin gjyqit, “shokët kinezë” nuk ishin dakort me këtë masë të rëndë, por insitonin që ata “të bënin një autokritikë të thellë dhe të edukoheshin nëpërmjet punës”…?! Lidhur me këtë dhe të tjera nga kjo “dosje e zezë”, na njohin dokumentat arkivore sekretet që po publikojmë duke filluar nga ky shkrim, gjë e cila nuk ka për qëllim aspak pët të treguar apo denigruar “derrat e pyllit shqiptar”, por si një dëshmi e historisë së marrdhënieve shqiptaro-kineze, ku këto ngjarje kanë qenë dhe do mbeten si një njollë e zezë në aspektin historik të tyre…
PARTIA E PUNES E SHQIPERISE TIRANË MË 27/4/1962
KOMITETI QENDROR
DREJTORIA E JASHTEME
I N F O R M A C I O N
MBI DISA ÇFAQJE TE HUAJA TE KURSANTEVE DHE USHTARAKEVE QE STUDJOJNE NE REPUBLIKEN POPULLORE TE KINES
…….Në lidhje me sa më sipër do t’I bëhet një letër shokut Reiz Malile që i ngarkuari me punët e partisë dhe shokë të tjerë të ambasadës të venë vetë në mbledhjet e organizatave ku janë kursantët ta shohin gjëndjen në vënd, të flasin mbi detyrat që kanë dhe sjelljket jo të mira të disa kursantëve, të njoftojnë hollësisht mbi gjëndjen dhe masat e mëtejshme që duhen marrë.
SEKRETAR I K.Q. TE P.P.SH.
HYSNI KAPO
Ta shoh dhe shoku Ramiz
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
PJESE NGA PROCES-VERBALI I MBAJTUR NE KINE NGA AMBASADA SHQIPTARE DHE AUTORITETET KINEZE LIDHUR ME PERDHUNIMET…
Përfaqësuesi i ambasadës shqiptare: Në fillim të provimeve uzinat e konstatuan vëndet e dobta në praktikë dhe e planëzuan ripërsëritjen pas provimeve në bashkëpunim me drejtuesit e grupeve. Por për këtë praktikanët nuk kanë zbatuar të gjitha udhëzimet sipas atyre që biseduam me përgjegjësat e grupeve. Pak praktikantë shkojnë në punë kohët e fundit, sidomos në uzinën nr. 1 punojnë vetëm 6-7 orë dhe vetëm nga grupi i pjesës së dytë nëse do të mbetet. Pjesa e parë që mbaroj provimet nga uzina nr. 1, nuk e respekton disiplinën në punë. Sipas të dhënave të shtatë ditëve të fundit, dy të tretat e praktikanëve nuk u paraqitën në punë, bile dhe ata që u paraqitën punojnë vetëm tre deri në katër orë. Ata që nuk mësojnë, shëtisin nëpër rrugë dhe kjo e metë është konstatur për dy uzinat. Edhe ata pak praktikanë që paraqiten në punë, rrinë pak dhe ikin prap, bredhin nëpër uzinë dhe shikojnë vajzat.
Faktikisht kjo dhe çështje të tjera që influencojnë indirekt në gjëndjen e praktikës.
Çështja e marrëdhënieve me grat dhe respektimi i rregullave tona, mos respektimi i shokëve kinezë. Akoma më keq këta kanë lënë përshtypje të këqia edhe në masë. Neve shqetësohemi shumë për këtë, prandaj do të japim disa materiale.
Marrëdhëniet në mes burrave dhe grave:
Në fillim ka pasur disa thënie të tilla nga ana e ndonjë praktikanti, p.sh.: gjatë kohës që do të qëndroj në Kinë, unë medoemos do të provoj një vajzë kineze. Gjatë qëndrimit një vit këtu në Kinë, duhet të kemi tre gra, se ndryshe nuk jetohet. Këto u janë thënë përkthyesëve kinezë. Këto qëllime nga ana e praktikanëtev janë sinjalizuar edhe drejtuesëvet, duke u dhënë njohuri mbi zakonet kineze që një grua ka vetëm një burrë dhe ky princip nuk çedohet. Por këto përpjekje praktikantët nuk i kuptuan dhe gjëndja u keqësua.
Ka disa praktikantë që ndjekin gratë nga pas dhe tallen me to në rrugë. Për shëmbull, dansi është si një vallzim normal, por pikërisht në dans ka pasur raste që i kanë kapur dhe tërhequr vajzat kineze për pallto, me shtërngime dhe puthje dhe gjeste të tjera. Nga kjo gratë janë revoltuar dhe ka pasur raste kur ndonjë prej tyre edhe ka bërë lutje për ndonjë nga burrat. Një ditë është ndalur në rrugë një grua të cilën kanë dashur ta puthin. Një herë tjetër është kur tre praktikantë i kanë ndjekur pas vajzat gjer afër ferravt dhe njëra prej tyre ra në hendek.
Ambasadori: Mundësisht na thoni emrat ju lutem pë rata nëse ja vlen të përmënden.
Për ata persona që kanë bërë faje më të rënda, do të përmënden emrat.
Sipas raporteve të Degës së Sigurimit më 17 tetor të këtij viti, tre praktikantë morrën një vajzë kamariere dhe deshën ta çnderojnë, por kur vajza thirri me të madhe ata ikën dhe polici nuk i konstatoj dot se kush ishin.
Dy praktikantë duke shetitur natën vonë morrën dy gra aktiviste që ishin roje, të cilat u friksuan dhe shkuan në shtëpi. Emrat e këtyre praktikantëve nuk dihen.
Ka dhe fakte të tjera të sjelljevet që ofendojnë gratë.
Punëtorët e komuntatorit në uzinën nr. 2, mbyllin dyer e penxherre nga frika se i ngacmojnë praktikanët.
Në uzinën nr. 1 ka gjashtë praktikantë që kanë lidhje me gra kineze.
Por siç u mësua më vonë dyshohen se në këtu drejtim janë 11 veta.
Në uzinën nr. 2 janë tre praktikantë që kanë lidhje me femra, bile një burrë ka paraqitur dhe ankesë, dyshohet për marrëdhëniet me femrat, 6 praktikantë. Disa nga praktikantët kanë lidhje, biles edhe me shumë gra. Këto akte janë kryer në rrugë dhe në parqe ku kanë lënë përshtypje të keqe në masë.
Në muajin gusht, një praktikant në mbrëmje hyri në kasollen e derrave me gjithë një vajzë, por i diktoj një djalë i vogël dhe bërtiti. Nga britmat e djalit u mblodhën shumë veta dhe të bërtiturat dëgjoheshin shumë larg. Po t’i kishin kapur do t’i kishin vrarë.
Një praktikant i uzinës nr. 1 po të shoh grua, i qepet nga pas, ka krijuar lidhje me një vajzë, e cila ka mbetur me barrë, Nga drejtoria e ndërrmarjes u kërkua që ajo ta dështojë. Ky praktikant ka pasur lidhje me një grua që është bijë reaksionari, gjithashtu edhe me një grua tjetër që e ka burrin armik.
Për këto akte neve shqetësohemi. Tek ne ka gra të këqia që provokojnë dhe shkojnë me praktikantët, për këtë neve do të marrim masat derri në arrestim të gravet.
Nga këto sjellje ka disa bashkëshortë që që janë ndarë dhe të tjerë që janë grindur. Një burrë tha se është gati të shkojë në burg, vetëm që të vrarë një praktikant. Në historinë tonë kemi pasur të tilla raste. Drejtoritë e disa uzinave kanë marrë masa dhe disa nga këto raste janë evituar.
Punëtori Jan Shau Cun, kur e diktoj që gruaja e tij kishte lidhje me Thomajn, e goditi me pëllëmbë në fytyrë dhe deshi ta çonte tek përgjegjësi I grupit, shoku Sherko. Ky punëtor duke u prekur rëndë nga ky akt, u bë si i çmëndur. Theksohet se revolta e tij është e drejtë. Kur drejtorian e ndërmarjes e shtroi këtë çështje para përgjegjësavet, njëri prej tyre na qortoj neve dhe pyeti nëse vallë ky është burri i asaj gruaje. Disa drejtues kanë pretendime se e gjitha kjo është e organizuar nga shokët kinezë, por kjo është një gënjeshtër.
Punëtorët tanë i respektojnë shumë praktikanët shqiptarë. Disa nga praktikantët duke shfrytëzuar këtë respekt, kërkojnë të gënjejnë gra kineze, bile disa thonë se unë jam anëtar i PPSH-së.
Shembulli konkret:
Pandeli M. praktikant në uzinën nr. 2 njëherë deshi të dhunojë një grua të martuar, por nuk ja mbërrijti dot qëllimit. Ne mes të shkurtit në mëngjez kur nuk shkonte në punë e zuri rrobalarsen me dy duar për qafe dhe deshi ta puthë, por ajo nuk deshi dhe iku.
Në fund të prillit kur po shetiste në rrugë ju afrua dy vajzave dhe ju tha; hajdeni të shetisim. Ato nuk deshën, ky nxorri një fletore dhe një laps dhe ua tregoj. Pastaj kur këto vajza nuk u afruan, ai zuri njërën ta puthë me zorë. Më 11 qershor, së bashku me Rexhep H. takuan një grua në trap dhe e ftuan të shkojë në kinema, ajo u çudit nga ky guxim, por për të mos prishur miqësinë shqiptaro-kineze, shkoj. Në mes të filmit me pretekst se ishte nxehtë, e nxuarr nga kinemaja në rrugë dhe e çuan ku nuk kishte njeri. Marini i mbylli gojën dhe desh ta çnderoj me dhunë, por ajo iku. Në 8 qershor rrinte në klub pranë një shtëpiakeje duke shikuar filmin, pastaj e nxorri jasht, i hoqi pantallonat, por për fat vinte një maqin dhe nuk e kreu dot aktin.
Vijon në pjesën e III
Ti Kaloqe je njeriu me idiot i ketij zanati. Mire qe shpik budallalleqe , po edhe ti tregosh i ben shume trashe. Tani ti po i nxjerr shqiptaret sikur e kane çare rrugen e **** me palle ne dore. Me kaq larg sa ke shkuar per te nxjerre mllefin tend prej provinciali , o pervers, do ishte bere gjaku deri ne gju me ata Kinezet. Ore gomar! ! ! Marrdheniet jane gjeja me normale mes gjallesave. Keshtu ka patur ne BRSS, keshtu ka patur ne Poloni, Hungari , etj. Po pse o enuk nuk ja ben sherbimin lekut, po hajde te themi ca te verteta, po te themi dhe ca genjeshtra. A thua se ata burrat Kineze qenkeshin prej kartoni, e jo prej gjaku. Ne mes te uzines thote Kaloqja. E kapi, e shk** . Kurse ata 1000 puntore benin tifozllik per shqiptarin me pantallona ke gjuri. Paskeni qene fare e keqe. Nga Qim.net, te ky Kaloqja, e me radhe ata te korit te kazan Kadrinjve.
Miqesia shqiptaro-kineze apo historia e bashkejeteses se derrave te kuq sunite me patat e verdha aziatike.
Thomai me Pandeliun qekan synite????? Qeka permbys dynjaja!!! I bie qe Janulla osht Haxhi Afiz Sabri Dylber i dhjer…
Komplet gomarllek. Sja vlen ta lexosh. Gjera te paqena i shkruajne per te verteta dhe vogelsirat i fryjne. Turp…
O kaloq q;nke me të vërtëte idiot.
Shpreson te genjej fshataret ky perversi anadollak se ata qe jan njerez me mend ne kok nuk ja lexojn shkrimin kti gomari , un vetem titullin i shikoj kti mostre teksti dihet kenjeshtra sajesa qesharake kaloç bytha .
jane dhiaret qe dergonte partia jashte shtetit,jane monstrat qe dolen nga haleja ne nje bote te qyteteruar prej 3 000 vitesh.
Ej, Dashnor Kaloçit i vjen keq pse shqiptaret ja kane qire kinezet! Po ruaju o Dashnor se do te qijne dhe ty me ç’ke e ku ke.
Me sa duket, i pari quhet Pandeli Marini….
Kjo quhet “t qime alla shqiptarçe”
Ky enveri edhe me t qimet e dynjos qeka marr.
Ja edhe nji vjersh nga Najem Frazeri.
Qini qini dit e nat
Qe t ju behet kari shpat
Porsi shpat e Skenderbes
Pidhit qe i bje ne kres.
Qini shum edhe palloni
Porosit Qif Kapertoni.
Hani pini edhe qini
Qe nga Drini ke Shkumbini
Qiranik o qiranik
Tu bo kari si ibrik