Nga Ariana Kasapolli – Selani
Gjatë vitit 2018, janë regjistruar 65 lindje të foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Të dhënat, bazohen në shënimet e Klinikës Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku thuhet se gjatë vitit 2018, kanë lindur 9.985 foshnje, prej të cilave 65 nga nënat e moshës jo madhore.
Ndërkaq, gjatë këtij viti, në periudhën janar – 26 shtator, kanë lindur 7.176 foshnje, ku prej tyre 26 foshnje nga nënat e moshës jo madhore.
Jo rrallë, sociologë dhe psikologë kanë ngritur si temë çështjen e edukatës seksuale si lëndë që do të duhej të përfshihej në shkolla. Por, deri më tani, Qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk e kanë përfshirë këtë lëndë. Një nga arsyetimet ka qenë se për edukatën seksuale mësohet në disa nga lëndët aktuale.
Dea (emri i plotë i njohur për REL-in) është nxënëse e shkollës së mesme dhe thotë se sa i përket informimit përmes sistemit arsimor, apo informatave nga familja rreth edukatës seksuale, ato janë nën zero.
“Sa u përket njohurive që i kam marrë prej arsimit ose familjarëve, mund të them jam informuar zero për qind. Por, është interneti dhe sot mund të hulumtosh gjithçka dhe jam e njoftuar pak a shumë për edukatën seksuale, nëse kam pasur interesim për diçka”.
“Mendoj që prej shkollës fillore duhet të fillojë të aplikohet lënda e Edukatës seksuale, në sistem të arsimit. Kjo për shkak të mungesës së njohurisë për këtë fushë dhe shumë të mitur mund të marrin sëmundje të transmetueshme seksualisht, por edhe ka raste të shtatzënive”, thotë Dea.
Në përpjekje që t’i ndihmojnë të rinjtë me informata në lidhje me edukatën seksuale, tri studente nga Fakulteti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës janë bërë bashkë dhe kanë krijuar një aplikacion të quajtur “Shnet”. Ky aplikacion, është bërë në bashkëpunim me UNICEF-in, dhe mund të shkarkohet falas, ndërsa është i pari i këtij lloji në Kosovë.
Njëra nga themelueset, Tuena Govori, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kanë mbajtur vullnetarisht ligjërata në shkollat e mesme të Kosovës, dhe në bazë të gjetjeve, kanë ardhur në përfundim se të rinjtë kanë fare pak njohuri për edukimin seksual.
Ajo potencon faktin se sidomos për sëmundjet që mund të barten seksualisht, të rinjtë kanë shumë ngecje për shkak të mungesës së informacioneve.
“Sa është i nevojshëm aplikacioni, e kemi vërejtur gjatë prezantimit në shkollat e mesme të Kosovës, ku nxënësit kanë shumë pak njohuri mbi edukatën seksuale. Mendoj se është shumë e domosdoshme futja e lëndës për këto tema në shkolla. Për shembull, në lëndën e Biologjisë shumë pak flitet për këto tema. Projekti është financuar nga UNICEF-i dhe të gjitha informacionet (në aplikacion) janë rishikuar prej profesionistëve shëndetësorë, si gjinekologë, psikologë e të tjerë”, thekson Govori.
Në anën tjetër, Mimoza Shahini, psikologe, thotë se si mungesë e informacionit për edukatën seksuale, janë shtuar rastet e shtatzënive të padëshiruara nga të miturit, kryesisht nxënëse të shkollave të mesme.
“Futja e lëndës së Edukimit seksual në shkolla, është një domosdoshmëri për fëmijët e sotëm, për aftësim për jetë. Në shkolla është folur në mënyrë sipërfaqësore. Mosha e fëmijëve në hyrje në marrëdhënie seksuale është rreth 13 vjeç dhe është naivitet nëse këta më parë nuk edukohen për një gjë të tillë”, thotë Shahini.
Ajo thotë se një nga pasojat e shtatzënive të hershme është vërejtur të jetë braktisja e fëmijëve nga nënat, pasi që ato janë shumë të reja në moshë.
“Andaj, mendoj se lënda e Edukimit seksual do të ishte domosdoshmëri”, vlerëson Shahini.
Ndërkohë, edhe Fehmi Krasniqi, koordinator për shkenca natyrore në Ministrinë e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, njëherësh hartues i rezultateve për edukatë seksuale, ka thënë se futja e lëndës së Edukatë seksuale në shkolla, është e nevojshme. Sipas tij, për këtë lëndë janë duke u trajnuar tashmë edhe mësimdhënësit.
“Kjo ka filluar si lëndë e integruar në tri lëndë, në Biologji, Edukatë qytetare dhe Edukatë fizike. Por, a do të mund të hyjë si lëndë e veçantë, mbetet të merret vendimi politik nga Qeveria. Mendoj se është një nga lëndët më të nevojshme”, ka thënë Krasniqi, kohë më parë për Radion Evropa e Lirë.
Aktualisht, mësime në lidhje me edukatën seksuale, trupin dhe gjininë ka në tekstet aktuale shkollore, por janë të shpërndara në lëndë të ndryshme.
Patjeter qe po!
Nuk ka fare lidhje edukata seksuale , me martesat ne mosh te vogel , edukata seksuale degjeneron femijet qe ne mosh fare te vogel , po kafsheve kush i ka ber edukat seksuale , kjo esht thjesht teori e degjenerimit total qe ne fillore te njerezve , asgje me shum , qeveria te mbaj ligjin ne fuqi qe pa mbushur moshen 16 vjeç femra nuk ka te drejt te martohet me ligj , kush kryen me te mardhenie te denohet ne baz te ligjit , se si qiet mesojn vet njerzit nuk kan nevoj ti bejm qe ne klas te par anatomin e vagines dhe penisit , kur jan fare te vegjel dhe nuk i shkon mendja per gjera te ksaj natyre , pse duhet tja bejm fiksim me dhun , sa ka dal edukata seksuale neper shkolla po shkerdhehen njerzia qe ne fillore nje gje qe me par nuk ndodhte kurr ose shum po shum rrall.
Nuk ka fare lidhje edukata seksuale , me martesat ne mosh te vogel , edukata seksuale degjeneron femijet qe ne mosh fare te vogel , po kafsheve kush i ka ber edukat seksuale , kjo esht thjesht teori e degjenerimit total qe ne fillore te njerezve , asgje me shum , qeveria te mbaj ligjin ne fuqi qe pa mbushur moshen 16 vjeç femra nuk ka te drejt te martohet me ligj , kush kryen me te mardhenie te denohet ne baz te ligjit , se si qiet mesojn vet njerzit nuk kan nevoj ti bejm qe ne klas te par anatomin e vagines dhe penisit , kur jan fare te vegjel dhe nuk i shkon mendja per gjera te ksaj natyre , pse duhet tja bejm fiksim me dhun , sa ka dal edukata seksuale neper shkolla po shkerdhehen njerzia qe ne fillore nje gje qe me par nuk ndodhte kurr ose shum po shum rrall. Shikoni posht komenteve te mia kur te fillojn lloj lloj katundaresh dhe kafshesh te me bejn moral per civilizimin , se sot katundari te ben moral per qyteterimin , gomari te mson kulturen , esht teoria shaj e denigro tjetrin te dalesh i zgjuar . Teoria demokracis ku se mer vesh i pari te dytin dhe qeni te zotin.
JO ,se ja mësojnë profesorët në shkollë të mesme dhe universitet.
Lenda e edukates seksuale deri ne moshen 12 vjeçare nuk eshte e nevojshme, mendoj. Pas moshes 12 -13 vjeç, kjo lende eshte e nevojshme per ta mesuar femijen me masat parandaluese te mbetjes shtatezane si dhe per mbrojtjen nga semundjet e transmetueshme me ane te maredhenieve intime.
Ne perendim fillojne edukaten seksuale ne klasen e peste. Kjo me duket nje moshe e hershme, pasi duket sikur femijeve ua prish pafajesine e moshes me informacione te papershtatshme per kete moshe.
Jam dakort me Danin, edukata seksuale ne moshe te vogel u krijon kureshtjen dhe hap oreksin per te vepruar. Eshte degjenerimi shoqerise qe ndodhin ato raste. Pse ne diktature nuk kishte ne mase kete lloje seksualiteti?! Liria, liria pa kufi qe s’eshte gje tjeter veçse çthurje e degjenerim total. Ne emer te lirise dhe pyesni priftin apo hoxhen çfare do tu thote kur te vdisni….
Po zogun ne deget e pemes qe bejne seks kush i ka mesuar? Mos vall edhe ata e kane mesuar ne shkolle? Sot shoqeria njerezore po degjeneron dhe po shohim shume ngarje negative,te renda sa nuk peshohen.Degjenerimi po vjene nga njerez gjoja te moderuar dhe kane pare boten,heqin vehten te mençem.Disa inelektual te shtyjtur edhe nga gjendja emocionale,epsherore,thon qe te aplikohet tekst i veçant per edukaten seksuale.Berja e seksit eshte natyrale,dhe e bene kushdo.Po prinderit tan qe na kane bere koken neve,ku e mesuan? Mos vall ja ka then mesuesi i shkolles qe nuk kishte fare? Ky prpozim do hedhur posht se sot njerzit po çakerdisen dhe nuk dine se ç’bejne.