"Harrojeni" shpëtimin e planetit, le të shpëtojmë fillimisht Gretën

26 Shtator 2019, 17:40Politika TEMA

Nga Brendan O’Neill

Çdo të rrituri që e përshëndeti fjalimin e Greta Thunberg para Kombeve të Bashkuara duhet t’i vijë turp për veten. Shpërthimi i saj emocional ishte një spektakël thellësisht shqetësues.

Ai nxorri para nesh një grua të re, një vajzë, në thelb, e cila është në buzë të terrorit, të tronditjes së besimit se, jetës, ashtu siç ne e njohim, po i vjen fundi.

Nuk mund të kishte provë më të fortë për atë që, ideologjia e gjelbër po e mashtron seriozisht gjeneratën e ardhshme duke i pompuar ata me frikë dhe panik dhe me besimin se fundi i botës është afër. Nuk është planeti që ka nevojë për shpëtohet – është Greta. Ajo duhet të shpëtohet nga kulti i vdekjes së eko-alarmizmit.

Ishte një pamje vërtet e trishtuar. Greta, 16 vjeç, foli përmes lotëve. Dhe lotët e saj ishin të kuptueshëm duke marrë parasysh që ajo beson se jeta në Tokë po kërcënohet nga babëzia e njerëzimit. Ajo qortoi krerët e shteteve të mbledhur në OKB. “Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time … Njerëzit po vuajnë. Njerëzit po vdesin. Ekosisteme të tëra po shemben.

Ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka për të cilën ju flisni është paraja dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni?”. Me secilën prej këtyre fjalëve, me çdo parashikim për fundin e botës, zëri i saj dridhej dhe emocionet ishin jashtë kontrollit. Ishte një shkrirje publike. Dhe sigurisht që politikanët e duartrokitën atë – në mënyrë perverse, ata nuk duan asgjë më shumë sesa një vajzë të çoroditur që u thotë se sa të tmerrshëm janë.

Kush ia bëri këtë Gretës? Kush e shndërroi një nxënëse 16-vjeçare të zgjuar dhe kurioze në një profete tmerri, në një grua të re që pranon se ndihet e terrorizuar dhe beson se Toka është në flakë? Të rriturit e bënë këtë. Elitat arsimore, politike dhe kulturore të infektuara me filozofinë e gjelbër.

Njerëzit, të cilët kanë vite që i ushqejnë fëmijët me frikën ekologjike, e bënë këtë. Idetë e tyre laike për fundin e botës, ekzagjerimi i tyre i vullnetshëm i çdo problemi me të cilin përballet njerëzimi, rreshtimi i tyre krah politikës së frikës në përpjekje për t’i detyruar njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre të gabuar dhe në dëm të mjedisit – të gjitha këto kanë bindur shumë të rinj se e ardhmja është e errët, njerëzimi është i dënuar dhe nuk ka asnjë kuptim të shkosh në shkollë, aq më pak të planifikosh jetën, sepse të gjithë do të vdesim së shpejti. Ata ia bënë këtë Gretës, dhe të tjerëve, dhe kjo është e pafalshme.

Shkalla në të cilën të rriturit i kanë indoktrinuar fëmijët me frikë eko-nihiliste u bë e qartë në fjalët e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Kur hapi Samitin e OKB-së për Aksionin e Klimës, në të cilin Greta bëri fjalimin e saj të emocionuar dhe tragjik, ai tha: “Natyra është e zemëruar”. Ç’është kjo bestytni? Ajo është pozitivisht paramoderne.

Ky antropomorfizim i natyrës është thelbësor për këndvështrimin atyre që ngrenë alarmin për klimën. Ai paraqet gjithçka, nga zjarret në pyje deri te përmbytjet, si ndëshkim për mëkatet e njerëzimit, si hakmarrje e natyrës ndaj njeriut dhe ‘përrallave tona të rritjes së përjetshme ekonomike’, siç i përshkruan Greta.

Në kohërat biblike, moti ekstrem dhe sëmundjet shiheshin si ndëshkimi i Zotit ndaj sjelljes mëkatare të qenieve njerëzore; tani dëgjojmë të flasim për “motin e shkatërrimit në masë” dhe eventet e “natyrës së zemëruar”, që me sa duket janë ndëshkimi i Gaia-s për ne për kryerjen e mëkatit të rritjes ekonomike. Fjalët ndryshojnë, por prapambetja dhe histeria janë jashtëzakonisht të ngjashme.

Greta Thunberg është e admirueshme në disa mënyra. Ajo është e zgjuar dhe e artikuluar. Por tani është e qartë që ajo po shfrytëzohet. Ajo po nxitet në ballë të lëvizjes më të frikshme dhe bestytnike të kohërave tona. Ajo është shndërruar në zëdhënësen kryesore të “ditës së gjykimit”, një fallxhore e tmerreve që njerëzimi gjoja do t’i sjellë vetes. Qëllimi duket se është ta bëjë ambientalizmin një ideologji të padiskutueshme, të paprekshme.

Shikoni se si dikush që ngre madje edhe kritikën më të vogël për eko-marrëzitë tani do të pyetet: ‘Si guxoni të kritikoni Gretën dhe fëmijët e tjerë të guximshëm që flasin për klimën?’ Këta fëmijë po përdoren si mburoja morale nga të rriturit për të mbrojtur gjithnjë e më shumë politikat e ambientalizmit, nga marrja në pyetje dhe kritikat. Është marramendëse në cinizmin e saj.

Dhe është shkatërrimtare gjithashtu. Shkatërruese për debatin publik, shkatërruese për diskutimin kritik dhe shkatërruese për fëmijët që po tërhiqen në këtë botëkuptim të tmerrshëm, në këtë këndvështrim mizerabël për të luajtur rolin e një ushtrie skenike për humbjen e besimit të shoqërisë te njerëzimi dhe rritja ekonomike. Mjaft! Çlirojeni Gretën! Jepini fund instruktimit të saj me kultin e frikës dhe lëreni t’u kthehet mësimev e të bëjë një jetë normale si të gjithë të rinjtë.

Nëse me të vërtetë duhet një fëmijë që flet në OKB, pse të mos jetë ai një adoleshent nga Afrika ose India që beson se rritja ekonomike nuk është një përrallë por absolutisht thelbësore për çlirimin e tyre nga varfëria? Të gjithë kemi dëgjuar më shumë se sa duhet nga perëndimorët e klasës së mesme që mendojnë se rritja ekonomike është “oh, kaq e tmerrshme”. Le ta dëgjojmë këtë nga dikush në miliarda njerëzit e botës, të cilët nuk pajtohen thellësisht me këto gjepura pesimiste, antihumane dhe perëndimore.

Spiked-TemA TV

24 komente në ““Harrojeni” shpëtimin e planetit, le të shpëtojmë fillimisht Gretën”

  1. Avokat Ngjela says:

    Mos u cudisni qe eshte kaq origjinal, ka njeres qe nuk jane shit tek SORRAS and, co si, TEMA, Mentor Kaka, OJQite Shqiptare etj

    1. Glauk says:

      Soros dhe OJQte e tij apo homologe jane thjesht dore e zgjatur e politikes amerikane qe dominohet nga cifutet.

      Nje nga te shiturit kryesore eshte edhe Avokat Ngjala apo bythlepiresi qe ke marr per emer.

      Ta gezoni edhe bazen e Kucoves plot me zezake aty.

      1. majmunet serbo-shpellare says:

        Pse more rrot k.ri Rusia nuk dominohet nga cifutet?Shiko origjinen e oligarkeve rus pothuajse te gjithe jane cifute. Edhe bosi i Putinit kryemafiozi Mogilevich eshte cifut. Dhe sa per dijenine tende dhe te gjithe qyrramaneve shqiptare qe kane filluar te kopjojne sjelljet anti-Sorros gjithe ky skenar eshte veper e disa cifuteve te tjere.Pra edhe ti qe ben si anti-cifut po ha gjepurat qe te shesin ca cifute te tjere.

        https://www.buzzfeednews.com/article/hnsgrassegger/george-soros-conspiracy-finkelstein-birnbaum-orban-netanyahu

      2. Skllaveri moderne says:

        Do vihen taksa te forta per ndotje ambienti dhe pasojat vin te te gjith taksapaguset

  2. Toni says:

    Sa k.qe qeke o Brendan..Lum Partia qe te ka!

    1. Kozi says:

      My eshte perkthim-nuk te kupton dot Brendan…..aq me pak do te te kete mundesi te te lexoje komentet tek Tema.
      Se kuptoj perse Tema ka botuar kete shkrim konservator-Trumpian – me te gjitha gjasat e marre nga ndonje tabloid anglez si Daily Mail.

  3. edi says:

    That’s great,
    shume artikull i bukur.

  4. NJEREZ TE SHITUR says:

    Ky maskaraii qe ka shruar kete artikull dhe gazeta Tema i jep jehone ketij koncepti po thone se nuk echte faji i atyre 2% te popullsise qe po shkatarrojne planetin per tu pasuruar por eshet faji i styre qe na tregojne te verteten qe planeti po shkon drejt katastrofes??????? Bote e ndyre. Media te ndyra. Ja keni shitur shpirtin DOLLARIT dhe nuk e koptoni se ne kete planet do shkoni per lesh ju, femijet tuaj dhe paraja pre letre qe keni bere.

    1. Polemiksi says:

      Të vërtetën ty po ta tregon një fëmij 16 vjeç që duhet të ishte në shkollë?

      Ata prindrindrit e ksaj duhen dënuar për keqtrajtim të miture.

      1. Mohimi i fakteve nuk eshte argument says:

        Fatkeqesisht te verteten edhe vete faktet te ta ulerrijne ne vesh ty, ti nuk e pranon! Se vete kjo vajza ne sholle apo jo pak rendesi ka, planeti do te vazhdoje te ngrohet. 99.9% e shkencetareve te te gjihte BOTES kane vajtur ne shkolle edhe kane arritur ne konkluzion unanim: PLANETI PO NGROHET DUKURITE NATYRORE DO TE JENE GJITHNJE E ME TE ASHPRA!Te gjitha parishikimet dhe modelet kompjuterike tregojne pa piken e dyshimit qe planeti po ngrohet por perseri si GJENI TE RALLE qe jemi vazhdojne te mohojme faktet dhe demonizojme kete vajze qe merr guximin dhe kurajon qe te flake kunder ketij modeli te falimentuar ekonomik dhe social. Rreziku nuk vjen nga nje vajze pa fuqi qe s’ka pushtet por nga pushteti ne fuqi. Lexo Historine e Gjeologjise, kuptohe pastaj kritiko…

        P.S. Si te duken pyjet dhe ujerat ne Shqiperi? Çfare do te hash dhe do te pish kur te kapet peshku i fundit edhe te helmohet edhe lumi i fundit.

  5. demokrati says:

    Greta ka nevoje per ndihme te specialization.Mekat qe nje vajze e re te kete aq trishtim dhe zemerim.Shoetoni boten nga “Gretet” dhe Shpiperine nga Lubinja Bushati Kikia

  6. Ftohja globale says:

    Një thirrje brilante, për tu larguar dhe përbuzur çdo organizim që shpërdoron dhe vjedh fondet publike. Al Gore nuk kishte as pleshta deri sa u largua nga zv. President dhe sot numëron më shumë se gjysëm miliard dollarë pasuri, duke shpërndarë sofizma me anën e Gretave, për gjoja shkatërrimin e ekosistemit nga gjoja zhvillimi ekonomik i pakontrolluar.I kërkojnë Afrikës të sigurojë zhvillimin e saj mbi bazën e burimeve diellore energjitike, duke e detyruar kësisoj të qëndroj në një shkallë zhvillimi fatkeqe dhe në një varfëri persistente. Janë aq të ligj dhe të papërgjegjshëm sa kanë gjetur si vënd për akrobacirat e tyre gjoja shkencore Afrikën, ku dhe nuk mund të kontrollohen se si i përdorin fondet. Ambienti dhe natyra ruhen fare mirë mbi bazën e projekteve të zhvillimit ekonomik, ku të përfshihet rigorozisht në projekt detyrimi i ruajtjes së kërkesave ambientale. Por jo, këta duan vetëm seminare dhe vetëm seminare, për gjoja ndërgjegjsimin e strukturave zhvëllimore për rrezikun nga ndryshimet klimatike siç kanë vendosur ti thërrasin sot, kur deri dje e quanin ngrohje globale.

  7. Shahisti says:

    Ja me ne fund edhe nje ze i arsyeshem midis kakofonise shurdhuese te njerezve te egzaltuar kot me kot.

  8. Mario says:

    Me shume se e trembur duket sikur Gretes i duhet nje i dashur ?
    Kush po e rrezikon jeten e kesaj vajze ne Suedi?! Cfare duhet te thote ndonje moshatar i saj nga Afrika ose Azia qe rritet ne kamp refugjatesh, ka pare lufte me sy ose thjesht vdes urie? Mahhhh edhe empatia e ka nje kufi. Per mbrojtjen e klimes jam dakort, por jo nga histerike qe vuajne nga crregullime bipolare….

    1. Polemiksi says:

      Psikopate 16 vjeçare. E shtyrë në psikopati nga prindrit po aq psikopat.

  9. Futja kot says:

    Ambientalizmi nuk eshte ndonje ideologji e diskutueshme, sic eshte neoliberalizmi me brockullat e tipit <>, kthimi i ekonomise ne zero dhe ceqet e bardha. Jane fakte te vertetuara dhe qe i pranojne 98% te shkencetareve ne bote. Shkrirja e akujve, ndryshimi i klimes, rritja e temperaturave mesatare, fenomenet klimatologjike ekstreme me te shpeshta, reduktimi masiv i specieve kafshore dhe bimore dhe mbi-konsumimi i burimeve natyrore jane fenomene qe vertetohen shkencerisht dhe disa i ndiejme ne jeten e perditshme. Nuk e kuptoj ne cilin planet jeton ky Brendani, duhet te jete ndonje kusheri i Trapit.

    1. M . M says:

      Jam dakord me autoren e shkrimit.
      Greta eshte nje vajze qe eshte e prekur nga nje forme e autizmit dhe me kete shpjegohet shperthimi i saj emocional si dhe menyra e saj e paperqendruar e veshtrimit.
      E gjej gabim jo vetem per moshen e saj aq te re por edhe problemin qe ka nga semundja qe ajo te perdoret qofte edhe per nje ceshtje aq te rendesishme e jetike per njerzimin siç eshte ngrohja globale.

  10. Spartakos Thrakiotis says:

    Kjo çështje me këtë vajzën është shumë serioze dhe nuk duhet të ironizohet. Shteti social i Suedisë duhet të kishte vepruar automatikisht për mbrojtjen dhe mbështetjen psikologjike se kësaj vajze, duket shume qarte se atë e kanë përdorur disa. Kush janë ata duhet ta gjejë drejtësia Suedeze sepse ata që e përdorën kanë kryer veprim penal se vajza është e mitur 16 vjeçe dhe jeta e saj mund të jetë në rrezik në zhvillim.

  11. manivela says:

    Nuk e di ,por ne dimer ban shune ftofte e prap se prap me cohet…ne vere ban shume nxehte e rrin ne kame tan diten…oa sa mire me kene shqiptar o hej

  12. Rezi says:

    ku jeton ky k.ri me zile. Nuk shikon ca po behet?

  13. North-UK says:

    Palle k… po me shume ai ne kete gazete qe publikon nje artikull te tille

  14. anonim says:

    Greten e shqetesuan raportet e komuniteteve shkencore ,zoteria ne fjale qe ka shkruar kete artikull eshte analist,,nga keta qe marrin rrogen duke dhene mendim si per artin e gatimit,,edhe per centraarlet berthamore, qe kemi cdo dite neper gazeta dhe televizione dhe qe thone gjera qe te gjithe mund ti themi neper kafene,, duhet qe greta te zbresi nga mali i shenjte qe ta binde kete..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje