Ligjvënësit europiane rrëzuan dy kandidatura kyçe të ekipit të Ursula Von Leyen, kryetarja e re e Komisionit Europian.
Eurodeputetët kanë refuzuar hungarezin László Trócsányi, të konsideruar një aleat të kryeministrit problematik hungarez Viktor Orban, i cili ishte propozuar si komisioner i fqinjësisë dhe zgjerimit.
“Kartonit të tyre të kuq” nuk i shpëtoi as rumunia Rovana Plumb, e cila sipas Politico-s, rezulton të mos ketë deklaruar dy kredi me vlerë prej gati 1 milionë eurosh.
Përpara deputetëve që shqyrtuan emërimin e saj, zyrtarja rumune u justifkua duke thënë se nuk besonte që rregullat ia diktonin një gjë të tillë.
Ligjvënësit në Komisionin e Çështjeve Ligjore të PE-së, organizmi që ka për detyrë të verifikojë deklaratat e Plumbit dhe kandidatëve të tjerë lidhur me interesat financiare, ngritën dyshimet se këto transaksione financiare mund të paraqesnin një konflikt të mundshëm interesi.
Zëdhënësja e komisionit Mina Andreeva sqaroi më pas, se për momentin, procedura është pezulluar. Si Plumb , ashtu edhe Trócsányi prisnin të përballeshin me seancat dëgjimore të konfirmimit nga komitetet e specializuara javën e ardhshme.
Sipas Andreeva –s, vendimi i vendimet e Komitetit për çështjet Ligjore nuk nënkupton patjetër se “tani duhet të propozohet një kandidat i ri automatikisht”.
Hapat e ardhshëm, nga sa theksoi ajo do të varen nga mënyra se si Parlamenti do të zgjedhë të procedojë në koordinim me Von der Leyen. Megjithatë, një zyrtar i Parlamentit e bëri të qartë se shumë shpejt, legjislativi do ta bëjë të qartë me shkrim se të dy këta kandidatë, janë të papranueshëm.
Kjo nuk do te thote qe Parlamentaret Europiane e kane seriozisht me kete Rumunen ….. , por qe e hengri nga ky Magyari (Hungarezi) … qe kerkon me doemos te jete Komisioner i zgjerimit ……
Gjitsesi po te shikoni me pak vemendje se kush jane dhe nga cilat shtete jane Europarlamentaret (ketu kam parasysh kush jane shumica) ku vendet Lindore (ish pakti socialist) tani qe pritet qe GB te largohet perbejne pak me gjusmen e deputeteve te PE….
Pra shumice nuk jane me vendet si DEU, FRA, GB (nuk dua te permend ITA e SPA, pasi ato jane te mbytura nga korupsioni….), etj, por ish vendet socialiste qe ishin arene e Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore dhe qe i genjen mendja se do vendosin fatet e qyteterimit te ri Evropian..