Ai është një ndër zërat dhe krijuesit që i ka dhënë një kontribut të çmuar muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për Luan Zhegun, të cilin të gjithë e mbajnë mend jo vetëm për zërin e pakrahasueshëm, por edhe qëndrimin e tij përpara mikrofonit.
Pikërisht për qëndrimin e tij stoik në skenë, kantautori e tregoi në emisionin “Rudina”, se e ka nismën që në 1975-n, kur shumë kolegë të tij ishin dënuar pa të drejtë.
“Nuk harroj kurrë që kam vënë një dorë tek mikrofoni dhe një dorë tek xhaketa dhe nuk lëviza fare”, tregoi Zhegu, teksa shtoi se Zoti i dha forcë në vokal.
“Unë kam dalë në skenë pas plenumit famëkeq ku shokët e mi qoftë Sherifi, Franko, Aleksandër Lalo etj, u dënuan padrejtësisht.
Dhe kur unë dola në skenën e festivalit, udhëheqës artistik ka qenë Gjon Simoni, i cili më tha: “Kjo është një provë për ty, ose mund të shkosh shumë lart ose mund të shkosh poshtë”. Por këtë gjë ma tha para festivalit dhe emocionet bënin punën e vet dhe frika nuk diskutohej.
Të rinjtë sot nuk e kuptojnë. Ishte viti 1975 dhe nuk harroj kurrë që kam vënë një dorë tek mikrofoni dhe një dorë tek xhaketa dhe nuk lëviza fare.
Zoti më dha forcë në vokal. I thashë vetes më mirë të mos lëviz, në mënyrë që të mos luanin me mua”, tregoi Zhegu.
Ke pasur respektin e te gjitheve , ke repertor te shkelqyer , kenge te denja per nje shoqeri te paster si dhe interpretim te shkelqyer . Mbaju fort , rruhaje krenarine dhe modestine qe e kemi te gjithe zili .
Te gjithe artistet si ty, mgjse jeni vleresuar jo vetem nga populli por dhe nga sistemi, e keni friken dhe mosmirenjohjen ne gjak.
Po Ema Qazimi, e artistet e tjera dhe artistet si Kozma Dushi me shoke, apo dhe Avni Mula, qe kishte gruan ruse, pse nuk i mbanin duart gatitu?
Boll e njolloset vehten duke folur per kohen kur ju njojti tere Shqiperia ! Ruani dinjitetin , mire qe nuk ju a mban ta vlereson ate kohe, por te pakten heshtni!
Na dul edhe Leone Zengo i persekutu politik tash!!
Ça kombi mashtruesash qe jemi!
Hongri e piu n koh t kuqe
Don me bo prap tash n kohet gri.
Macka mjaullin per qumesht gjithnji
Ti cifuti x para se te flasesh mundohu te fusesh nje kar ne goje.Mbase te dalin fjalet me te mencura.