Fillojnë festimet për 75-vjetorin e çlirimit, Idajet Beqiri: Mos hidhni baltë mbi LANÇ

28 Shtator 2019, 16:52Kulturë TEMA

Nisin festimit për nder të 75-vjetorit të çlirimit të vendit. Shoqata Kulturore Mallakastra dhe një grup shoqatash të tjera njohura kanë vlerësuar në një ceremoni Luftën Nacional Çlirimitare dhe kanë bërë thirrje që të mos hidhet baltë mbi këtë luftë.

Shoqata Atdhetare Kulturore  Mallakastra ka hapur siparin e festimeve  për nder të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut.

Në një ceremoni ku merrnin pjesë veteranë dhe figura të njohura, kryetari i Shoqatës,  avokati Idajet Beqiri, vlerësoi Luftën Antifashiste dhe apeloi që të shmangen komentet negative për këtë luftë siç po ndodh edhe nga institucione që siç u shpreh ai po paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Beqiri: Kolaboracionizmi i vjetër dhe i ri ishte një pakicë mospërfillëse dhe do të mbetet një pakicë edhe më mospërfillëse pavarësisht se qeveritë tona të këtyre 29 viteve të fundit u kanë dhënë atyre edhe dy institucione që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të mbajtur ndezur zjarrin luftënxitës të kolaboracionizmit të vjetër.

Por si çdo vit, edhe këtë herë festa e çlirimit do të vijojë të festohet e ndarë nga politika.

Të djathtët njohin si datë çlirimi 28 nëntorin e vitit 1944 dhe këtë ditë e festojnë bashkë me shpalljen e Pavarësisë, ndërsa të majtët 29 nëntorin.

2 komente në “Fillojnë festimet për 75-vjetorin e çlirimit, Idajet Beqiri: Mos hidhni baltë mbi LANÇ”

  1. Lini says:

    LANÇL ishte kopile e ruseve dhe serbeve dhe nuk ishte pjese e koalicionit anglo-amerikan-sovjetik. Nuk firmosi ndonje shqiptar ne ate koalicion. Prandaj Shqiperia nuk u ftua ne Konferencën e San Franciskos Prill-Qershor 1945. LEXO SHKRIMIN E KRISTO FRASHERIT.

  2. Fecor shehu says:

    Gjalle eshte akoma ky legen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje