Muharrem Ahmeti në momente kritike për jetën, flet shoku i ngushtë: Është ende gjallë, ka nevojë për lutjet tona

2 Tetor 2019, 10:36Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur i muzikës tallava, Muharrem Ahemti është duke kaluar momente të vështira.

 Në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme se këngëtari ka pësuar një atak në zemër. Ndërkohë, lidhur me këtë ka reaguar edhe miku i tij.

Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se Muharremi ndodhet në spital dhe ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore.

“Përshëndetje të gjithëve shokëve, kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është në pamundësi ti përgjigjet çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata.

Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndëtsore por është gjallë. I lutem të gjithë atyre që postojnë gjëra jo të vërteta ti fshijnë sepse nuk janë të vërteta.

Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë. Me respekt Kristi”, shkruan Kristian Xhaferaj në profilin e tij në Facebook.

1 komente në “Muharrem Ahmeti në momente kritike për jetën, flet shoku i ngushtë: Është ende gjallë, ka nevojë për lutjet tona”

  1. Lani says:

    ishalla behet .me .mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje