Tryeza e parë për reformën zgjedhore, reagon ambasada gjermane: Një hap në drejtimin e duhur

25 Shtator 2019, 15:59Politika TEMA

 “Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur”, tha sot Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, ndërsa shpreh gatishmërinë e Gjermanisë për të ndihmuar në këtë proces.

“Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithëpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.”, tha ai

Po ashtu, ambasadori Zingraf shprehet se “kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Për sa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje