Arrestohet pas 17 vitesh arrati 63-vjeçari, fshihej në shpellë

30 Shtator 2019, 19:45Lifestyle TEMA
Arrestohet pas 17 vitesh arrati 63-vjeçari, fshihej në shpellë

Autoritetet policore në Kinë arrestuan pas 17 vjetësh në arrati një person, të cilin e gjetën të fshehur në një shpellë.

63-vjeçari Song Jiang u arrestua dhe u dënua për trafikimin e grave dhe fëmijëve, por arriti të arratisej nga burgu në 2002-n.

Ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë për plot 17 vjet duke jetuar në një shpellë të vogël, i shkëputur nga njerëzimi.

Sipas asaj që shkruan BBC, policia e Yongshan kishte marrë sinjalizime për vendndodhjen e Song në fillim të këtij muaji.

Disa të dhëna i çuan oficerët drejt maleve që ndodheshin pas qytezës ku kishte jetuar, në provincën Yunnan, në jugperëndim të Kinës.

Pavarësisht kërkimeve, vendndodhja e tij nuk u arrit të lokalizohej, ndaj autoritetet vendosën që të përdornin dronë për t’u ardhur në ndihmë.

Këta të fundit dalluan një llamarinë blu që ndodhej në hyrje të shpellës, por edhe mbeturina jashtë saj.

Në këtë pikë oficerët vendosën që të shkonin të kontrollonin dhe e gjetën Song brenda shpellës, ku kishte vite që fshihej.

Sipas policisë, periudha e gjatë që kishte qëndruar i vetëm në arrati, kishte bërë që 63-vjeçari ta kishte vështirë të komunikonte.

Media shtetërore tha se Song përdorte shishe plastike për të marrë ujë nga lumi që ndodhej pranë dhe përdorte pemët që kishte rreth e rrotull për të bërë zjarr.

3 komente në “Arrestohet pas 17 vitesh arrati 63-vjeçari, fshihej në shpellë”

  1. GAZETARJA says:

    Nuk e kuptoj kete manine e fshehjes se fytyres…..Mund te me thote ndonje me i zgjuar se une cfare kuptimi ka ne kete rast ….si ne shume raste qe keni merak se mos njohim surraterit e krimineleve dhe kur ata jane nga ….KINA !?

  2. Sala says:

    Dhe ne mburremi me cecenet tan si banor autokton shpellash.
    Paska edhe me shpellar se ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje