Problemet me fuqinë punëtore: A po përgatitet Shqipëria të marrë emigrantë nga jashtë?

27 Shtator 2019, 19:05Sociale TEMA

Pak javë më parë, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, ndërsa vizitonte një fabrikë përpunimi të prodhimeve bujqësore, shprehu problemin me të cilin po përballen bizneset e industrisë përpunuese; mungesën e fuqisë punëtore.

E në këtë kontekst, ministri tha se ka ardhur koha që Shqipëria që tregu i punës në Shqipëri të hapet edhe për të huajt, pra për emigrantë.

Ajo që u paralajmërua nga ministri pak javë më parë, tashmë duket se po bëhet realitet. Një projektligj i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe i asaj të Brendshme është shtruar për konsultim publik dhe parashikon ndër të tjera, disa ndërhyrje në legjislacionin që rregullon lejen e punës për të huajt.

Në këtë kontekst, ndryshimet e propozuara në lidhje me dispozitat që rregullojnë lejen e punës së të huajve, synojnë të reduktojnë periudhën kohore që duhet për të marrë një leje pune, duke unifikuar dhe reduktuar periudhën kohore gjatë këtij procesi që krijon përsëritje të procesit dhe nuk kontribuon në arritjen e qëllimit për të cilën është vendosur si afat.

Projektligji qartëson procedurën e përcaktuar në ligj për të punuar në Republikën e Shqipërisë, duke përcaktuar qartë autoritetet përgjegjëse të përfshira dhe rolin e tyre në proces.

Gjithashtu, synohet edhe dhënia e të njëjtave përfitime për hyrjen në tregun e punës në vend, si të shtetasve të BE-së dhe të zonës Shengen që aktualisht janë të parashikuara në ligjin nr.108/2013,  edhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Në nenin 4, të projektligjit propozohen ndryshime në nenin 71, të ligjit, ku hiqet pika 4, e këtij neni, në të cilën përcaktohet periudha prej 4 javësh e publikimit të vendit të lirë të punës.

Në pikën 5, të këtij neni, shkurtohet afati brenda të cilit shqyrtohet kërkesa dhe lëshohet leja e punës, duke zëvendësuar afatin 30 ditor ma afatin 20 ditor” shkruhet në relacionin e projektligjit. Krahas shkurtimit të afateve për publikimin e vendit të lirë të punës për të huajt nga 1 muaj në 15 ditë, ndryshimet parashikojnë se procedurën e re se si një i huaj do të aplikojë.

Punëdhënësi ndryshe nga më parë kur duhet të ndjekë vetë procedurën e publikimit të vendit vakant të punës disa herë dhe pas mbarimit të periudhës 4-javore të aplikojë sërish te një specialist për leje pune, tashmë ai aplikon për leje pune duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në aktet nënligjore, dhe është specialisti i migracionit që komunikon me specialistë të tjerë për shpalljen e vendit të lirë të punës.

Gjithë kjo procedurë është brenda aplikimit për leje pune. Në projektligjin e ri shpallja për plotësimin e një vendi të lirë pune i caktohet  autoritetit shtetëror përgjegjës për punësimin dhe fillon nga momenti i regjistrimit të kërkesës për leje pune, duke qenë se këto dy procese janë të lidhura me këtë ndryshim, qytetari nuk komunikon me dy specialist të ndryshëm në rastin më të mirë apo dy zyra të ndryshme brenda autoritetit të punësimit, por komunikon vetëm me specialistin e migracionit, i cili menjëherë pas regjistrimit të kërkesës së shtetasit të huaj bën dhe shpalljen e vendit të lirë të punës.  

Gjithashtu, njëkohësisht bashkohen edhe afatet kohore periudha e publikimit të vendit të lirë të punës tashmë është brenda periudhës së shqyrtimit të kërkesës për leje pune. Pas 15 ditëve nga publikimi i vendit të lirë të punës, autoriteti përgjegjës për punësimin, ka edhe 5 ditë kohë për të vazhduar shqyrtimin e dokumentacionit dhe për t’i kthyer përgjigje subjektit kërkues për miratimin dhe lëshimin e lejes së punës ose mosmiratimin e saj.

Sa më sipër bashkon dy periudhat e publikimit të vendit vakant dhe të shqyrtimit të lejes së punës në një periudhë të vetme aplikimi, shpallje të vendit të lirë të punës dhe shqyrtimi të lejes së punës, në total 20 ditë shqyrtimi të aplikimit për leje pune për një shtetas të huaj” shpjegohet më tej në relacion.

Këto ndryshime ligjore vijnë në një kohë kur vetë Shqipëria po përballet me probleme të fuqisë punëtore për shkak të emigracionit si dhe me atë që mund të cilësohet si “papunësi strukturore” ku vendet e punës nuk përputhen me kualifikimin e krahut të punës.(SCAN)

14 komente në “Problemet me fuqinë punëtore: A po përgatitet Shqipëria të marrë emigrantë nga jashtë?”

  1. cipini says:

    Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa…evgjiterii ne cdo cep.

  2. petriti says:

    Vetem Koreano Verioret mund te vijne qe te punojne per 150 euro.

    1. Speed says:

      Problemi i fuqise punetore rregullohet vetem me rritje rroge. te behet rroga 1000 euro vijne 600.000 shqiptare nga Greqia qe neser

  3. rexha 10 says:

    JU NUKE E DINE SE CFARE DO TE THOTE KONTRATE . NE QOFTESE KA NJE VENDE KU PUNTORI TRAJTOHET SI SKLLAVE ESHTE SHQIPRIJA.
    ATJE NUKE NJIHEN ASE ORET SHTESE, ASE PAGESA E NJE RROGE SHTESE,PORE MBI TE GJITHA NUKE DEMSHPERBLEHESH NE QOFTESE PUNTORI PESON NJE AKSIDENTE. ESHTE ME MIRE TE PUNOSHE NE AFRIKE..

  4. prizem says:

    Ku eshte cudia ketu, Shqiperia ka deficit te madh te punetoreve te kualifikuar per stadin e larte teknologjik ku ndodhet bota sot. Kjo eshte nje thirrje per te gjithe ata qe kane dy pare mend koke qe ti lene pordhacionet dhe ti kushtohen trainimeve specifike, kompjuterit dhe gjuheve te huaja.

  5. Spartakos Thrakiotis says:

    Është shumë logjike kjo gjë, vendi është shpopulluar shumica e të rinjve marrin rrugët e mërgimit se pagesa që marrin në Shqipëri nuk u del për të blerë një paketë cigare dhe të pinë një kafe si gjithë të rinjtë e botës. Dhe në fund të fundit kështu e ka Bashkimi Europian duhet të jetosh me të gjithë. Të bardhë, të zinj, të verdhë, etj. Siç jetojmë edhe ne ne shume vende te botes.
    “Ky Stan Këtë Bulmet Ka”. Rrugzgjidhja tjetër është të rivendosim telat me gjemba dhe të pushkatojme kedo qe hynë dhe del pa leje.

  6. Çentrale says:

    Ngrini rrogat se i gjeni punetoret. Nuk punohet me 200 euro ne muaj

  7. Adi says:

    Shqiptaret nuk jane bageti sa duken. Bojkotimi i te ashtuquajtures pune eshte nje veprim per tu patur zili. Shteti duhet te ndaloje me ligj skllaverine moderne dhe jo te gjeje skllever te rinj. As barbaria osmane para 500 vjetesh nuk i detyroi shqiptaret te ikin nga syte kembet se sa barbaria shqiptaro demokratike e shekullit 21.

  8. Koli says:

    I shikojne njerezit si skllever.Jane njerez qe kane nevoje per arsim per shendetesi per cerdhe e kopshte per femijet e per pensione me vone.A i keni siguruar keto per shqiptaret??? Jo asgje nuk keni nga keto.Mjere vendi ne dore te kujt ka rene.Ketu njerezit punojne ne te zeze e me pagesa qesharake se rroga nuk ka.

  9. Tin Tin says:

    As nje nuk vjen ,rrogat jane si Bangladesh ,cmimet si ne Zvicerr.

  10. Outspoken says:

    Rrogat do Ngrefen sapo te vijne Afrikanet dhe Indianet…….

  11. Kuq e zi says:

    Nji afrikan paguan 16 mij € me ardhe ne BE kurse ky karafili mendon se do vij ne shqiperi per 200€

  12. lani says:

    nuk besoj qe vjen kush aty me punuar me 150 euro ne muaj,,, skandal ne kemi falimantu si shtet …shume mire e kan Shqiptaret qe ikin a rrihet aty me shtet kriminel edhe me rroga haleje turp ///

    ushqimet katastof te skadume

    ilacet made in india apo pakista

    cdo gje ne shqiperi eshte fallco cdo gje jemi lolja e botes per cdo gje

  13. Qytetari i Thjeshte says:

    Eshte uleritese te vazhdojme te genjejme veten. Rroga minimale duhet rritur pa humbur asnje dite kohe. Ne shumicen derrmuese te sipermarrjeve paga qe deklarohet per efekt te llogaritjes se sigurimeve shoqerore dhe shendetesore nuk eshte ajo reale. Duhet te behet me ligj 50,000 lek bruto, menjehere. Dhe te hiqet tatimi ne burim prej 13% e diferences nga 30,000 ne 50,000 mije. Tatimi i te ardhurave per punonjesit te filloj ne paga qe e kalojne 50,000 mije lekshin ne muaj. Ne te kundert per dy apo 3 vjet Shqiperia do FALIMENTOJ sepse e gjithe forca punetore do iki te punoj ne vendet e Bashkimit Europian, dhe nuk mund te mos u japesh te drejte.
    Per sa i perket te huajve qe teorikisht do te vinin ju siguroj se nuk ka skllever qe punojne per 200 euro ne muaj ne ditet e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje