INTERVISTA/ Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit të Berlinit, asgjë nuk do të kish ndodhur edhe në Shqipëri, ja ku do të jetë vendi pas 20 vitesh

29 Shtator 2019, 19:00Shëndeti TEMA

Profesor Mentor Petrela, Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ka pranuar të bëhet pjesë e listës së personaliteteve shqiptare, që bota.al po interviston në kuadër të serisë “Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë, çfarë shkoi keq”. Neurokirurgu të cilin “World Academy of Neurological Surgery” e ka përzgjedhur si një ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë dhe ka qenë për vite me radhë pjesë e strukturave botërore akademike, flet në këtë intervistë në lidhje me ndikimin që pati në Shqipëri rënia e Murit të Berlinit dhe ngjarjet transformuese të fundviteve tetëdhjetë, si dhe rrugëtimin e Shqipërisë përgjatë tranzicionit të vështirë.

Z. Petrela, ky vit shënon 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, një nga ato ngjarje epokale, kur gjithësecili e kujton “ku ishte dhe çfarë po bënte në ato momente”. Nëse ju vjen ndërmend, ku ndodheshit dhe cili ka qenë përjetimi juaj në atë kohë, mbi ngjarjet që po shpaloseshin, me shembjen e barrierës që ndante më dysh Berlinin, Gjermaninë, Evropën dhe Lindjen me Perëndimin?

Rënien e Murit të Berlinit, që filloi në kufirin Austro-Hungarez e kam ndjekur nëpërmjet radiove BBC, RFI në shtëpi. Më kujtohet që të kem qenë tejet i emocionuar ato ditë, por gjithmonë shumë i kujdesshëm që të mos e manifestoja së jashtmi emocionin që kishte mbërthyer jo vetëm mua, por edhe shumë shqiptarë të tjerë.

A mendoni që shembja e Murit të Berlinit mijëra kilometra larg Shqipërisë, pati një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ngjarjeve në vendin tonë?

Absolutisht që ka patur një ndikim në ngjarjet në të gjithë Evropën lindore, por padyshim që edhe në Shqipërinë tonë është ndjerë “dallga” e asaj ngjarjeje madhore për fatet e Evropës. Përndryshe, asgjë nuk do të kish ndodhur në Shqipëri, edhe sot e kësaj dite që bisedojmë së bashku.

Ka patur shumë kritika mbi mosrealizimin e aspiratave të 1989-ës. Janë kritika të shfaqura në disa vende të Evropës Lindore. Edhe rrugëtimi historik dhe politik i Shqipërisë ka qenë disi i pazakontë. Sot, kur ktheni kokën pas si e shikoni këtë rrugëtim?

Kritikat mendoj se duhet të jenë pafund, përderisa kaluam në një regjim tjetër. Secili prej vendeve të Lindjes së Evropës ka ndjekur një rrugëtim, i cili ka patur karakteristikat që lidhen me  historinë kulturore të atij vendi. Unë mendoj se Shqipëria me vetëizolimin, varfërinë që kishte pllakosur dhe që e shihje ngado, krijoi kushtet që shkonin kundër shijes së jetës. Më kujtohet se në atë periudhë, përveç entuziazmit që na kaploi ne që kërkonim ndryshimin e atij sistemi, çdo gjë tjetër ngjante me një enigmë brenda rebusit. Komunizmi sundoi për një periudhë sa dyfishi i kohës së fashizmit, pothuajse trefishi i nazizmit. Duke parë në retrospektivë, zhvillimi i derisotëm është pozitiv e i padiskutueshëm, por unë mendoj se do të duhet edhe një gjeneratë, që botëkuptimi totalitar të transformohet në subkulturën e shqiptarëve.

Le të bëjmë një udhëtim pas në kohë, me tridhjetë vite. A jeni në gjendje të kujtoni, si e imagjinonit Shqipërinë pas 2 apo 3 dekadash, në atë vit të largët 1989?

Më kujtohet që në atë kohë kam menduar se shpëtuam nga diktatura, dhe ky ishte lajmi më i mirë. “Utopia” e perëndimit ishte diçka që e shihnim qartë në ekranet e televizioneve dhe e dëgjonim në radiot perëndimore. Përderisa perëndimorët, si të thuash “na morën në ngarkim”, unë kisha krijuar një besim se do të ndiqnim rrugën e duhur drejt një të ardhmeje më të mirë. Gjithësesi, entuziasmin tim e mbante nën kontroll edhe një lloj skepticizmi, i cili mu krijua sidomos pasi dëgjova një intervistë të Valery Giscard D’Estaing (ish politikan francez, President i Francës nga 1974 deri në 1981, i njohur gjithashtu si një prej ‘etërve’ të Bashkimit Evropian siç e njohim sot). D’Estaing thoshte në atë intervistë se “një mur ra, por tani na duhet të ndërtojmë një mur rregullash…”.

Pavarësisht entuziasmit që përfshiu të madh e të vogël në ato ditë kur Shqipëria linte pas një herë e përgjithmonë 50 vite të regjimit totalitar dhe hynte në një fazë të re, të panjohur, të një shoqërie demokratike, të paktë ishin ata që e ndjenin se rruga që do të ndiqej nuk do të ishte një autostradë, por një garë me pengesa. Pyetja është e drejtpërdrejtë: Çfarë shkoi mirë në tranzicionin shqiptar gjatë këtyre 30 viteve? Dhe çfarë shkoi keq?

Pjesa më e madhe shqiptarëve nuk e dinin se ç’ishte liria: atë instiktivisht e kishin “depozituar” tek  lideri. Demokracia, që është koncept sipas kulturave të popujve, natyrisht që u zhvillua si derivat i “kishës së kuqe”, pra Komitetit Qendror, në qoftë se do të citoj Gombrowitzin. Shkoi deri diku mirë decentralizimi, nga një ekonomi e përqëndruar tek ekonomia e tregut, edhe pse duke shfaqur një mungesë të respektit për pronën, me të gjitha paradokset që krijon vetë ky sistem, në krye të herës i pakuptueshëm, por i qartësuar më pas sidomos pas marrëveshjeve të Maltës. Në edukim dhe arsim, inflacioni i notës, që duhet thënë se kishte nisur që më herët, mos ngritja e institucionit të besimit – jo në kuptimin fetar si shoqëri post-ateiste – të qënit të varfër në mes të Evropës së pasur, të gjitha këto krijuan arkitipin shqiptar, mbas atij të njeriut të ri të komunizmit. Pasojat e luftës së klasave, megjithëse të kamufluara, ngjajnë me disa vende përreth nesh, por edhe disa vende të largëta, kryesisht provincave të ish Bashkimit Sovjetik.  Miklimi me shoqërinë e hapur të Karl Popperit ndikon edhe më shumë në formimin e hibridit aktual, i cili i shtohet arkitipit që fola më lart. Ikja nga sistemi shkoi mirë në tranzicion, pasi njohëm realitetin e perëndimit, kapitalizmin. Nuk mund të pretendohet që çrrënjosjen e komunizmit ta kryenin vete komunistët, kështu që ajo do të duhet të zvjerdhet me disa gjenerata, pamvarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për integrimin në Bashkimin Evropian.

Eshtë thënë se vendet e Evropës Lindore, hynë në periudhën post-komuniste duke zgjedhur qasje të ndryshme. Ata shtete që zgjodhën një qasje më radikale ndaj tranzicionit – një lloj “big bang”-u – e përfunduan më shpejt këtë proces (si Republika Çeke dhe Polonia), apo edhe Sllovakia, ndërkohë që shtetet që e “humbën” vrullin dhe zgjodhën një qasje më graduale (Hungaria dhe Sllovenia), mbetën më mbrapa. Sipas këndvështrimit tuaj, cilën qasje zgjodhi Shqipëria. Dhe a ishte e duhura?

Komunizmi në Shqipëri ishte bazuar tek klasa e ulët, fshatarësia, me elitat që u masakruan. Ky fenomen nuk ndodhi në Çekosllovaki, Hungari apo vende të tjera lindore, ku ishte i fortë dominimi rus dhe ku klasa e mesme dhe ajo e sipërme ndërruan xhaketat e u bënë sekretarë partia. Ndaj unë mendoj se ka një diferencë të madhe tesuti social, për të pretenduar zhvillime paralele, apo për të patur një bazë krahasimore me këto vende.

93 përqind e shqiptarëve janë pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjë që na bën ndoshta popullin më proevropian, në një kohë të lulëzimit të populizmave dhe ekstremizmave. Megjithatë, sot 3 dekada më vonëm, Shqipëria “ende pret tek porta”. Pse kjo vonesë? Cilët mendoni se janë faktorët që kanë bërë që ta humbasim “trenin e integrimit” gjatë këtyre 30 viteve.

Shqiptarët janë më proevropianë sepse janë populli më i varfër dhe më i vuajtur, dhe ata kanë fituar një liri të cilën janë të gatshëm ta “shesin” tek cilido “i fortë” që u qaset atyre, qoftë kjo Evropa apo SHBA. Gjithashtu, mendoj se kur liria individuale është në këto nivele, sipas shkallës evropiane të edukimit, mendoj që është më se e shpjegueshme. Por duhet të bëjmë kujdes sepse këto janë terrene pjellore ku mund të lulëzojnë kollaj populizmat apo fashizmat, dhe 93-përqindëshi proevropian, mund të konvertohet kollaj në “izma”-t e radhës.

Vonesa e derisotme mund të jetë e shpjegueshme nëse shihet si pasojë e zhvillimit, si dhe e komunizmit që në Shqipëri u bazua tek fshatarësia, gjë e cila “polli” klasën punëtore, me kryefjalë sakrificën dhe varfërinë. Shqiptarët e rifituan të drejtën që të jetojnë, ose më mirë të them, ta shijojnë jetën dhe të pasurohen, por duket se nuk kemi mbërritur ende në nivelin e integrimit. Unë mendoj se do t’ia dalim, pasi tashmë rrugën e kemi kuptuar, dhe ne jemi të gatshëm ta ndjekim atë. Mendoj se arsyet e vetme që do të sillnin ndryshimin e kësaj rruge do të ishin të tilla që nuk do të vareshin nga ne, fjala vjen, gjeostrategja apo ndryshimet klimatike etj.

A mendoni se klasa politike shqiptare në tërësi – në të gjithë spektrin e saj – ia ka dalë që të ngrihet në lartësinë e peshës dhe rëndësisë që kjo periudhë 3-dekadëshe ka në historinë e Shqipërisë?

Unë mendoj se klasa politike shqiptare është në standartin e shoqërisë postkomuniste dhe ajo i përgjigjet pikërisht këtij zhvillimi, pavarësisht makiazheve. Sidoqoftë, unë mendoj se ajo i ka marrë tashmë përgjegjësitë e veta dhe do të ndjekë orientimin euroatlantik, si një detyrim që e kërkojnë shqiptarët.

Themeli i një shoqërie demokratike perëndimore është sundimi i Ligjit. Sa mendoni se e kemi “ndërtuar” këtë themel gjatë tranzicionit post-komunist shqiptar.

Mendoj se sistemi ynë ligjor ka patur një zhvillim, nëse do të kujtojmë se u nisëm nga një sistem pa mbrojtje, vetëm me prokurorë dhe gjykatësa. Po me të njëjtët u krye edhe kalimi në sistemin e ri dhe tani do të na duhet të presim integrimin në sistemin tonë të të shkolluarve në perëndim. Mendoj që reforma në drejtësi është diçka e mirë dhe e nevojshme, por nga ana tjetër kam pikëpyetjet e mia mbi faktin përse po eksperimentohet në Shqipëri – sipas asaj që thonë vetë ndërkombëtarët. Ndonjëherë më kujton Kinën, që provoi me ne autarkinë ekonomike, dhe më pas Ten Hsiao Pini ndërmori drejtimin e kundërt.

Nuk ka dyshim se rrugëtimi i vështirë, plot gropa dhe pengesa i Shqipërisë në këto 3 dekada, na ka zbritur të gjithëve me këmbë në tokë dhe na ka bërë më realistë për atë çfarë duhet të presim nga e ardhmja. Çfarë mendoni se rezervon kjo e ardhme për Shqipërinë?

Shpresa e vetme për një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, sipas mendimit tim, mbetet integrimi në Bashkimin Evropian.

Një pyetje e fundit: Ku e shihni Shqipërinë, në 2049-ën?

Uroj anëtare me të drejta të plota e BE-së, gjithmonë nëse nacionalizmat nuk do ta shpërbëjnë atë.

(Ju faleminderit. bota.al)

18 komente në “INTERVISTA/ Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit të Berlinit, asgjë nuk do të kish ndodhur edhe në Shqipëri, ja ku do të jetë vendi pas 20 vitesh”

  1. Raimond vlonjati says:

    Une kam nje rast direkt me kete doktor

    Ky kur kishe nonje te semure dhe e pyesje ne korridor per nonje gje ,
    Ky mezi te krhente pergjigje , refleltonte nje fodullek e mendjemadhesi te papare

    Ne vitin 1992, kisha plaken semure me kancer atehere , te shtruar ne spital dhe aty ne korridor po vinte ky,me disa doktore te tjere
    E pyeta per dicka qe nuk me kujohet tani

    Ky as qe ma fershelleu fare

    Pastaj vajta ne Greqi per kura te metejeshme

    Aty ne spitalin e Athines , kur i pyesje ata doktoret ishin jashtezakonisht te njerezishem

    Biles njeri nga ata , krye doktori ishte tip nursezi me ne ,

    E megjitha kur e pyesje per dicka , sapp ti i thoshe : Doktor si esht kjo gje apo dicka tjeter

    Ai megjiths na i kishte shpjeguar me dhjetra here ,
    ndalonte na kthente pergjigje serioz ,
    dhe pastaj largohej

  2. I.Troplini says:

    Mentor Petrela èshtè njè ikonè e KORRUPSIONIT nè sistemin shèndetèsor tè dèshtuar shqiptar.
    Nga pèrvoja personale, (nèna jonè ishte nè ditèt e fundit tè saj) mu desh tè komunikoj me zotèrinè. Gjithçka ai tha, ishte njè pazar qè fillonte tek 5 mijè eurot pèr gjoja pajisje speciale qè nevojiteshin pèr njè operacion pa asnjè shans shèrimi. Numuri i telefonit qè mu dha prej “profesorit” si kontakt me shitèsin, nxorri nè pah faktin se personi i kontaktuar (rastèsisht i njohur nga ne) ishte vetèm shitèsi i mallrave serbe qè “profesori” i shiste me çmime franceze.
    Njè Shqipèri me Mentor Petrelè, èshtè njè Shqipèri bajgazh, njè vènd ku shtypi GÈNJEN kur thotè se zotèria na qènkèsh njè nga 100 mè tè mirèt e planetit.
    Nèse planeti qè bèhet fjalè fillon nè Kamèz dhe mbaron tek kthesa e saj, mbase.
    MENTOR PETRELA. JO FALEMINDERIT.

  3. Buda says:

    Tranzicion, tranfuksion, transversit. Epo kur u bene te gjtihe mejeket Historiane!?

  4. Labi says:

    Ci keni keto injoranca Mentori nuk eshte neurokirurg aq me teper ne 100 me te miret e botes Mentori eshte neurolog dhe duket sikur eshte profesori i kirurgjise. Mire jua ben kur i beni reklam qe se meriton.

  5. Glauk says:

    Interviste pa thelb nga Petrela.

    Nuk jep asnje shpjegim se cfare eshte BE-ja dhe Perendimi, nuk analizon fare klasen politike kriminale te Shqiperise keto 30 vite qe e ka denigruar Shqiperine shume me keq se komunizmi.

    Si per cdo gje , si nje i kapur akuzon per cdo gje sistemin e kaluar dhe e ben deri diku normale ngjarjet makabre qe kane ndodhur keto 30 vite.

    Per cdo gje zgjidhjen e shikon tel perendimi dhe BE dhe nuk e di apo nuk i thote shqiptareve per degradimin moral dhe kulturor qe perfaqesom bota perendimore dhe globalizmi i saj i cili do i thithe shaiptaret si vrime e zeze dhe do e shperbeje fare kombin shqiptar.

  6. Mashkullori says:

    Nje prof,doktor i shlelqyer si zoti Mentor Petrela,nuk do te thote se ka aftesine te beje analizen,sintezen e gjendjes ku jemi katandisur ne keto 30 vjet te nderimit te sistemit.Lexova intervisten dhe nuk pashe asnje pergjegjesi pergjendjen dhe asnje rrugedalje nga situata ku ndodhemi,nuk pashe as nje verejtje per sjelljet e mbrapshta te forcave kryesore politike te majtas e te djathta…Pra,nuk ka cfare meson nga kjo intervisten,sepse nuk me thote asgje.Une e Di se ishin keq prej komunizmit,por nuk mesova se perse jemi keq edhe mbas 30 vjeteve.Ata qe e ” permbysen” komunizmin,perse vune komunistet te na udhehiqnin?
    Kerkoni specialiste me jetegjatesi dhe kulture perendimore,te cilet mund te thone se cfare u be gabim,kush mban pergjegjesine dhe ku duhet synuar per te hedhur hapa te shpejte dhe me efektivitet te larte…

  7. Luzati says:

    Ore ju redaktoret e kesaj gazete mos e ktheni ne propagande dhe genjeshtra kete gazete se sot ,njerezit nuk jane dele dhe do te besojne kete tipin qe ka drejtuar -renuar, sistemin tone mjeksor.Shkoni ne web dhe shikoni se cfare eshte kjo akademi qe pretendon Petrela eshte nje Akademi virtuale qe nu ka asnje qender ndertese dhe aty mjafton te paguash para dhe behesh anetar i saj .Eshte edhe nje doktor tjeter neurolog anetar i kesaj akademie por ai nuk ndihet se e di se ne cfare llumi eshte futur.Prandaj jeni serioze ky eshte prototipi i nje servili te peshtire te PUSHTETEVE mjafton ta lejojne te rrjepi pacientet .So te gjitha operacjonet i ben ne Spital Amerikan duke i ngarkuar pacientet minimumi me 15.000 Eu ,eshte skandal qe e mbajne akoma formalisht ne QSUT Keta jane qesharake bashke me ju kur fillojne te flasin edhe per historine ….

  8. realisti says:

    Qe Mentor Peterela ka arritje ne fushen e profesionit te tije kjo nuk diskutohet. Po nuk je i fushes nuk ke se nga ti dish. Sa i takon çeshtjes se lekut kjo nuk ka te beje me arritjet profesionale. Mund te jete tregetar i keq por si neurokirurg eshte mjaft i kualifikuar. Ky profesori grek qe di te beje muhabet a din edhe te poeroje? Nje usta profesionist mund te mos jete fare i shoqerueshem por di te beje zanati e tije dhe ketu qendron vlera e veçante e tije. Sa i takon mendimeve rreth politikes ato jane te lidhura me kulturen e pergjitheshme te personit , ne rastin konkret doktori. Ka nje thenie mjaft interesante ne intervisten me Ptrelen -shqiptaret nga varferia jane te gatshem tja shesin lirine e tyre te fortit te rradhes-. Kjo besoj, shpjegon edhe ne planin me personal pse shitet vota ,pra liria per te votuar, qe u fitua me renien e komunizmit. Kjo jep shpjegimin pse nuk fuksionon demokracia ne Shqiperi.

    1. Mè i miri nè botè says:

      Po nuk je i fushès nuk ke se nga ti dish. “Usta profesionist”.
      Shqipja èshtè e pasur dhe tingèllon bukur, kur pèrdoret siç duhet. “Nè kohèt e lashta”, ata qè pretendonin tè ishin pjesè e inteligjencès, dinin edhe tè artikuloheshin.
      E kupton problemin tonè more REALIST, USTA PROFESIONIST?
      Ata qè gjoja qènkèrkan tè fushès, komunikojnè si karrocierè komunalesh, mbajnè pèr specialistè ndèr mè tè mirèt nè botè, njè Petrelè me papion.
      Pèr ata qè nuk kanè patur kurrè objekt krahasimi, nuk kanè patur mundèsinè e kontaktit me specialistè tè vèrtetè tè fushès diku jashtè atij gardhit fshatarèsh shqiptarè, èshtè i kuptueshèm konkluzioni se Petrela, èshtè USTA PROFESIONIST.
      Neveri pèr zhgarravina si Petrela, me apo pa papion.
      Ndizni dritat o shqiptarè, flisni tè vèrtetat e pèrjetuara me kèto vemje, nèse vèrtetè doni tè ndryshojè diçka pèr fèmijèt tuaj. Kur ta keni bèrè kètè, do i shihni papionistèt mashtrues ordinerè, tè kèrkojnè vrimè ku tè futen, si ata minjtè e kanaleve.

  9. ILIRET says:

    Ky Petrela eshte nje qenbirqeni qe se ka shokun. Per nje grusht lekesh, ka mare me qafe jete njerezish.
    Para disa vitesh pata nje te afermin tim qe e operoi ky kasap.
    Pasi kishte bere 3 operacione te tjera, i katerti ishte i afermi im. Dhe gaboi rende ne ate operacion. Ta pret mendja, si mund te behen 4 operacione ne 6 ore. Dhe rrinte fshehur e nuk ne kthente pergjigje. Kapem asistentin e tij dhe na tha. Doktori gaboi.
    Qelbesira. Do ta kishim vrare po te mos nderhynte policia.
    I tille eshte ky i mallkuar dhe i korruptuar deri ne palce. Ne dhjete operacione qe ben, 5 deshtojne. Mjere hallexhinjte.

    1. Raimond vlonjati says:

      Bobo , sa i poshter qenka treguar

      Ju paska marre ne qafe mor ti

      Vallai te ma bente mua , nuk ja falja , ketij fytyres se poshtet qe per leke ju merr jeten njerezve

  10. Mashkullori says:

    Botoni komentet moderator…

  11. genti says:

    Ah more popull <petrela eshte mamuthi i korrupsionit, iku ne France dhe per tre jave i vuri kycin spitalit nuk la asnje te operonte se iu merr leket gjithe pacientevve, ka vdeshkemerine me te larte ne vend ne nderhyrjet e tij , nuk le asnje koleg te flas me pacientet por ata ju thone te lutem fol me profesorin!
    Ju lutem hyni dhe nuk i gjeni asnje l;eksion , artikull, liber shkencor nuk ka asnje referat shekncor te mbajtur ne kongrese vetem fjale hapje pershendetesise etje etej. Nuk ka dhe asnje leksion me studentete, pasuniversitaret apo doktorantet!!!!!! Kerkoni pak ne profilin e tij eshte nje nder njerezit me te koruptuar te sistemi shendetsor, nuk ka futur asnje teknikte te re operative, se nuk le brezin dhe kirurge te tjere aty te drejtojen . Ka mbushur moshen e pensionit dhe nuk pranon te ike nga klinike dhe drejtimi i saj !! i MBAN PACIENTTE NE KLINIKE TE VUAJNE KUR VIJEN ME TROMBOZA DHE I REFERENIO KE SOITAI AMERIKAN DHE TROMBOKTOMIA NGA 6500 EURO E CON NE 12 E 500 EURO ! PAI JU MERR LEKET KE AMERIKANI I RIKTHEN KE QSUT DHE NJE PJESE E TYRE VDESIN NGA VONESAT BURKRATIKE TE PETRELES DHE KA HYRE DHE NE KONFLIK ME FAMILJARET !! Poe ju gazetaret nuk ju intereon kjo ! Ka bllokura me viette te tera reformen cdo pacient qe vjen ju thote ikin ke MEDICARe beje atje skanerin rezonancen se nuk ka dale mire etej etje duhen volume te tera per te ! Doni edhe nje gje ju familjareve ju thone se profesoir nuk do gje : Vetem nje kostum ke kulla e ambasdes Kroate " kur vjen atje kostumi eshte 3000 Euro dhe shitesi thote ja dergoj une profesorit por ti vetem leri leket ketu se porfesori ketu i blen kostumet" Dhe ky(njejti) kostum qarkullon me dhjetar here vetem qe Mentori yne i dashur i politikes te RRJEPE fukarenjte e shqiperise por edhe te Kosoves ata i griu fare!! Merr rroge ke amerikani 20.000 Euro ne muaj !! ETJETJETJETJ

  12. Kur mjeku merret me politike tregon se ky njeri ka pjerdhur nga trute, do ishte me mire qe ketij dotori t’i kerkoni nje intervise se si duhen berre rruget ne shqiperi qe te kemi sa me pak aksidente apo dhe si duhet bere asfalti qe te kete jetegjatesi sa me te madhe. lereni mjekun te merret me mjekesine jo me probleme te tjera qe nuk i duhen kujt.

  13. Dredharaku says:

    Titullin profesor e ka por duhet te jesh njeri ne radhe te pare. Ku ka humanizem ky njeri. Ne kohen e merhumit rrinte si dele kur ndryshoj sistemi u be ujk dhe filloj ti mjele paciente pa piken e turpit kurse stafin e trajtonte si sherbetor. Mos shkruani me se eshte ne 100 e me te mireve se eshte turp e nuk eshte e vertete por futeni ne listen e batakcinjeve.

  14. beni says:

    E Kur i kam nda
    Yrë duart, presidenti, kryeministri,ministrat,e terroriste drejtesia ky nuk eshte i veçante!?
    Ate te shperberjes i jap te drejta,ishalla sarshin forcat ekstremist e se s’ka me Shqiperi megjithse edhe tash ska shtet por anarshi per se deri sa nuk funksionon ligji!

  15. USA says:

    Mentori eshte mjeku I saliut berishes ka heq keq

  16. Luzati says:

    Ky e ka mbushur kupen me kohe ,por fillon edhe ben edhe politike TURP per keta gazetare qe bejne keto intervista per kete super hajdut …dhe nuk shikojne ne cfare kushtesh punon nje njek i thjeshte ne lagje apo ne periferi fshat qe rroga si del per tu ushqyer ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje